Cikli i haditheve të dobëta dhe të trilluara (5)

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 19 minuta lexim

1331153107Cikli i haditheve të dobëta dhe të trilluara (5)

Nga libri “110 Virtyte të Imam Aliut”

Nga hoxhë Mustafa Terniqi

 Hadithi nr 16:

Sheddad ibn Ebi Ammari tha: “Hyra tek Wathileh ibn el-Aska’i dhe tek ai ishin disa të tjerë. Ata përmendën Aliun. Kur u çcuan për të ikur, ai më tha: “A dëshiron të të tregoj diçka që e kam parë nga i Dërguari i Allahut (s)? Sigurisht, i thashë. Atëherë, ai tha: “Iu afrova Fatimesë për ta [yetur mbi Aliun. Ajo tha: “Drejtoju të Dërguarit të Allahut (s). Kështu, u ula ta prisja, gjersa i Dërguari i Allahut (s) erdhi, dhe me të ishte Aliu, Hasani dhe Huseini; këta të dy kishin kapur secili njërën dorë të tij. Kur hyri, ai (s) e uli Aliun dhe Fatimenë përpara vetes, kurse Hassanin dhe Huseinin i uli secilin mbi njërën kofshë të tij. Pastaj, ai (s) mbështolli rrobën e tij (theub) – ose ka thënë: pelerinën e tij (kisa) – rreth tyre. Atëherë, ai (s) recitoi ajetin: “Allahu dëshiron të largojë nga ju tërë ndytësinë (e mëkateve), o Ehl ul-Bejt, dhe t’ju pastrojë me një pastrim të skajshëm”, dhe tha: “O Allah! Këta  janë Ehl-I bejti im! Dhe Ehli-I bejti im ka të drejtën më të madhe.”

Grada e hadithit: Këtë hadith e transmeton Imam  Ahmedi në Musnedin e tij 4/107 dhe në zinxhirin e transmetuesve  ndodhet Muhamed ibn Mus’ab ibn Sadekah el-Karkasani të cilin e kanë konsideruar si të dobët dhe me gabime shumë në trasnmetime  një mori dijetarësh. Po ashtu disa prej tyre kanë përmendur se transmetimet e tij nga Ima Euzai janë munkereh, të ardhura në formë të gabuar dhe pa baza, dhe ky transmetim është njëri prej tyre pasi këtë hadith aoi e përcjell pikërisht nga Euzai.

Këtu janë përmendur këto transmetime të dobta, ndërkohë në versione të sakta te Sahihu i Muslimit dhe libra të tjerë  është transmetuar saktësisht se Profeti (alejhissalatu uesselam) i ka mbështjellur në një rrobë Aliun, Fatimenë, Hasanin dhe Husejnin bashkë dhe ka thënë: “Këta janë Ehli Bejti im, -pra familja ime-, pastaj ka kënduar ajetin kuranor ku thuhet: “O Familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t’ju pastrojë plotësisht.” Surja Ahzab 33.  Mund të ishte përmendur në libër vetëm ky hadith i saktë që e transmeton Muslimi ne Sahihun e tij dhe nuk do ishte më e nevojshme  të sillen aq shume transmetime të dobta për këtë temë. Mirëpo si çdo herë bëhen përpjekje në forma të tilla të përshkallëzuara për të integruar shiizmin në mesin e muslimanëve suni. Në rastin konkret bëhen përpjekje që gratë e Profetit (alejhissalatu uesselam) të mos konsiderohen prej Ehli Bejtit që të mos meritojnë pastrimin e përmendur në ajetin kuranor dhe për pasojë është  më e lehtë për tu akuzuar me akuza nga më të ndryshmet , ashtu siç kanë akuzuar dhe shpifur për Aishen, vajzën e Ebu Bekrit dhe për Hafsan, vajzën e Umerit që në të njëjtën kohë ato janë dhe gratë e Profetit (alejhissalatu uesselam). Ndërkohë këto transmetime por edhe vetë ajeti Kuranor nuk i përjashtojnë gratë e Profetit (alejhissalatu uesselam) nga Ehli Bejti dhe nuk ka kurrfarë argumenti për këtë gjë. Për këtë arsye  imam Kurtubiu, Ibn Kethiri dhe komentues të tjerë  të Kuranit kanë thënë: “Ajeti Kuranor  është i përgjithshëm ku futen edhe gratë e Profetit (alejhissalatu uesselam), pasi fillimi i ajetit kuranor tregon qartë se ky ajet ka zbritur për gratë e Profetit (alejhissalatu uesselam).” Ja si vjen i plotë   ajeti kuranor të  cilin sekti Shiit me që llim e pë rgjysmojnë  duke pë rmendur vetë m pjesë n e fundit te ajetit: “O gratë e të Dërguarit! Ju nuk jeni si gratë e tjera. Nëse i frikësoheni Allahut, mos flisni me përkëdheli, që të mos ju dëshirojë ai që ka zemër epshore, por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme!  Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e padijes! Falni namazin, jepni zeqatin dhe bindjuni Allahut e të Dërguarit të Tij! O Familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t’ju pastrojë plotësisht.” Surja Ah’zab 32-33 Pra duket fare qartë  se ajeti po flet pë r gratë  e Profetit (alejhissalatu uesselam) të  cilat futen kryekë put te termi: Ehli Bejt.

