Bota Muslimane i kërkon OKB-së ta deklarojë islamofobinë si krim

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 6 minuta lexim

anti-muslim-graffiti

Bota Muslimane i kërkon OKB-së ta deklarojë islamofobinë si krim

 

Nga Ferhan Ikbal

 

Abu Dabi: Bota mund të jetë një vend i paqshëm për t’u jetuar vetëm kur një qenie njerëzore respekton ndjenjat e tjetrit dhe i lejon atij të zgjedhi lirisht stilin e jetesës, besimin, praktikat dhe fenë e tij pa u bërë i rrezikshëm për asnjërin. Këto këndvështrime janë shprehur nga dijetarët muslimanë, ndërsa theksojnë rëndësinë e tolerancës në një shoqëri, ku si rrjedhojë e një filmi blasfemik anti-islam, i cili lëndoi ndjenjat e muslimanëve dhe ata protestuan fuqimisht kundër tij në të gjithë globin. Ata thonë se toleranca dhe respekti i feve të tjera do të ndalonte kësi ngjarjesh të dhimbshme.

Ekspertët gjithashtu kanë theksuar se çfarë kuptimi ka realisht fjala “Liri e Shprehjes”. Liria e shprehjes nuk lejon ndokënd të sulmojë çdolloj feje apo personat e shenjtë të ndonjë feje në veçanti. Nëse ndokush vepron kështu ai do të ndizte një situatë, e cila do të bëhej e pakontrollueshme, ashtu siç ndodhi në botën muslimane pas daljes në qarkullim të filmit anti-islam. Gjatë protestave kundër këtij filmi të neveritshëm të bërë nga disa islamofobë të vonuar mendërisht një dyzinë njerëzish u vranë në Libi, gjithashtu u vra edhe ambasadori amerikan nga turma e tërbuar. Dijetarët muslimanë e kanë sqaruar, se të bësh karikatura dhe filma të personaliteteve të shenjta është krejtësisht e ndaluar (haram) në Islam. Dhe nëse ndokush përpiqet të tallet me personalitetet e shenjta të Islamit për Muslimanët është tejet e papranueshme, sepse ata e duan Profetin Muhamed a.s. më tepër se sa këdo tjetër në botë, më tepër se sa të afërmit dhe fëmijët e tyre. Ata thonë se Muslimanët i respektojnë të gjitha fetë dhe jo-Muslimanët gjithashtu e respektojnë Islamin dhe Profetin Muhamed a.s., por ka disa elemente që e shqetësojnë harmoninë ndërfetare ndërmjet Muslimanëve dhe popujve të feve të tjera. Ata i kanë kërkuar Kombeve të Bashkuara të nxjerrin një vendim për respektimin e të gjitha feve dhe qeveritë gjegjëse t’i dënojnë këta keqbërës. Islamofobia të konsiderohet krim dhe fajtorët të trajtohen ashpërsisht. Ndërkaq Kombet e Bashkuara me kërkesën e Organizatës për Bashkëpunim Islam do të debatojnë edhe një herë për ligjet blasfemike, që potencialisht mund të kriminalizojnë për fyerje fetare. Sekretari i OKB-së Ban Ki Mun javën e fundit tha: Ne po jetojmë përgjatë një periudhe paqetësie. Ne gjithashtu po shohim incidente intolerance dhe urrejtje, që më pas shfrytëzohen nga të tjerët. Zërat për moderacion dhe qetësi nevojitet ta bëjnë veten që të dëgjohen më shumë në këto kohë. Nevojitet që ne të gjithë të flasim në favor të respektit të ndërsjellë dhe të kuptojmë vlerat dhe besimet e të tjerëve,- shtoi ai.

Suzan Bruks Thisëllthuejt një bashkëpunëtore e vjetër e Center for American Progress vuri në dukje në Uashington Post se “që nga viti 1999 56 kombet e Organizatës për Bashkëpunim Islam kanë kërkuar të përfshijnë çështjen e fyerjeve fetare në rezolutat e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së”. Perëndimi dhe organizatat e të drejtave të njeriut zakonisht i kanë kundërshtuar ligje të tilla, duke u bazuar në atë se do të kufizojnë lirinë e shprehjes. Por këtë vit pas një videoje anti-islame, prej së cilës shpërthyen rebelime vdekjeprurëse nëpër botë gjendja globale ka ndryshuar krejtësisht nga viti i shkuar.

Kurtnej Radsh menaxher i programit për Global Freedom of Expression Campaign thotë për Spokesman Review, se “Unë pres që ne do të bëjmë mbrapa atje ku ishim dy vite më parë.” Po ashtu ajo shton: “Të drejtat e njeriut nuk janë për të mbrojtur fetë; të drejtat e njeriut janë për të mbrojtur njerëzit. Kush do të jetë ai vendim-marrës që do të vendosë se çfarë është blasfemia?”

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se ai do t’i drejtohet për këtë çështje Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork kur kjo do të mblidhet. Ai tha: “Unë jam kryeministri i një kombi që në pjesën më të madhe është musliman, dhe që e ka deklaruar anti-semitizmin krim kundër njerëzimit. Por Perëndimi nuk e ka njohur akoma Islamofobinë si krim kundër njerëzimit. Ato e kanë inkurajuar atë,”- përfundoi ai.

http://www.islamonline.com/news/articles/122/Rights-of-Non-Muslims-in-Islam.html