Aborti problem social dhe mëkat hyjnor

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 10 minuta lexim

1629570t89haeec

Aborti problem social dhe mëkat hyjnor

Nga hoxhë Ervin Qylafku

Jeta është një dhuratë shumë e çmuar që Allahu xh.sh. i ka dhënë njeriut dhe po ashtu një vijim i nderimit prej Tij. Zoti i Lartësuar thotë në suren Isra: “Në të vërtetë Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit”. Në të njëjtën kohë, Islami si fe universale, që i përket cdo kohe dhe vendi, mbron me fanatizëm pesë principe themelore pa të cilat jeta nuk do të kishte kuptim. Një ndër principet kryesore është ruajtja e jetës. Islami e konsideron atë të shenjte prandaj ai ndalon çdo formë apo mënyrë që atakon, ose kërcënon jetën e njeriut. Allahu xh.sh. në suren Maide na tregon, se ai që bëhet shkak për humbjen e një jete pa të drejtë është njëlloj sikur ka vrarë të gjithë njerëzimin. Një nga mënyrat e abuzimit me jetën është aborti, fenomen ky shumë shqetësues i shoqërisë sonë. Ai lidhet ngushtë gjithashtu me atë që quhet “planifikim familjar”, si dhe me propagandimin e saj. Një pjesë e njerëzve, duke u nisur nga ideja që çdo pjesëtar i ri që vjen në familje është barrë dhe shqetësim nga këndvështrimi ekonomik, ndërmarrin veprime të cilat shpesh nuk iu shkojnë përshtat edhe ndjenjave të tyre. Edhe kjo gjithashtu bie ndesh me besimin, se Allahu i Lartësuar është furnizuesi dhe garantuesi i jetës së tyre me të gjitha kërkesat e saj. Ai thotë në suren Isra: “Mos i vrisni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë. Ne u sigurojmë ushqim atyre dhe juve. Vërtetë vrasja e tyre është gjynah i madh”. Gjithashtu Profeti a.s. pasi tregon etapat e krijimit të fetusit në mitër thotë, se Allahu dërgon një melek i cili ndër të tjera cakton (me lejen e Zotit) rrizkun e kësaj krijese gjatë gjithë jetës së tij. Planifikimi familjar ose kufizimi i numrit të lindjeve është ide e importuar, e cila nuk njihej para disa dekadash nga shoqëria jonë. Ajo ka lindur në Evrope në shekullin e 18-të dhe i pari që e propagandoi atë ishte një prift anglez në një prej artikujve të tij të shkruar me titullin: “Shtimi i numrit të banorëve dhe ndikimi i tij në evoluimin e shoqërisë”. Në këtë artikull ai pretendon, se pasuritë e natyrës nuk i plotësojnë nevojat e numrit të madh të banorëve të tokës dhe për këtë arsye mbarë njerëzimi do të përballet me fatkeqësi te shumta, ku kryesorja do të jetë uria. Dalja nga kjo situatë e disfavorshme për njerëzimin është planifikimi familjar dhe/ose kufizimi i numrit të lindjeve. Ky slogan nuk u pajtua me shoqëritë e asaj kohe, të cilat shprehnin shqetësimin e tyre në lidhje me praktikimin e tij. Këto shqetësime i hasim edhe sot. Nga pasojat e kultivimit të kësaj ideje te njerëzit është shtimi i numrit të aborteve dhe ulja e lindjeve nga viti në vit. Në vendin tonë p.sh. duke iu referuar të dhënave të viteve 1993- 1994, kur një familje kishte minimalisht 3 apo 4 fëmijë, sot një çift preferon të ketë një apo dy. Gjithashtu sipas një studimi të kryer nga Instituti i Shëndetit Publik ka rezultuar, se gjatë vitit 2009 janë kryer 9100 aborte. Ndërsa sipas studimeve të bëra nga USAID-i, përllogariten 230 aborte në 1000 lindje, ndërkohë që në vende të tjera të Evropës përllogariten vetëm 28 në 1000 lindje, ndërsa vendi vazhdon të ketë një nivel të ulët të lindshmërisë. Tabela dinamike tregon të dhënat e mëposhtme:

