Trashëgimia kulturore

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 10 minuta lexim

Hoxhë. Dr. Justinian Topulli

Trashëgimia e kulturës së një populli a një bashkësie fetare është shumë e rëndësishme për ruajtjen e identitetit të tij. Kjo trashëgimi kulturore ruhet edhe përmes ruajtjes së artefakteve që kjo kulturë ka prodhuar. Në realitet artefaktet na e rikujtojnë këtë kulturë, por nëse ato kthehen vetëm në objekte muzeore dhe nuk vazhdojnë të riprodhohen po në të njëjtën mënyrë, atëherë nuk mund të flitet më për një ruajtje të mirëfilltë, por për konservim të tyre, për t’i ruajtur në kohë si dëshmi për brezat që do të vijnë.
Një trashëgimi kulturore që nuk ruhet përmes vazhdimësisë dhe ripërtëritjes së saj, por që vetëm konservohet ka tendenca të shenjtërohet. Dhe kështu ka ndodhur p.sh. me artefaktet e ndryshme të kulturës botërore, të cilat shpesh vlerësohen më shumë se jeta e njerëzve apo nevojat emergjente të tyre.
Në shoqëritë tradicionale apo paramoderne objektet e përdorimit të përditshëm, por jo vetëm, nuk përbënin ndonjë shenjtëri ashtu si edhe për ne sot sendet që përdorim. Trashëgimia kulturore dikur ishte diçka e gjallë, dhe e ruante vazhdimësinë e saj përmes zejtarisë dhe artizanatit të pandërprerë. Por me futjen në skenë të prodhimit industrial filloi të humbasë edhe artizanati që bëhej kryesisht me dorë, kështu që lindi nostalgjia për të shkuarën. Kështu që sa më i vjetër të ishte një send aq edhe më shumë ai filloi të vlerësohej në epokën moderne, për shkak se njerëzimi filloi të orientohej nga një pikëpamje tjetër mbi botën, që në qendër të saj kishte njeriun dhe historinë e tij dhe jo më Zotin apo Hyjin që adhuronte.
Admirimin që kanë sot njerëzit për sendet dhe objektet e vjetra, nuk e gjejmë në shoqëritë paramoderne që i prodhoi në fakt këto artefakte, madje as edhe për objektet prehistorike dhe antike, të cilat ekzistonin mes tyre. Nuk janë të rralla rastet kur objekte të ndryshme kulti dhe jo vetëm, ndërtoheshin me gurët apo mbi themelet dhe muret e një tjetër objekti të ngjashëm më të hershëm. Dhe kjo nuk përbënte në mendësinë e këtyre njerëzve tradicional ndonjë sakrilegj, përderisa vetë kultura e tyre kishte ndryshuar nga një besim në një tjetër.
Modernizmi dhe ideologjia e tij e humanizmit, e shenjtëron historinë njerëzore, ndaj dhe kërkon ta ruajë të dokumentuar me artefakte sa të ketë mundësi çdo hap dhe evoluim të saj, me të gjitha format e larmishme që ajo ka prodhuar. Edhe pse në mënyrë paradoksale është po ky modernizëm që e ka shkatërruar në themel jetën tradicionale të njerëzimit, përmes zhvillimit industrial dhe kulturës së babëzisë së konsumit dhe rehatisë, një pjesë e brendshme e nostalgjisë dhe ndërgjegjes së tij kontradiktore kërkon ta ruaj me çdo kusht këtë trashëgimi, për arsyen që përmendëm më sipër.
Muzetë janë shpikje moderne edhe për faktin se njeriu modern nuk u besonte më tregimeve dhe shkrimeve që dokumentonin historinë e tij të dikurshme, por kërkon ta shoh dhe prekë çdo gjë për ta besuar. Muzetë e kryejnë më së miri këtë funksion, për të ngopur shpirtin skeptik të njeriut modern.
Por, padyshim që ruajtja e artefakteve është diçka e rëndësishme për dokumentimin e historisë njerëzore, sepse më shumë sesa vetë ato si objekte, rëndësia më e madhe e tyre qëndron tek përmbajtja dhe mesazhi që ato përcjellin. P.sh. një dorëshkrim i vjetër vlerën më të madhe të tij nuk e ka tek materiali mbi të cilin është shkruar dhe boja e tij, por tek përmbajtja që ai përcjell. Ndërkohë për mendësinë moderne në mjaft raste vlerë më të madhe ka pikërisht vetë materiali sesa përmbajtja e shkruar, që për të mund të konsiderohet e tejkaluar dhe e prapambetur.
Edhe në vendin tonë janë ruajtur artefakte që dëshmojnë për historinë e lashtë të njerëzve që jetojnë në këto troje, por është për të ardhur keq që përveç komunizmit që rrënoi në mënyrë masive shumë xhami dhe kisha, përzgjedhja që ai bëri për t’i ruajtur si monument kulture qe shumë selektive. E njëjta mendësi ka vazhduar edhe sot kur në mënyrë skandaloze nuk gjen p.sh. në Muzeun Kombëtar të Tiranës një pavijon që të pasqyrojë elementët arkitektonik dhe kulturorë të periudhës osmane, ndërkohë që gjen në të pavijone për të gjitha periudhat e tjera historike.
Qyteti muze i Gjirokastrës apo pazari i Krujës dhe jo vetëm, ura me gurë dhe kala të ndryshme nëpër Shqipëri, janë dëshmi e gjallë e trashëgimisë kulturore të periudhës osmane, por e cila në mënyrë të qëllimshme shumë shumë rrallë promovohet si e tillë.
Ne si muslimanë e kemi për detyrë të ruajmë trashëgiminë tonë kulturore islame, si shenjë e identitetit fetar dhe kulturor islam të këtij populli, jo thjesht duke e konservuar nëpër muze, por duke e rikultivuar atë në forma të ndryshme, dhe sigurisht pa e shenjtëruar deri në absurditet atë, si të ishte shpallje e ardhur nga Zoti.
Rruga më e ndershme dhe më e vështirë drejt ngritjes, është ajo që çdo njeri e kryen me këmbët e tij, ndërsa më e pandershmja dhe më e lehta, është ajo që bëhet duke kërcyer në shpinën e të tjerëve.

