H. Ulvi Fejzullahu
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Atë e lavdërojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Dëshmojmë se nuk ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut, dhe se Muhammedi ﷺ është rob dhe i Dërguar i Tij.
Vëllezër besimtarë!
Familja, është lidhja më e fortë që Allahu ka vendosur mes njerëzve. Ajo nuk është vetëm një lidhje gjaku në dynja, por një lidhje që shtrihet edhe në ahiret.
Allahu i Madhëruar na tregon për një lidhje madhështore, lidhjen e familjes në bazë të besimit. Ai thotë: “Ne do t’i bashkojmë besimtarët e vërtetë me ata pasardhës të tyre që i ndjekin në besim dhe nuk do t’u pakësojmë asgjë nga shpërblimi për veprat e tyre. Çdo njeri është peng i veprave të veta.”
Kغ është një lajm i gëzueshëm për çdo familje besimtare.
Lidhja e prindërve me fëmijët nuk mbaron në dynja, por zgjatet edhe në Ahiret. Kur prindërit ecin në rrugën e besimit dhe ndikojnë te fëmijët e tyre, Allahu i bashkon ata në xhenetet e begatshme.
O prindër!
Kujdesuni për besimin dhe edukimin e fëmijëve tuaj. Jepuni atyre shembull të mirë, mësoni dashurinë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ, edukoini me moral të drejtë dhe me frikërespekt ndaj Zotit. Sepse lumturia e përhershme nuk është vetëm që të jetojmë së bashku në këtë botë, por që të jemi së bashku edhe në Xhenet.
Allahu na bëftë neve dhe familjet tona prej atyre që Ai i bashkon në dynja me besim dhe në Ahiret në Xhenet!
O Allah, na jep neve dhe familjeve tona besim të fortë, zemra të pastra dhe veprat që Ti i do!
O Allah, na bashko me prindërit tanë, bashkëshortet dhe fëmijët tanë në kopshtet e Xhenetit Firdeus!
O Allah, na bëj prej atyre që i udhëheqin familjet e tyre me drejtësi, mëshirë dhe devotshmëri!