Cikli i haditheve të dobëta dhe të trilluara (4)

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 4 minuta lexim

Ali-r.a.Cikli i haditheve të dobëta dhe të trilluara (4)

Nga libri: 110 Virtyte të Imam Aliut

HADITHI NR 13:  Transmetohet nga Amr ibn Ebi Selemeh, djali i gruas së Profetit (a.s.), Ummi Selemeh, se kur mbi Profetin (a.s.) zbriti ajeti “Allahu dëshiron të largojë tërë ndytësinë (e mëkateve) nga ju, o Ehl ul-Bejt, dhe t’ju pastrojë me një pastrim të plotë” në shtëpinë e Ummi Selemes, ai (a.s.) thirri Fatimenë, Hasanin e Huseinin, dhe i mbuloi ata me një mbulesë (kisa). Aliu ishte pas tij dhe Profeti (s) e mbuloi edhe atë me ta. Atëherë, ai (a.s.) tha: “O Allah! Këta janë Ehl-i Bejti im. Largoje tërë ndytësinë e mëkateve prej tyre dhe pastroji ata me një pastrim të skajshëm!” Ummi Selemja tha: “A jam unë mes tyre, O i Dërguari i Allahut! Ai u përgjigj: “Ti ke pozitën tënde dhe je në të mirë.”Grada e hadithit: Këtë hadith e transmeton Tirmidhiu në Sunenin e tij nr. 3205 dhe po aty tregon se ky transmetim është i dobët me fjalën e tij të njohur  “Garib” ku ka për qëllimin dobësimin e transmetimit. Për këtë asrye shikojmë në zinxhirin e transmetuesve të jetë Muhamed ibn Sulejman ibn el-Asbahani të cilin e kanë cilësuar si të dobët shumë shkenctarë të hadithit.

HADITHI NR 14:   Sipas Enes Ibn Malikut, i Dërguari i Allahut (a.s.) për gjashtë muaj me radhë kalonte pranë derës së Fatimesë çdo herë që dilte për të falur sabahun, dhe thonte: “Namazi, namazi, o Ehlu-Bejt! “Allahu dëshiron të largojë të gjithë ndytësinë e mëkateve nga ju, o Ehl ul-Bejt, dhe t’ju pastrojë me një pastrim të skajshëm”. Grada e hadithit: Këtë hadith e transmeton Tirmidhiu në Sunenin e tij nr. 3206 dhe po aty tregon se ky transmetim është i dobët me fjalën e tij të njohur  “Garib” ku ka për qëllimin dobësimin e transmetimit. Për këtë arsye shikojmë në zinxhirin e transmetuesve të jetë Alij Ibn Zejdi  të cilin e kanë konsideruar të dobët shumë dijetarë të hadithit, madje duke ia braktisur transmetimet që ai përcjell për shkak të gabimeve të shumta.

HADITHI NR 15:  Nga Ebu Sa’id el-Khudriu transmetohet se ka thënë: “Kur u shpall ajeti “Dhe urdhëroje familjen tënde të falë namaz…” (20:132), Profeti (a.s.) për tetë muaj me rradhë, në vaktin e sabahut, vinte tek dera e Aliut dhe thonte: “Erdhi koha e namazit, Allahu ju mëshiroftë! “Allahu dëshiron të largojë tërë ndytësinë e mëkateve nga ju, o Ehl ul-Bejt, dhe t’ju pastrojë me një pastrim të skajshëm”.Grada e hadithit: Këtë hadith e transmeton Ibn Asakir në “Tarih Dimeshk” 42/136 dhe të tjerë, porn ë zinxhirin e transmetuesve ndodhet Atijjeh ibn Sa’d el-Aufi ë cilin e kanë bërë të dobët në transmetimet e tij Imam Muslimi dhe të tjerë.