Agjërimi i të paralizuarit

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 2 minuta lexim
525312_617574878265799_179550146_n
Agjërimi i të paralizuarit
 
Pyetje:  A e ka detyrim agjërimin vëllai im që është i paralizuar?
 
Përgjigje: Nëse ai është i paralizuar, por është në gjendje të hajë edhe të pijë lirisht ose me ndihmën e tjetër kujt, atëherë edhe ushqimin për kohën e syfyrit dhe iftarit e kryen në të njëjtën mënyrë. Por, në rastin tjetër kur agjërimi e rëndon më shumë gjendjen e tij shëndetësore, atëherë ai duhet të kompensojë ditët e agjërimit të Ramazan, duke dhënë për çdo ditë një të varfëri një sasi ushqimi, sasi kjo që përcaktohet sipas vendit dhe sipas gjendjes ekonomike të çdo njeriu. Sipas vlerësimit tonë kosto e një vakti ushqimor mesatar në Shqipëri shkon në 350 lekë (të reja) për momentin.
Kompensimi vlen në rastet kur sëmundja është kronike dhe nuk pritet që ai të shërohet, ndërsa në rastet kur sëmundja është e përkohshme dhe pritet që i sëmuri të normalizohet e të kthehet në gjendjen e mëparshme, atëherë ai duhet t’i zëvendësojë ato ditë agjërimi kur të shërohet. Allahu i Madhëruar në Kuran thotë: “Frikësojuni Allahut sa të mundeni”. (Surja Et-Tegabun: 16)
Allahu e di më së miri.
 
Komisioni i Pyetjeve & Përgjigjeve pranë LHSH