𝐊ë𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥ë 𝐬𝐞𝐥𝐞𝐟𝐢𝐬𝐭𝐞 𝐩ë𝐫 𝐬𝐞𝐥𝐞𝐟𝐢𝐭ë 𝐝𝐡𝐞 𝐭ë 𝐭𝐣𝐞𝐫ë𝐭

Shejh AbdulKadir el-Arnauti (rahmet pastë!), një nga tre shqiptarët muhadithë të Shamit, e kishte zakon shpesh të këshillonte duke thënë:

Nuk duam selefizëm që të çan me brirë (تنطح ),
as sufizëm që flet përçart (تشطح),
por duam dikë që këshillon sinqerisht (ينصح),
pa lëvduar dhe pa ofenduar (يمدح أو يقدح).

Shejhu ishte vetë selefi, nga ata të rrallët, që jo vetëm me dijen, por edhe me sjelljen e tij të bënte për vete.

Me këtë këshillë, ai përmblidhte disa nga udhëzimet më të rëndësishme, për të cilat kanë kaq shumë nevojë muslimanët sot.
Së pari, selefijtë, pavarësisht oponencës dhe mllefit, me të drejtë ose jo, që të tjerët kanë ndaj tyre, është fakt se kanë qenë lëvizja fetare që i kanë dhënë gjallëri më…

𝐓𝐡𝐞𝐦𝐞𝐥𝐞𝐭 𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭

Sasia numerike e detajeve dhe imtësive të dijes, është më e madhe sesa sasia numerike e parimeve madhore dhe themelore mbi të cilën ndërtohet ajo dije. Kështu që pesha, hapësira dhe rëndësia që zënë parimet madhore është shumëfish më e madhe sesa ajo e detajeve dhe imtësive.

Kjo e vërtetë na kujton shembullin e atij mësuesit që e mbushi enën fillimisht me gurët e mëdhenj, dhe më pas hap pas hapi deri me gjërat më të imta. Ashtu si dija është edhe jeta e njeriut, prandaj dhe Zoti në Kuran, e mbush dijen dhe jetën tonë me gurët e themeleve të besimit dhe praktikës, që janë padyshim edhe bazat më të rëndësishme të fesë. Ndërkohë Suneti i Profetit nuk bën gjë tjetër vetëm se konfirmon këto parime, por edhe mbush pjesën tjetër të hapësirës…

Dexhali dhe fisi Beni Temim

Çdo njeri do të gjykohet për veprat e tij individuale, askush nuk do të mbart barrën e tjetrit Ditën e Kiametit. Ky është një parim i njohur islam, që tregon qartë se përgjegjësia ashtu si edhe vlera e njeriut varet nga punët e tij individuale dhe jo nga prejardhja e tij.

Por kjo nuk bie ndesh kurrsesi me faktin se disa grupe njerëzish, dallojnë nga disa të tjerë, për shkak se në mesin e tyre kanë kultivuar disa cilësi të mira ose të këqija, të cilat shpesh bëhen element identifikues në mesin e të tjerëve.

P.sh. ka hadithe në të cilat i Dërguari i Allahut lavdëron fise apo krahina të caktuara për cilësi të veçanta të tyre. Mes këtyre fiseve arabe që Profeti (alejhi salatu ue selam) lëvdon për disa nga cilësitë e tij është edh…