VitiShtatzaniLindjeAborde (numer)Aborde në %  të shtatzaniveLindje / AbortAborte  spontane% Aborte spontaneAborte me nderprerje te vulllnetshme%  Aborte me nderprerje te vulllnetshme
200070,31253,19217,12024.35%3.1 : 17,25142.35%9,86957.65%
200168,58852,88815,70022.89%3.4 : 15,73536.53%9,96563.47%
200259,47645,51513,96123.47%3.3 : 15,20537.28%8,75662.72%
200359,09947,01212,08720.45%3.9 : 15,19743%6,890

57%

200453,53943,02210,51719.64%4.1 : 15,10648.55%5,41151.45%
200549,01539,6129,40319.18%4.2 :14,75650.58%4,64749.42%
200643,78134,2299,55221.82%3.6 : 15,03952.75%4,51347.25%
200742,19333,1639,03021.4%3.7 :14,95454.86%4,07645.14%
200844,58636,2518,33518.69%4.3 :14,40852.89%3,92747.11%
200937,32829,1898,13921.8%3.6:14,57556.21%3,55443.67%

 

Ekzistojnë një sërë shkaqesh që i detyrojnë nënat të ndërpresin shtatzëninë, si prirja e tyre për t’iu përkushtuar më shumë karrierës, shtatzënitë para martesore etj. Por ato që mbeten më të rëndësishmet janë varfëria, lehtësimi nga detyrimet, numri i madh i fëmijëve, si dhe arsyet shëndetësore.

Gjykimi fetar për abordin

Duke iu referuar etapave që kalon fetusi në mitër dhe gjithashtu procesit të futjes së shpirtit ne fetus, gjykimi mbi abortin  ndryshon para hyrjes së shpirtit dhe pas tij. Juristët muslimanë kanë mendim unanim (ixhma), që shpirti i futet fetusit pas 120 ditëve nga bashkimi i qelizës së mashkullit dhe të femrës. Edhe pse me anën e aparateve moderne mund të shikohen disa lëvizje, ato konsiderohen si të pavullnetshme dhe nuk tregojnë që fetusi është krijesë me shpirt. Atëherë duke u nisur që në momentet e para të një shtatzënie e deri afër momentit të futjes së shpirtit në fetus, pjesa më e madhe e juristëve muslimanë janë të mendimit, që ndërprerja e shtatzënisë nëpërmjet abortit është e papëlqyer. Ndërsa në rastet që vihet në rrezik shëndeti i nënës ose jeta e saj, ai bëhet i nevojshëm ose i domosdoshëm sipas rastit. I bashkëngjiten këtij gjykimi rastet e shtatzënisë së padëshiruar, si pasojë e përdhunimit, ose kur fetusi është i zhvilluar, si pasojë e mutacioneve, kur nëna është mbartëse e virusit HIV siç thekson Akademia Ndërkombëtare e Fikhut Islamik, ose e viruseve të tjera të transportueshme dhe të rrezikshme për jetën etj. Ndërsa për sa i përket fazës pas futjes së shpirtit aborti nuk është i lejuar dhe ky veprim konsiderohet vrasje me pa të drejtë. Këtu përjashtohen disa raste specifike, si p.sh. kur me anë të abortit ruhet jeta e tij pasi ajo bëhet e pamundur nëse do të qëndrojë në mitrën e nënës se tij, ose në rastet kur nëna vdes dhe fëmija është akoma i gjallë. Gjithashtu aborti nuk lejohet edhe nëse bëhet e qartë që fëmija do të lindë me pasoja shëndetësore qofshin këto sëmundje gjymtyrësh ose mendore. Gjithashtu nëna që i nënshtrohet abortit me vullnetin e saj të lirë duhet të paguajë si kompensim 212,5 gr. ar të pastër ose vleftën e tij. Kjo masë është një e njëzeta e kompensimit që paguhet për vrasjen e njeriut të rritur, ashtu siç tregohet në hadithet profetike. Krahas kësaj nëna duhet të agjërojë dy muaj rresht, sepse ajo është bërë shkak për vrasjen e një krijese të gjallë pa të drejtë. Sot shumica e njerëzve e konsiderojnë abortin si një çështje të papërfillshme, por nuk duhet të harrojnë, se ai është problem social dhe gjithashtu mëkat hyjnor.