Ndërprerja e mjekimit për të sëmurin që janë prerë shpresat për shërim

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 4 minuta lexim
xmas1Ndërprerja e mjekimit për të sëmurin që janë prerë shpresat për shërim
 
Akademia e Fikhut Islam
Liga e Botës Islame
 
Me Emrin e Allahut të Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit
 
Lavdërimi i takon vetëm Allahun, paqja dhe bekimi qofshin për Profetin tonë, pas të cilit nuk vjen më Profet, mbi familjen dhe shokët e tij.
 
Akademia e Fikhut Islam nën varësi të Ligës së Botës Islame, e mbledhur në sesionin e saj të 22, në Mekën e nderuar në datat 21-24 Rexheb 1436 h. që korrespondon me datat 10-13 Maj 2015 e.s. mori në shqyrtim temën: “Gjykimi rreth ndërprerjes së mjekimit për të sëmurin për të cilin nuk ka shpresë shërimi” si p.sh. një i sëmurë me kancer të avancuar dhe të përhapur ose në atë gjendje për të cilin mjekët gjykojnë se nuk ka asnjë shpresë për shërim.
Pasi anëtarët e akademisë dëgjuan studimet e paraqitura për çështjen në fjalë dhe pasi morën në shqyrtim atë me detaje atë së pari vunë në dukje këto pika:
1.      Ruajtja e jetës njerëzore është obligim i detyruar dhe një nga parimet dhe synimet më madhore të ligjit islam.
2.      Përdorimi i barnave dhe mjeteve të tjera të lejuar për mjekim është legjitim në fenë islame, për të ka argumente të mjaftueshme nga burimet islame.
3.      Shumë prej sëmundjeve që dikur konsideroheshin ose mendoheshin si të pashërueshme, sot në sytë e mjekëve janë bërë të mundura për tu mjekuar dhe disa prej tyre për shkak të avancimit të mjekësisë konsiderohen gati absolutisht të shërueshme, ndaj dhe familjarëve të të sëmurit dhe mjekët duhet ta inkurajojnë atë dhe të mos e pezmatojnë.
 
Më pas Akademia mori këto vendime:
 
Së pari, këshilli rikonfirmoi vendimin e Akademisë dhënë në sesionin e saj të dhjetë të mbledhur në Mekën e nderuar në 28 Sefer 1408 h. / 21 Tetor 1987 e.s. me temë lejimin e heqjes që aparaturave jetëmbajtëse, nëse provohet katërçipërisht vdekja cerebrale e personit.
 
Së dyti, nëse mjeku specialist është i mendimit se mjekimi i bën dobi të sëmurit dhe nuk e dëmton atë, apo i bën më shumë dobi sesa e dëmton, atëherë atij i duhet vazhduar mjekimi, edhe pse ndikimi i mjekimit është i përkohshëm. Kjo sepse Allahu i Lartësuar mund të bëj që mjekimi të ketë efekt të përhershëm, ndryshe  nga çmendojnë mjekët.
 
Së treti, nuk lejohet ndërprerja e mjekimit nga i sëmuri vetëm në rastet kur këtë e vendosin tre mjekë specialist, se mjekimi i bën vetëm dëm të sëmurit dhe nuk ka asnjë efekt në përmirësimin e gjendjes së tij. Por padyshim përkujdesja ndaj tij dhe lehtësimi i dhimbjeve, për aq sa është e mundur, duhet të vazhdojë.
Së katërti, përshpejtimi i vdekjes së të sëmurit, i quajtur ndryshe edhe eutanazi (vrasje e mëshirshme) është e ndaluar fetarisht, në çfarëdo forme apo mënyre që ajo kryhet, edhe nëse kërkohet nga vetë i sëmuri apo të afërmit e tij.  
 
Paqja dhe bekimi qofshin për Profetin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij.

VDEKJA DHE SHKËPUTJA E APARATEVE TË REAMINIMIT NGA TRUPI I NJERIUT