DUKE ZBULUAR DHE SHPJEGUAR SHERIATIN
HYRJE
Termi sheriat sot është bërë mjaft i njohur, si për muslimanët ashtu edhe për jomuslimanët, për shkak të përmendjes së shpeshtë që i bëhet në media dhe lajme.
POR, ÇFARË KUPTIMI KA NË FAKT TERMI SHERIAT?
Në gjuhën arabe fjala sheriat do të thotë: rruga e qartë ose rruga që të shpie drejt ujit. Në kuptimin islam kjo fjalë përdoret për të treguar fenë që ka ligjësuar Zoti për njerëzimin. Kuptimi gjuhësor i fjalës sheriat pasqyrohet edhe në kuptimin e tij terminologjik: ashtu siç është i domosdoshëm uji për jetën biologjike njerëzore, ashtu edhe qartësia dhe pastërtia e Sheriatit është uji jetësor i shpirtrave dhe i mendjeve njerëzore.
Sheriati gjykon të gjitha aspektet e jetës së një individi musliman. Ligjet e Sheriatit nxirren nga një grup burimesh, që përfshijnë Kuranin fisnik, Hadithin (fjalët, veprat dhe miratimet e Profetit) dhe pas tyre, gjykimet që japin dijetarët muslimanë, nëpërmjet ixhmait (konsensusit), kijasit (analogjisë), urfit (traditës) dhe maslahas (interesit).
Shumë njerëz, në mes tyre edhe disa muslimanë, e kanë keqkuptuar Sheriatin, ata në shumë raste Sheriatin e lidhin me prerjen e gjymtyrëve, vrasjen me gurë, rrahjen me kamxhik si dhe ndëshkime të tjera. Ndërkohë në perëndim ka njerëz që e shohin Sheriatin si një kod idesh të vjetra sociale, të cilat iu imponohen njerëzve që jetojnë në vendet ky sundon Sheriati dhe të cilave u ka ikur koha dhe janë të padrejta.
Pavarësisht këtyre opinioneve, shumica e muslimanëve e shohin Sheriatin krejt ndryshe. Ata e kanë parë Sheriatin gjatë gjithë trashëgimisë islame si diçka që ka shërbyer për edukimin e racës njerëzore. Sheriati në vështrimin e tyre nuk është diçka primitive, por diçka e shenjtë. Sheriati për shoqëritë me probleme sociale shihet si çlirues i njeriut në mënyrë që ai të kuptoj dhe të njoh mundësitë e fshehura që mbart.
Vazhdon…