Kujdestaria e fëmijës në rast divorci
Pyetje: Kujt i takon kujdestaria e fëmijës pas ndarjes së prindërve?
Përgjigje: Kujdestaria e fëmijës në rast divorci para së gjithash i takon nënës së tij. Por, nëse nëna martohet e drejta i kalon nënës së nënës (gjyshja nga nëna), nëse nuk ka, i kalon nënës së babait. Kjo sepse kujdestaria e fëmijëve është e drejtë e grave dhe nëna e tij është më e dhembshur për ta se të tjerët. Ebu Daudi përcjell nga Profeti (alejhi salatu ue selam) se ai i tha një nëne: “Ai të takon ty, përderisa nuk martohesh përsëri.” Pra pas martesës së saj me dikë tjetër kujdestaria e fëmijës duhet të rishikohet përsëri. Kur fëmija mashkull mbush moshën shtatë vjeç atij i kërkohet të zgjedh mes prindërve, dhe i takon prindërit që ai zgjedh. Nëse është vajzë atëherë babai i saj është më parësor, sepse ajo ka nevojë për mbrojtje dhe përkujdesje e ndërsa gruaja, vetë ka nevojë për diçka të tillë. Këtu ne i jemi referuar mendimit të Imam Ahmedit për këtë çështje dhe fetvasë së Komisionit të Përhershëm të Fetvave, por gjithsesi nisur edhe nga mendimet e shkollave të tjera fëmija çfarëdo qoftë, djalë apo vajzë, nuk lihet në dorë të atij që nuk është i kujdesshëm dhe nuk përmbush detyrimet ndaj fëmijës.
Allahu e di më së miri.
Komisioni i Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH