Blerja e mallit të dhuruar

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 2 minuta lexim

220472_130125763382253526308_OriginalBlerja e mallit të dhuruar

Komisioni i Përhershëm i Fetvave në Mbretërinë e Arabisë Saudite

Vëllimi 13 / faqja 142

Pyetja e parë e fetvasë nr. 10635

Një burrë i dhuroi vëllait të tij një makinë, më pas ai që ju dhurua kjo makinë donte ta shiste atë. A i lejohet të parit që e dhuroi këtë makinë ta blejë atë apo nuk i lejohet?

Përgjigje: Atij që dhuron diçka nuk i lejohet që ta blejë atë që ia ka dhuruar vëllait të tij. Nga Omeri (radijallahu anhu) përcillet se ka thënë: “I dhurova dikujt një kalë për ta përdorur në rrugën e Allahut, por i zoti nuk kujdesej për të, ndaj mendova se ai mund ta shesë atë lirë. E pyeta të Dërguarin e Allahut (alejhi salatu ue selam) për këtë dhe ai tha “Mos e ble, edhe nëse ta jep vetëm për një dërhem, sepse ai që  kthehet dhe e kërkon edhe një herë lëmoshën që ka dhënë është si qeni që kthehet tek ushqimi që ka vjellë më parë.” (Buhariu & Muslimi)

Allahut i mbështetemi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe ndjekësit e tij.

Burimi:http://www.alifta.net/Fatawa/FatawaChapters.aspx?View=Page&BookID=3&PageID=4693&back=true