Marrëveshja e Paqes së Hudejbijes si model tejkohor profetik

Lidhja e Hoxhallarëve
6 minuta lexim

Roald A. Hysa

Paqja ishte gjëja më e dashur për Profetin tonë të dashur Paqja e Allahut qoftë mbi të dhe ai ka folur në shumë rrethana, siç mund ta gjejmë në shumë ajete kuranore dhe në të gjithë traditën e tij profetike, dhe në rrugën e sahabeve të ndershëm. Marrëveshjet e arritura nga Profeti alejhi selam, dhe mund të përmendim këtu disa, por në veçanti janë dy: marrëveshja me disa fise hebreje të Medines, që njihet edhe si Pakti i Medines, po ashtu edhe Marrëveshja e Hudejbijes, me të cilën bëri paqe me kurejshitët. Përpara se Profeti alejhi selam të bënte hixhretin e tij në Medine i shoqëruar nga Ebu Bekri r.a. iu mori besën disa grupeve të medinelive, të cilët e pranuan Profetin alejhi selam dhe u arrit mes këtyre bisedimeve, që fiset apo kabilet medinase ta pranonin atë si prijësin e tyre. Madje Ai alejhi selam dërgoi një emisar të posaçëm. Emisari që Profeti Muhamed alejhi selam dërgoi në Medinë para Hixhretit ishte Musab ibn Umeri r.a.
Pas Besës së Parë të Akabes, një grup medinasish (nga fisi Aus dhe Khazrexh) e pranuan Islamin dhe i kërkuan Profetit ﷺ t’u dërgonte dikë që t’u mësonte fenë e re. Atëherë Profeti dërgoi Mus’ab ibn Umejrin, një djalë i ri me edukim dhe sjellje të lartë, i njohur për urtësinë dhe përkujtimin e bukur të Kuranit. Kështu përmes këtyre dy Marrëveshjeve paqësore Ai alejhi selam i mbrujtur me hikmetin hyjnor dhe me ndihmën e Allahut të Lartësuar ia doli të vendosi paqen sociale për të cilën e ka nevojë dhe domosdoshmëri edhe shoqëria e jonë shqiptare.
Një tjetër marrëveshje paqeje shoqërore u arrit nga Profeti alejhi selam, kur ai e ngadhënjeu Meken dhe Allahu i Lartësuar e ngriti si triumfator dhe e bëri kujdestarin e parë të haremeve të shenjta Mekës, Medines dhe Kudsi Sherifit. Profeti alejhi selam e kishte vizituar Kudsi Sherifin në udhëtimin e tij të famshëm të Israsë dhe Miraxhit, ku brenda një fraksioni kohor shumë të shkurtër Ai alejhi selam kthehet përsëri në shtëpinë e tij në Meke Mukerreme.
Megjithëse ishte i shoqëruar nga ushtria e tij me 10,000 sahabe, Ai alejhi selam ofroi paqen për të gjithë Mekasit, që do të rrinin në shtëpitë e tyre, po ashtu edhe për ata, që do të futeshin në territorin Qabes së Madhnueshme. Një pozitë e veçantë iu dha Ebu Sufjanit dhe shtëpisë së tij, që kishte qenë negociatori kryesor në dorëzimin e Mekes, si një nga paria e lartë, që drejtonte punët e qytetit të shenjtë. Paqja profetike u arrit në Meke dhe Medine, e në Kudsi Sherif u arrit në periudhën e kalifatit të Omer ibni Hatabit r.a. Në çastin e dorëzimit të Kudsi Sherifit nga patriarku i krishterë i Jeruzalemit Sofroni, kur këta të dy po diskutonin termat e dorëzimit të Jeruzalemit, në bisedimet e tyre. Këto terma dorëzimi, që e bënë fet’h Jeruzalemin dhe shumë porosi të urta nga Emiri i Besimtarëve Omer Faruku u përmblodhën në atë që më pas njihen si shartet umerije.
Nuk mund të lejmë pa përmendur këtu edhe një marrëveshje tjetër, ku Profeti jonë Muhamed Mustafaja ka qenë pjesëmarrës së bashku me xhaxhallarët e tij përpara profecisë. Ajo në historinë islame dhe në Traditën Profetike njihet me emërtesën Hilful Fudul. Kështu Marrëveshja e Hilful Fudulit është një tjetër pakt, ku Profeti ka qenë pjesëmarrës përpara se t’i vijë profecia, dhe që vendos modalitetin e ndershmërisë së Profetit tonë alejhi selam, si shembulli jonë themelor së bashku me kalifin Omer Farukun dhe Ebu Bekër Sikun, si shembuj të gjithëpranuar të prijësisë në historinë tonë. Po ashtu ata na shërbejnë, si shembuj të asaj se si mund të imponohet paqja shoqërore, në kohë të trazuara. Le të kujtojmë këtu shokun më të madh të hazreti Muhamedit alejhi selam Ebu Bekrit, që i dërgoi ushtrinë me sahabe kundër kabileve që nuk donin ta paguanin zekatin. Nga modelet bashkëkohore është Alija Izetbegoviç, i cili ka një thënie të madhe pas nënshkrimit të paqes për Bosnje Hercegovinën: “Kjo nuk është një paqe e drejtë, por është më e drejtë se vazhdimi i luftës. Në këtë situatë siç është, dhe në këtë botë siç është, paqe më e mirë nuk mund të arrihej”.
Paqja në Palestinë nuk duket ende në horizont dhe me sa duket populli palestinez do të kalojë përsëri në kalvarin e vuajtjeve në Gaza, apo më mirë të themi dy enklavat palestineze, që e kanë shpresën se OKB, Evropa apo Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë diçka për popullin palestinez. Gaza u bë Kurbani i Palestinës dhe kjo marrëveshje paqe është e detyruar, ashtu siç e thotë edhe Izetbegoviçi, një paqe e imponuar me forcë.