Po ashtu  fjala Ehl-un në gjuhën arabe përfshin bashkshorten në formë të drejtpërdrejt, andaj shikojmë në transmetime të ndryshme profetike që me fjalën Ehl-un është folur për bashkshorten drejtpërdrejt duke mos përmendur të tjerë. Madje kjo mënyrë shprehjeje është përdorur në Kuranin Famëlartë ku Allahu i Madhëruar thotë: “Gruaja e tij, që rrinte aty, qeshi kur Ne i dhamë lajmin e mirë për Is’hakun e pas Is’hakut – për Jakubin. Ajo tha: “Ah! E mjera unë! A mos vallë, kështu plakë do të lind unë, ndërkohë që edhe burri im është plak! Me të vërtetë, kjo është diçka e jashtëzakonshme!” Ata (engjëjt), thanë: “A mos vallë, po çuditesh me urdhrin e Allahut? Mëshira e Allahut dhe bekimi i Tij qoftë mbi ju – familjen e të Dërguarit. Me të vërtetë, Ai është i Falënderuar dhe i Lavdëruar!” Surja Hud 71-73

Ajeti bën fjalë për Sarën dhe bashkshortin e saj Ibrahimin a.s, të cilët ishin të thyer në moshë, megjithatë, Allahu i Lartësuar i përgëzoi nëpërmjet melekëve me një djalë që do të quhej më vonë Is’hak. Në fund thuhet: “Mëshira e Allahut dhe bekimi i Tij qoftë mbi ju – familjen e të Dërguarit.” Fjala “familje” këtu, ku futet drejtpërdrejt Sara, bashkoshortja e Ibrahimit a.s është përmendur në ajetin e mësipërm pikërisht me termin: Ehlul Bejt, çka tregon fare qartë nëprmjet Kuranit Famëlartë se tek termi Ehli Bejt futen edhe gratë.

 

Hadithi nr 17

Zemakhsheriu në  Tefsir el-Keshshaf, në  komentimin e ajetit “…Thuaj: Unë  nuk kë rkoj prej jush ndonjë  shpë rblim pë r thirrjen time, pë rvec dashurisë  ndaj të  afë rmve ( të  mi )…” (42:23)

“Transmetohet se kur u shpall ky ajet, e pyetë n të  Dë rguarin e Allahut (s): “Kush janë  kë ta të  afë rm dashuria ndaj të  cilë ve na ë shtë  bë rë  e detyrueshme? Ai (s) u Pë rgjigj: “Aliu, Fatimeja, dhe dy djemtë  e tyre.”

Grada e hadithit: Kë të  hadith e transmeton Imam Taberaniu në  Mu’xhemin e madh 2647 (3/47) dhe 12259 (11/444) dhe ë shtë  transmetim shumë  i dobë t pasi në  zinxhirin e trasmetuesve gjenden tre transmetues të  dobë t një ri pas tjetrit. I pari ë shtë   Harb inbul-Hasen et-Tahhan të  cilin e konsiderojnë  të  dobë t Imam el-Ezdi dhe Ebu Hatim Err-Rrazi. I dyti ë shtë  Husejn ibnul-Hasen el-Eshkar të  cilin e konsiderojnë  si transmetues shumë  të  dobë t imam Buhariu, Ebu Zur’ah dhe të  tjerë . Madje Ebu Ma’mer el-Hidheli pohon se ai ë shtë  gë njeshtar. I treti ë shtë  Kajs ibnurr-Rrebi’ të  cilin e kosniderojnë  si transmetues tepë r të  dobë t Jahja ibn Meini, imam Ahmedi dhe imam Nesaiu.

