Gjykimi mbi mohuesin e haditheve të sakta
Komisioni i Përhershëm i Fetvasë
Mbretëria e Arabisë Saudite
Fetvaja nr. 6280
Volumi 2 fq. 55
Pyetje: Çfarë gjykimi ka për atë person i cili mohon disa hadithe të sakta të Profetit (alejhissalatu uesselam) që flasin reth dënimit apo shpërblimit në varr, rreth mi’raxhit, magjisë, shefatit dhe daljes nga Zjarri dhe a lejohet të falemi pas këtyre personave? A t’u japim selam apo të distancohemi prej tyre?
Përgjigje: Fillimisht kërkohet që njerëzit e dijshëm rreth shkencës së hadithit t’ua qartësojnë ato hadithe nga ana kuptimore, por dhe nga ana e vërtetimit të autentitetit të tyre. Nëqoftë se pas kësaj vazhdojnë të mohojnë ato hadithe apo t’u japin kuptime të devijuara duke ndjekur pasionet, dëshirat dhe duke i përshtatur sipas logjikës së tyre të kotë, atëherë ata konsiderohen njerëz të shthurur e të prishur. Që të ruhesh prej të keqes që mund të vijë nga ata, duhet të distancohesh dhe mos të përzihesh me njerëz të tillë, përveç se në rastin kur kërkon të qëndroshi i lidhur me ta për t’i këshilluar dhe orientuar. Ndërsa namazi pas tyre merr gjykimin e namazit pas njerëzve të prishur,, por më e mira për të qenë i sigurtë në këtë çështje mos u fal pas tyre, sepse disa dijetarë i kanë konsideruar njerëz të tillë kafira (femohues)