Kryetari i LHSH

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 4 minuta lexim

Kryetari i Shoqatës “Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë” si përfaqësuesi më i lartë shpirtëror shoqates, me qëndrimin dhe aktivitetin e tij  synon në ngritjen në një shkallë më të lartë të nivelit teologjik e formimit organizativ e profesinal të anëtarëve të saj në njohjen e thellë, kuptimin e plotë dhe shpjegimin me argumente të “KURANIT” dhe të “HADITHIT” si dhe dhënien e një ndihme morale dhe ekonomike hoxhallarëve për plotësimin e misionit të tyre.

Kryetari i Shoqatës Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë është përgjegjës për realizimin e misionit dhe ka këto përgjegjësi:

  1. Ndërtimin e një strukture shpirtërore referuese Islame, për besimtarët muslimam shqiptarë për të gjallëruar në një stad më të lartë statusin shpirtëror të Hoxhallarëve e besimtarëve musliman, si dhe për interpretuar dhe dhënë zgjidhjen e duhur fetare, në përputhje me zgjidhjet që afron KURANI dhe Tradita Profetike.
  2. Të drejtojë personalisht Këshillin e Përhershëm të Shoqatës “Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë” për probleme, detyra dhe ngjarje me të cilat përballet Shoqata dhe besimtarët musliman, të përcaktohet qëndrimi që duhet të mbajnë duke dalë me vendimin përkatës të miratuar nga Këshilli I Përhershëm e Shoqatës.
  3. Të bëjë të njohur anëtarëve të Shoqatës dhe besimtarëve Mysliman sipas përkatësisë vendimet e Kryesisë së Shoqatës dhë të marrë të gjtha masat për zbatimin e tyre.
  4. Të mbajë qëndrim dhe të kundërshtojë planet armiqësore ndaj Islamit dhe muslimanëve, të sigurojë me vendosmëri mbrojtje të plotë  të doktrinës Islame në baza kërkesave që afron KURANI, Tradita Profetike dhe baza ligjore në RSH.
  1. Të paralajmërojë dhe mbrojtjë e besimtarët nga sektet dhe dhe besimet e devijuara dhe rrymave destructive, për zbarpsen e çdo dyshimin apo diziformimi dhe helm që hidhet ndaj Islamit, Profetit të Tij (Paqia dhe Bekimi I Allahut qofshin mbi Atë), shërbyesëve të këtij besimi, duke shpalosur qëndrimin e Islamit ndaj tyre.
  2. Të kundërshtojë konceptet e shtrembëruara në kurriz të Islamit, që kanë disa muslimanë e jo muslimanë për këtë besim në përputhje me zgjidhjet që afron KURANI dhe Tradita Profetike.
  1. Të punojë për edukimin e vazhdueshëm të besimtarëve muslimanë me kërkesat e KURANIT e të traditës PROFETIKE, si dhe me konceptin e plotë të bashkëekzistencës paqësore larg çdo qëndrimi ekstremist në ambientin që I rrethon.
  2. Të krijojë një imazh të dashur, të afrueshëm, ndihmues, të drejtë, të pa anëshëm, të plotë të Shoqatës për të qenë i gatëshëm për të dhënë zgjidhje të drejtë problemeve që hasen në praktikën e përditëshme.
  3. Të analizoje me kujdes dhe vemendje të plotë gjendjen e hoxhallarëve, predikuesëvë dhe individëve që punojnë në fushën fetare dhe mbi bazën e problematikave të dala të organizojë punën për ngritjen e tyre ideollogjike dhe tekniko profesionale.

10. Të drejtojë personalisht punën lidhur me përzgjedhjen e    personelit, emërimin e tij në detyrë si dhe kualifikimin e mëtejshëm të tij.

11. Të bashkërendojë punën me Komunitetin Musliman Shqiptarë për rrealizimin më mirë të misionit të saj.

12. Të bashkëpunojë me organizata e struktura të ngjashme jashtë vendit për zgjerimin e informacionit dhe të marrjes prej tyre të përvojës positive.