Në jetë do të kemi gjithmonë të bëjmë me njerëz që janë më se të prirur të na bëjnë keq. Në shumicën e rasteve, kjo ndodh prej faktit që ndjejnë zili për një prej tipareve tona, e si pasojë përpiqen të na sabotojnë emocionalisht. Është normale të ndihemi të prirur që të zemërohemi e t’ua kthejmë me të njëjtën monedhë. Megjithatë, kjo proverb arabe na kujton një fakt të sigurt: ndëshkimi më i keq për këta tipa është që të sillesh mirë me ta. Nuk bëhet fjalë që të jemi hipokritë e t’i trajtojmë sikur të jenë miqtë tanë më të mirë.
Thjeshtë mirësjellja i lëndon më shumë se çdo gjë tjetër. Nëse në këtë moment keni të bëni me një person toksik dhe përpiqeni ta shmangni me çdo kusht, provoni të jeni të mirësjellshëm. Do të shihni që do të zhduket nga jeta juaj kaq shpejt, saqë as nuk do e vini re. Dhe kujdes, bëhet fjalë të jeni të mirësjellshëm, jo të viheni në dispozicion të tyre. Nëse ju kërkojnë të bëni diçka që nuk doni, apo nuk mundeni ta bëni, thjesht thoni JO. Është e sigurt që këto proverba arabe do të jenë të dobishme për të përballur sfidat e përditshme. Ndoshta i keni dëgjuar tashmë, por gjasat janë që jo gjithmonë i keni vënë në zbatim. Provojeni.