Pyetja: A ka ndonjë dallim midis arit të bardhë dhe arit të verdhë në rregullat e zekatit?
Paraqitja e çështjes:
Në epokën e sotme është zbuluar një metal i ngjashëm me arin, prej metaleve të qëndrueshme me ngjyrë të bardhë, që quhet “platin”. Gjithashtu, ndonjëherë ari i njohur i verdhë mund të përzihet me këtë substancë (platin). Disa prej këtyre materialeve bëhen të bardha, dhe quhen gjithashtu “ari i bardhë”. Pra, a i merr ky lloj ari të njëjtat dispozita të arit të njohur të verdhë (si për shembull në zekat), apo duhet të trajtohet ndryshe?
Gjykimi për çështjen:
“Ari i bardhë” përdoret për dy gjëra:
Së pari, përdoret për të treguar metalin “platin”, i cili nuk e merr të njëjtin gjykim të arit (të verdhë), qoftë për çështje të zekatit apo për të tjera aspekte që lidhen më të.
Së dyti, përdoret për arin e verdhë të njohur, por që cili vishet ose përzihet me platin, ose përzihet me metale si “paladiumi”, “nikeli” ose të tjerë, gjë që ndryshon ngjyrën në të bardhë ose të ngjashme me të. Ky ar “i bardhë” merr të njëjtin gjykim si ari i verdhë në lidhje me çështjet e zekatit dhe të tjera aspekte. Ky emërtim është i njohur në tregun e arit.
Referencat:
- Fikhu Zekatil Hulij, Ibrahīm Ibn Muhammad al-Suhajmi, fq. 244.
- Edh-Dheheb el-Ebjedh Hakikatuhu ue Ahkamuhu esh-Sherije, Abdurrahman ibn Fahd al-Dauseri.
- Mexhmu Fetaua ue Buhuth të shejh Abdullah ibn el-Meni (1/316).
Burimi: Enciklopedia e Çështjeve Bashkëkohore të Fikhut 1/249.
