Qëndrimi Islam ndaj ekstremizmit dhe terrorizmit

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 7 minuta lexim

images
Qëndrimi Islam ndaj ekstremizmit dhe terrorizmit

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Lavdërimet janë për Allahun, Zotin e të gjithë botëve, paqja dhe mëshira, qofshin për profetin Muhamed, familjen dhe mbarë shokët e tij.

Vendim nr. 154 (3/17), në lidhje me:

Qëndrimi Islam ndaj ekstremizmit dhe terrorizmit

 

Këshilli i Akademisë ndërkombëtare të Fikhut Islam, i dalë nga Organizata e Bashkëpunimit Islam, i mbledhur në sesionin e tij të 17-të, në Aman, (Jordani), në datat: 28 Xhumadil Ula – 2 Xhumadil Ahireh, 1427 h, që korrespondon me datat 24-28 Qershor të vitit 2006, pasi mori në shqyrtim studimet e paraqitura në lidhje me temën: “Qëndrimi Islam ndaj ekstremizmit dhe terrorizmit”, dhe pas dëgjimit të diskutimeve rreth kësaj teme, gjithashtu pas shqyrtimit të vendimit nr. 128 (3/14), në lidhje me të drejtat e njeriut dhe dhunën ndërkombëtare, i cili e përkufizoi terrorizmin si: agresion, tmerrim dhe kërcënim fizik ose jofizik, burim i të cilave mund të jenë shtete, grupe ose individë dhe ushtrohen kundër individit, fesë, jetës, nderit, arsyes ose pasurisë së tij në mënyrë të padrejtë, me të gjitha format e agresionit dhe llojet e shkatërrimit në tokë.

Gjithashtu u morën në shqyrtim edhe vendimet e dala nga organizatat arabe dhe islame, zyrtare dhe jozyrtare, në luftën kundër terrorizmit, që trajtojnë shkaqet dhe ndërprerjen e rrugëve ndaj terroristëve, duke vijuar me të drejtën  e popujve të pushtuar, për të luftuar me armë. Po kështu, duke u bazuar edhe në mesazhin që u lëshua nga Aman-Jordani më datë: 26/9/1425 h, ose ndryshe më: 9/11/2004.

 

Bazuar në të gjitha këto që u thanë më sipër, Akademia vendosi si më poshtë:

 

  1. Të gjitha veprimet terroriste dhe format e praktikat e tij janë të ndaluara, duke i konsideruar ato si veprime të rënda kriminale, kudo që të ndodhin dhe kushdo qofshin kriminelët ekzekutues të tyre. Terrorist konsiderohet çdo person që merr pjesë drejtpërdrejt në veprimet terroriste ose bëhet shkak për to, i financon dhe i mbështet, qofshin këta persona e individë të caktuar, ose grupime ose shtete. Ndonjëherë terrorizmi është veprim që kryhet nga një apo disa shtete kundër disa të tjerëve.
  2. Ekziston dallim mes krimeve të terrorizmit dhe rezistencës së ligjëruar kundër pushtuesit, me format e saj të lejuara ligjërisht (fetarisht), ku synimi është largimi i padrejtësisë dhe kërkimi i të drejtave të marra me dhunë, një e drejtë kjo e pranuar me fe, logjik dhe e miratuar nga konventat ndërkombëtare.
  3. Eliminimi i shkaqeve që çojnë në terrorizëm është obligim, në krye të këtyre shkaqeve qëndrojnë: ekstremizmi, fanatizmi, mosnjohja e sheriatit islam, shpërdorimi i të drejtave të njeriut dhe lirive politike dhe ideologjike. Parësore gjithashtu është edhe zgjidhja e problemeve të sistemit ekonomik, social dhe politik.
  4. Theksimi i asaj që u cek në vendimin e sipërpërmendur: lufta për të mbrojtur besimin, atdheun ose çlirimin e tij nga pushtuesi i jashtëm, nuk konsiderohet terrorizëm, përderisa kjo përpjekje qëndron është brenda rregullave të sheriatit islam.

 

Akademia sugjeron gjithashtu:

  1. Forcimi i rolit të dijetarëve, predikuesve dhe institucioneve akademike publike dhe ato të specializuara, për përhapjen e vetëdijes në luftën kundër terrorizmit dhe eliminimin e shkaqeve të tij.
  2. Ftojmë të gjithë mediat që të jenë sa më të saktë në prezantimin e raporteve dhe transmetimin e lajmeve, veçanërisht në çështjet që kanë lidhje me terrorizmin dhe heqja dorë nga lidhja mes terrorizmit dhe fesë islame, sepse terrorizmi ka ndodhur dhe vazhdon ndodhë edhe nga njerëz që iu përkasin feve dhe kulturave të tjera.
  3. Ftojmë institucionet studimore dhe arsimore që të shpalosin panoramën e ndritur të fesë islame, e cila fton në vlerat e tolerancës, dashurisë, mbajtjen e lidhjeve me të tjerët dhe bashkëpunimi në të mirë me ta.
  4. Ftojmë kryesinë e Akademisë që të vijojë kujdesin e pashembullt në lidhje me këtë temë, duke organizuar simpoziume të veçanta dhe ligjërime të shpeshta dhe takime studimore e shkencore të detajuara, me qëllim që të sqarohet korniza e dispozitave të sheriatit që trajtojnë ndalimin e terrorizmit dhe eliminimin e tij. Po ashtu, shpejtimi për gjetjen e një zgjidhje fetare të përgjithshme që mbulon të gjitha aspektet e çështjes në fjalë.
  5. Ftojmë Organizatën e Kombeve të Bashkuara, që të shtojë përpjekjet për ndalimin e terrorizmit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër tij. Të punohet për vendosjen e standardeve ndërkombëtare të pandryshueshme, me qëllim që të gjykohen të gjitha format e terrorizmit me të njëjtën masë dhe të njëjtin standard.
  6. Ftojmë shtetet e të gjithë botës dhe qeveritë e tyre, që të vendosin si çështje parësore bashkëjetesën në paqe dhe të qëndrojnë larg pushtimit të vendeve të tjera dhe mohimit të të drejtave të popujve për vetëvendosje. Ftojmë në ndërtimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, të bazuara në paqe dhe drejtësi të ndërsjellët.
  7. Ftojmë vendet perëndimore që të rishikojnë edhe një herë programet e tyre arsimore dhe përmbajtjen negative që ka në to kundrejt fesë islame. Po ashtu kërkojmë ndalimin e praktikave që cenojnë Islamin nëpërmjet mediave të ndryshme, si një shenjë e bashkëjetesës paqësore dhe dialogut, duke i fenë kështu fre kulturës së armiqësisë dhe urrejtjes.

 

Allahu e di më së miri!

 

Burimi: http://www.iifa-aifi.org/2206.html