Agjërimi dhe diabeti

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 1 minuta lexim
Pyetje:

Çfarë gjykimi ka për atë person që është duke agjëruar por ka problem me diabetin  dhe e ka të vështirë ta mbajë sepse ndjen dobësi, lodhje dhe këputje. Kurse në ditë normale kur ha ose pi diçka stabilizohet gjendja e tij?

Përgjigje:

Nëse ky person mendon se mund të agjërojë le ta nisë ditën e agjërimit dhe nëse vëren dhe ndjen probleme të tilla e çel atë ditë agjërimi dhe e zëvendëson më pas kur të bëhet më mirë. Por nëse shikon se për çdo ditë i shfaqen të njëjtat probleme dhe vërteton se probleme të tilla shëndetësore janë bërë tashmë kronike dhe nuk shpresohet të shërohet, atëherë ai nuk e ka më detyrë agjërimin, por i duhet të shpaguajë  për çdo ditë që nuk agjëron një të varfëri, sasinë mesatare ushqimore të ditës me të cilin ai vetë ushqehet. Ky gjykim vlen edhe për sëmundje të tjera të ngjashme me diabetin që shkaktojnë të njëjtën gjendje.

Allahu e di më së miri.

Komisioni Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH