Përfitimi nga pasuritë e zekatit për ndërtimin e shkollave dhe spitaleve, në vendet evropiane dhe themelimi i fondeve të zekatit në këto vende.

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 7 minuta lexim

HospitalPërfitimi nga pasuritë e zekatit për ndërtimin e shkollave dhe spitaleve, në vendet evropiane dhe themelimi i fondeve të zekatit në këto vende.

Akademia Fik’hut Islam me qendër në Mekë Lavdërimet i takojnë vetëm Allahut, bekimet dhe uratat më të mira qofshin për Profetin tonë, pas të cilit nuk ka më profet. Këshilli i Akademisë së Fikhut Islam në sesionin e tij të nëntë, i mbledhur në godinën e Ligës Botërore Islame me qendër në Mekë, në periudhën ndërmjet 12 Rexheb 1406 h./22 Mars 1986 deri në 19 Rexheb 1406 h./ 29 Mars 1986, mori në shqyrtim sugjerimin e Akademisë së Studimeve të Fikhut për Evropën, që është nën vartësi të “Këshillit të Lartë Botëror të Xhamive”, si dhe të paraqitur nga sekretari i përgjithshëm dhe nënkryetar i këshillit, rreth çështjes se: A mund të përfitohet nga pasuria e zekatit për ndërtimin e shkollave dhe spitaleve në vendet evropiane?

Pas shqyrtimit dhe dëgjimit të fjalëve të anëtarëve të këshillit dhe diskutimeve të tyre, Këshilli vendosi t’i qëndrojë vendimit të tij në sesionin e tetë se, thirrja për tek Allahu dhe gjithçka që i vjen në ndihmë asaj dhe mbështet veprat e saj, hyn te kategoria “dhe në rrugë të Allahut”. Kjo kategori është një nga tetë kategoritë ku jepet zekati, të cilat i ka përmendur Allahu në Librin e Tij (ajeti 60 sure Et-teube), duke u nisur nga fakti se xhihadi në Islam nuk kufizohet vetëm tek lufta me armë, por përfshin edhe xhihadin me propagandë, komunikimin e mesazhit islam dhe durimin në vështirësitë e tij. Allahu i Lartësuar thotë -duke iu drejtuar të Dërguarit të Tij- për Kuranin: “Mos i dëgjo mohuesit, por luftoji ata me forcë nëpërmjet këtij (Kurani).” (el-furkan: 52) Po ashtu Profeti (alejhi salatu ue selam) thotë në një hadith të tij: “Luftojini idhujtarët me pasurinë, me veten dhe me gjuhën tuaj.”
Hadithi transmetohet nga Ahmedi, Ebu Daudi, Nesaiu, Ibn Hibani dhe El-hakim dhe është autentik (sahih). Ky kuptim që përmendëm bëhet edhe më i fortë në kohën e sotme, më shumë se në çdo kohë tjetër, sepse muslimanët përballen me llojlloj sektesh, doktrinash dhe filozofi të kota, nëpër vendet ku ata jetojnë, me anë të mendimit dhe kulturës dhe jo nëpërmjet shpatës dhe topave, nëpërmjet institucioneve arsimore dhe shoqërore dhe jo nëpërmjet institucioneve ushtarake. Hekurin nuk e zbut vetëm se një hekur i ngjashëm me të. Është e domosdoshme që propaganda e shejtanit të përballohet me thirrjen për tek Allahu, arsimi i padrejtë duhet të përballohet me arsimin e drejtë, mendimi i mbushur me kufr duhet të përballet me mendimin e mbushur me islam, ashtu siç Ebu Bekri i tha Halidit: “Luftoji ata ashtu siç ata të luftojnë ty: shpatën me shpatë, heshtën me heshtë…” Në kohën e sotme janë shtuar shumë mjetet dhe metodat e thirrjes dhe ato nuk kufizohen vetëm tek fjala e folur, tek fletushkat që ndahen apo tek librat që shkruhen, ndonëse të gjitha këto janë të rëndësishme, por mjeti që ndikon më tepër dhe më i rrezikshëm sot, është bërë shkolla, e cila formon mendësinë e brezit të ri, shijet dhe prirjet e tyre. Shkolla mbjell te ta idetë dhe vlerat që dëshiron, po kështu edhe spitalet që presin të sëmurët, të cilat përpiqen të ndikojnë te njerëzit në emër të shërbimit human. Këto mjete i kanë shfrytëzuar armiqtë e Islamit, të tillë siç janë misionarët e kryqëzatave dhe të tjerë  si ata, për të luftuar ideologjikisht bijtë e umetit islam, për t’i zhveshur ata nga personaliteti dhe identiteti i tyre, për t’i devijuar ata nga besimi i tyre. Ata kanë ngritur shkolla, spitale dhe institucione të tjera për këtë qëllim dhe kanë shpenzuar për to para me dhjetëra dhe qindra miliona. Janë muslimanët më së shumti dhe në veçanti brezi i ri, ata që përballen me këtë rrezik, kur ata ndodhen jashtë vendeve islame. Duke u nisur nga këto që thamë Këshilli vendosi se, organizatat arsimore dhe ato sociale, siç janë shkollat dhe spitalet e të ngjashme me to, nëse janë në vende joislame, konsiderohen sot si domosdoshmëri e thirrjes islame dhe si mjete të përpjekjes në rrugë të Allahut. Këto mjete e mbështesin thirrjen islame dhe i vijnë asaj në ndihmë, madje ato janë të domosdoshme për të ruajtur besimin e muslimanëve dhe identitetin e tyre fetar, përballë ofensivës ideologjike dhe doktrinale që ndërmarrin shkollat, qendrat dhe komplekset ateiste apo të feve të tjera, me kusht që këto organizata të jenë tërësisht islame, të themeluara me qëllimin e thirrjes islame dhe përçimit të mesazhit islam dhe në dobi të muslimanëve dhe jo për qëllime tregtare, individuale apo të një grupi njerëzish. Për sa i përket themelimit të fondit të zekatit, për mbledhjen e tij nga ata që e kanë për detyrë dhe shpenzimi i tij në kategoritë e përcaktuara nga feja, një prej të cilave është edhe ajo që përmendëm më lart, është një gjë e lavdëruar fetarisht, sepse nëpërmjet tyre realizohen interesa të qarta të muslimanëve. Kusht për këtë gjë është që njerëzit që merren me këtë punë të jenë të besueshëm, njohës të dispozitave fetare sesi nxirret zekati dhe sesi shpërndahet ai. Allahu e di më së miri. Allahu është mbarëvajtësi i suksesit. Paqja, bekimi dhe uratat më të mira qofshin për zotërinë tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij. Allahut, Zotit të botëve, i takon lavdërimi për çdo gjë. Pjesëmarrësit që ranë dakord Kryetari i Këshillit të Akademisë së Fikhut:

Abdulaziz ibën Abdullah ibën Baz
Nënkryetari:
Dr. Abdullah Umer Nesif
Anëtarët:
Dr. Talal Umer Ba-fekih
Abdullah ibën Abdurrahman Al
Basam
Mustafa Ahmed Ez-zerka
Muhamed Mahmud Es-sauaf
Salih ibën Uthejmin
Muhamed Esh-shadhili En-nufejr
Ebu Bekr Xhumi
Dr. Ahmed Fehmi Ebu Nieh
Muhamed El-habib ibën Elhuxheh
Dr. Jusuf El-kardaui
Muhamed ibën Salim ibën Abdul
Uedud
Ebul Hasan Ali El-hasen Ennedeui
Burimi: http://www.themwl.org/Home.
aspx?l=AR