Boksi, mundja e keçit, lufta me dema dhe nxitja e dyluftimit mes kafshëve
Asambleja e Jurispodencës Islame
Sesioni i 10-të, vendimi i tretë
Datë: 28/02/1408H – 21/10/1987
Së pari: Boksi
Asambleja e Jurispodencës Islame mendon me unanimitet se boksi i përmendur më lartë, i cili praktikohet realisht në ringjet e sportit dhe garave në vendet tona sot është i ndaluar në Legjislacionin Islam, sepse ai bazohet mbi lejimin e lëndimit mes dy konkurentëve për njëri-tjetrin duke shkaktuar lëndime të thella në trup, të cilat mund të mbërrijnë deri në verbim apo në fraktura të rënda dhe kronike në tru dhe thyerje të rënda që ndonjëherë të çojnë deri në vdekje dhe ku goditësi nuk mban asnjë përgjegjësi. E gjitha kjo shoqërohet me gëzimin e publikut dhe përkrahjen që i jep fituesit, duke shprehur kënaqësinë për lëndimet që ka pësuar kundërshtari. E gjitha kjo është një vepër e ndaluar në mënyrë absolute deri në detaje në Legjislacionin Islam me argument thënien e Allahut të Lartësuar: “E mos e hidhni veten tuaj në shkatërrim” (Bekare; 195) dhe thënien e Tij: “Mos e vrisni veten tuaj, vërtetë Allahu është i Mëshirshëm me ju” (Nisa; 29), si dhe me thënien e Profetit a.s.: “Nuk lejohet të shkaktohet dëm apo ti përgjigjesh dëmit me një dëm tjetër.”
Për këtë arsye jusritët e Legjislacionin Islam janë shprehur se nëse rast se dikush i jep të drejtën dikujt tjetër për t’i marrë jetën duke i thënë: “Më vrit!”, nëse tjetri e bën këtë ai do të jetë përgjegjës dhe e meriton ndëshkimin.
Mbi këtë bazë Asambleja ka vendosur se ky sport nuk lejohet të quhet sport trupor dhe nuk lejohet praktikimi i tij, sepse domethënia e sportit ka të bëjë me stërvitjen pa shkaktuar lëndime apo dëme. Gjithashtu ky zhanër i sportit duhet të fshihet nga programet e sportit në vend si dhe nga të gjitha kompeticionet sportive botërore. Gjithashtu Asambleja ka marrë vendim që të tilla sporte të mos shfaqen në programet televizive, në mënyrë që brezi i ri të mos e mësojë këtë vepër të keqe apo të përipiqet që ta imitojë atë.
Së dyti: Mundja e keçit
Përsai i përket mundjes së keçit në të cilën lejohet që secili prej mundësve të lëndojë tjetrin dhe t’i shkaktojë dëm atij, Asambleja mendon se kjo është një vepër shumë e ngjashme me sportin e boksit të përmendur më lart, edhe nëse forma është e ndryshme. Kjo vjen për arsye se të gjitha paralajmërimet e përmedura tek boksi gjenden edhe tek mundja e keçit, e cila funksionon mbi bazën e duelit dhe merr të njëtin status juridik përsa i përket ndalimit. Ndërsa llojet e tjera të mundjes të cilat praktikohen thjesht për qëllime të sportit trupor dhe ku nuk lejohet lëndimi, ato janë të të lejuara në Legjislacionin Islam dhe Asambleja nuk mendon se ka ndonjë pengesë që ato të praktikohen.
Së treti: Lufta me dema
Lufta me dema që është një shfaqje e zakonshme në disa vende të botës dhe që sjell si pasojë vrasjen e demit përmes aftësisë së toreadorit në përdorimin e armëve. Ajo është gjithashtu e ndaluar në Legjislacionin Islam, për arsye se shkaton vrasjen e kafshës përmes torturimit që shkatojnë shigjetat e ngulura në trupin e saj. Shpeshherë ky duel mes kafshës dhe toreadorit sjell edhe vdekjen e këtij të fundit nga demi. Kjo ndeshje është një vepër makabër të cilën Islami e refuzon dhe për të cilën i dërguari i Allahut a.s. thotë: “Një grua hyri në Zjarr për shkak të një maceje që e burgosi. Ajo as nuk e ushqeu, as nuk i dha për të pirë kur e burgosi dhe as nuk e la që të ushqehej prej gjallesave të tokës.” Nëse burgosja e një maceje bën të domozdoshëme hyrjen në Zjarr ditën e Gjykimit, çfarë mund të thuhet për dikë që e torturon demin më armë deri në vdekje?!
Së katërti: Nxitja e dyluftimit mes kafshëve
Asambleja vendosi gjithashtu për ndalimin e nxitjes së dyluftimit mes kafshëve, një shfaqje kjo që organizohet në disa vende si p.sh. mes deveve, dashëve, gjelave etj. deri sa kafshët të vrasin apo lëndojnë njëri-tjetrin.
Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dërguarin e Vet, Muhamedin, mbi familjen dhe gjithë shokët e tij.
http://www.themwl.org/Fatwa/default.aspx?d=1&cidi=114&l=AR&cid=16