بسم اله الرحمن الرحيم
Pyetje: Jam një person që për shkak të punës që kryej kam udhëtime të shumta jashtë vendit. Kam pas përdorur kartë krediti për shkak të benefitete që ajo ka, sidomos në aeroportet ku detyrohem të qëndroj shumë herë tranzit për orë të tëra.
Funksionimi i kartës së kreditit është me dy mënyra:
1- Banka të krediton një shumë të caktuar dhe ti shpenzon prej asaj shume sa të nevojitet. Në këtë rast duhet të shlyesh shumën që ke përdorur brenda një afati të paracaktuar (për të cilin ke rënë dakord kur ke nënshkruar kontratën). Nëse nuk e shlyen brenda afatit, shuma kalon me interes (kamatë).
2- Ti e karikon vetë kartën mbi shumën që të ka kredituar banka dhe shpenzon prej shumës tënde, pa e prekur shumën e bankës.
Kam qenë përdorues i kartës së kreditit derisa dëgjova dikë në rrjetet sociale që nuk lejohet, sepse qysh në esencë përmban kontratë interesi (kamate).
Përgjigje: Nëse karta e kreditit përdoret për të kryer transaksione të ndryshme brenda apo jashtë vendit, pa interes të kushtëzuar, mund të përdoret, madje është e bobishme në plot raste.
Ndërsa kur karta e kreditit përdoret me shuma që t’i akrediton banka për t’i përdoruar në një kohë të caktuar, por duke të kushtëzuar interesin në rast vonese, atëherë kjo nuk lejohet, sepse është një instrument nga intrumentet e kamatës (ribasë). Andaj nuk duhet negzlizhuar dhe toleruar te kjo pjesë, edhe nëse ndjehesh i sigurtë që pagesat do t’i kryesh brenda kohës, ngase në parim nuk lejohet një marrëveshje kur brenda saj kushtëzohet interesi në një formë të caktuar dhe nuk pranohohet arsyetimi se do jesh korrekt me limitet në kohë për pagesat, pa e çuar çështjen te interesi, apo sepse kjo formë krediti ka benefite dhe lehtësi më shumë.
Ky është dhe vendimi i Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam (nr. 108, 2/12) në sesionin shkencor mbajtur në Muskat (Sulltanati i Omanit) nga data 14-19 Muharrem 1425 hixhri, që përkon me 6-11 mars 2004.
Allahu e di më së miri!
Komisioni i Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH