Ky është një prej proverbave arabe që nuk duhet harruar asnjëherë, kur bëhet fjalë për marrëdhënie sentimentale. E vërtetë që në marrëdhëniet në çift nuk ka asgjë të shkruar dhe se gjithsecili duhet të marrë vendimet e veta. Megjithatë, nëse për shembull keni qenë viktima të mosbesnikërisë nga ana e partnerit, dhe vazhdoni ta falni dhe pranoni çdo herë, tashmë është faji juaj.
Mesazhi që u jepni të tjerëve kur falni një tradhti, është se nuk vlerësoni veten. Nëse nuk jeni në gjendje të vlerësoni se sa vleni dhe cili është vendi juaj në botë, si mund të pretendoni që ta bëjnë të tjerët? Nuk do të thotë që nuk duhet të falni kurrë, sepse edhe ky gjest është i domosdoshëm për të ecur përpara. Megjithatë, është e domosdoshme edhe të dish të vësh kufij. Kur të tjerë shfaqin mungesë respekti kundrejt jush, gjëja më e mirë është të largoheni. Që ata të marrin atë që kanë nevojë, pa ju lënduar ju.