Bankat Islame nuk e njohin krizën

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 5 minuta lexim

UntitledAsete në rritje në gjashtë muajt e fundit me 20% dhe kanë mbërritur 500 miliardë kapitale. Po rritet në Evropë numri i bankave që respektojnë principet uranore, dhe pikërisht në momentin kur bota financiare perëndimore është përgjunjur nga efektet e krizës së kredive subprime (njihen edhe si kredi të këqija), ndërkohë që financa islame po demonstron kështu një vitalitet të paprecedent.

Nëse në vitin 2007 u emetuan 206 bonde për gati 47 miliardë dollarë nga këto institute, në 2008 kjo shifër u rrit më tej me 10 miliardë. Këtë gjë na e nxjerr në pah revista mujore “Ëorld & Pleasure”, e cila i është përkushtuar botës së biznesit dhe luksit, e cila deklaron se obligacionet dhe fondet besnike ndaj principeve kuranore janë duke u rritur në mënyrë eksponenciale. Obligacionet islame të emërtuara sukuk po rriten dita ditës. Bondi i parë u emetua në vitin 1990, i dyti 10 vite më pas në vitin 2000. Atë vit u realizuan 3 emisione për një total 366 milionë dollarësh. Tre vite më pas u rritën në 37, për një shumë prej 5,7 miliardësh, dhe në 2006 u emetuan 199 bonde për një vlerë 27,17 miliardësh, të cilat u rritën në 2007 në kuotën 206 me një total 47 miliardë dollarësh. Në tremestrin e parë të 2008 u emetuan 44 bonde për 2,3 miliardë. Por përtej vëllimit të transaksioneve ajo që po konstatohet edhe më sy të lirë është edhe rritja e numrit të bankave islame, vëren “Ëorld & Pleasure”. Deri edhe National Bank of Kuëait një nga më të mëdhatë në Lindjen e Mesme ka shpallur projektin e saj për të hapur një bankë islame në Zvicër në partneritet me një institucion saudit. Në Shtetin Helvetik ekzistojnë tashmë dy banka të tjera islame, që i shtohen 4 prej tyre në Britaninë e Madhe dhe 5 të tjera vepruese në SHBA. E ndërsa përhapen në Perëndim bankat islame janë në rritje edhe në Vendet Arabe.

Perspektivat e rritjes të financës me bazë sheriatin vlerësohen mbi 15% në vit, dyfishi në krahasim me ato të financave tradicionale. Kjo sepse ne këtë 5-vjeçar bankimi islam duhet të rregullohet uniformisht në të gjithë zonën e euros, kështu një kanal i ri evropian do të hapet për financën ndërkombëtare, duke krijuar kështu një rol kyç në raportet ndërmjet institucioneve financiare islame dhe ato perëndimore. Dhe numrat e këtij fenomeni financiaro-fetar flasin vetë. Ashtu siç e ka nxjerrrë në pah “Ëorld & Pleasure” 1,400 miliardë dollarë është shifra e vlerësuar në 2010 e kapitaleve administrative nga shërbimet financiare, që kujdesen mbi zbatimin e rregullave kuranore mbi menaxhimin e kapitaleve dhe 300 miliardë dollarëve të kapitalizimit vjetor të Bursës me tituj konform Sheriatit në tregjet e letrave me vlerë të Vendeve Islame. Dhe jo vetëm. Janë 70 treguesit aksionerë të përpiluar mbi bazën e kompatibilitetit me normat kuranore dhe 300 institucionet financiare të pranishme në 65 vende, që ndjekin rregullat e Sheriatit.

Por kush janë rregullat e financave islame? Instrumentet financiare sipas sheriatit janë produkte që nuk parashikojnë pagesat me Riba (interesa-kamatë), dhe i përjashtojnë sjelljet ekonomike me Gharar (dyshime të paarsyetuara), Maisir (spekullime) dhe Haram (ajo që është e ndaluar në mënyrë të shprehur në Kuran). Rregullat përsillen të gjitha rreth ndalimit të Ribasë, e ndaluar sepse nuk mund të ketë fitim të sigurt a priori dhe pa pasur asnjë rrezik: kështu ndahen të mirat e përfituara nga investimi i përbashkët. E ndaluar është Gharari, term që tregon se nuk mund të krijosh avantazh nga mungesa e informacionit të tjetrit, dhe gjithashtu është e ndaluar të lidhësh një kontratë, duke e lidhur me ngjarje të panjohura. Në financën kompatibël me Sheriatin nxitet shumë marrëveshja Mudareba, një lloj sipërmarrjeje kapitaliste, ku ai që fut kapitalin ndërmerr rrezikun e humbjes, nëse punët shkojnë keq, dhe kush merr pjesë me punën ndërmerr rrezikun të punojë pa fitim. Përjashtohet këtu rreziku i përfundimit i mbytur në borxhe.

http://www.ilsole24ore.com/art/SoleOnLine4/Mondo/2009/01/finanza-islamica.shtml?uuid=1d6602d8-dfec-11dd-9949-b0cfd0c5e1df