Asambleja e përgjithshme

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 1 minuta lexim

ASAMBLEJA KOMBËTARE

 

Asambleja Kombëtare është përfaqësia e të gjithë anëtarëve të organizatës “Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë”. Mblidhet një herë në vit në kongresin vjetor. Përbëhet nga Kryetari, n/Kryetari, Sekretari. Përveç anëtarëve që aderojnë në organizatën “Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë” në kongres mund të ftohen individë e personalitete nga organizata dhe institucione simotra në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, të ftuara nga Këshilli i  Përhershëm.

 

Asambleja ka këto kompetenca:

  • Organizon dhe administron mbarëvajtjen e kongresit vjetor të organizatës “Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë”.
  • Përzgjedh vendin dhe kohën e caktuar.
  • Planifikon diskutimet ligjëruesve në kongres.
  • Harton diskutimet e workshopëve që organizohen gjatë punimeve të kongresit.
  • Harton rezolutën dhe direktivat që dalin nga diskutimet e kongresit.
  • Miraton ose jo me shumicë të thjeshtë votash zgjedhjen e kryetarit të Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë nga Këshilli i Përhershëm.
  • Propozon emra të rinj sipas nevojës së paraqitur për zgjerimin e Këshillit të Përhershëm.
  • Bën propozime për platformën e aktivitetit të Lidhjes së Hoxhallarëve.