Sic shikohet perpjekjet pë r të  gjetur interpretime jo vetë m nga hadithet profetike por edhe në pë rmjet ajeteve kuranore janë  të  shumta ku kë rkohet me cdo kusht që  gratë  e Profetit (alejhissalatu uesselam) të  mos jenë  nga Ehli Bejti. Mirë po argumentet nga vetë  Kurani që  shpjeguam sa më  sipë r janë  më se të  mjaftueshme pë r të  hedhur poshtë  pretendimet e që llimta të  shiitë ve.

 

Hadithi nr 18

Ibn Adiu transmeton prej Ibn Abbasit se ai tha: “Kur u zbrit ajeti “Padyshim, më të mirët e Krijimit janë ata që besuan dhe bënë vepra të mira.” (98:7), i Dërguari i Allahut (s) i tha Aliut: “Kjo do të thotë se ti dhe ndjekësit (ar.- shiitët) e tu, Ditën e Ringjalljes do të jeni të kënaqur dhe kënaqës (për Allahun).”

Grada e hadithit:   Këtë hadith e transmeton imam Taberiu ne Tefsirin e tij 24/556 dhe në zinxhirin e tij gjendet Ebul-Xharud Zijad ibnul Mundhir të cilin e kanë konsideruar si të tepër të dobët në transmetimet e tij, imam Ahmedi, Buhariu,  dhe të tjerë, ndërkohë imam Ebu Davudi, Jahja ibn Meini, Ibn Hibbani e të tjerë e konsiderojnë si gënjeshtar.

Sic shikohet burimet Shiite nuk mjaftohen në ngritjen e kultit të Aliut mbi sahabët e  tjerë, por mundohen të sajojnë transmetime të ndryshme që bëjnë të besosh se edhe sekti shiit është sekti fatlum dhe grupi më i mirë  në mesin e muslimanëve, madje duhet të besosh sipas tyre  se vetëm shiitët janë të shpëtuarit dhe të merituarit. Ndërkohë ndihmësit dhe respektuesit e vërtetë të Aliut r.a janë të gjithë muslimanët suni të cilët I duan të gjithë sahabët pa përjashtim. Për këtë imam Ibn Haxher El-Hejtemi në “Essavaik El-Muhrikah” thotë: “Ndjekësit e vërtetë të Aliut janë Ehli Suneti, sepse ata e duan Aliun r.a ashtu sic ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij (alejhissalatu uesselam). Ndërsa të tjerët përvec sunitëve në të vërtetë janë armiqtë e tij.” Ky dijetar i shquar po na tregon se dashuria  shfaqet  ashtu si do Zoti dhe Profeti  (alejhissalatu uesselam) duke respektuar të gjithë sahabët e nderuar  dhe duke i lënë Aliut r.a vendin që i takon pa e ngritur aq shumë mbi të tjerët dhe pa e ulur nën shkallën e merituar që gëzon. Nga ana tjetër  ajeti i përmendur në këtë transmetim nuk ka si të ketë kuptim kaq të ngushtë ku tregon se gjoja vetëm shiitët janë ata që kanë fituar kënaqësinë e Allahut, ndërkohë shikojmë ajete të tjera Kuranore që tregojnë se sahabët në përgjithësi kanë fituar kënaqësinë e vërtetë të Allahut të Lartësuar. Allahu në Kuran thotë: “Muhamedi është i Dërguar i Allahut. Ata që janë me të, janë të ashpër ndaj jobesimtarëve e të mëshirshëm midis tyre. I sheh ata si përkulen dhe bien në sexhde, duke kërkuar dhuntinë dhe kënaqësinë e Allahut. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes. Ky është përshkrimi i tyre në Teurat. Ndërsa në Ungjill, shembulli i tyre përshkruhet si një farë e mbjellë që lëshon filiza e forcohet e pastaj ngrihet e fortë me kërcellin e vet, duke i gëzuar mbjellësit (Kështu përshkruhen ata) me qëllim që, nëpërmjet tyre, Ai t’i zemërojë mohuesit. Për ata midis tyre që besojnë dhe kryejnë vepra të mira, Allahu ka premtuar falje dhe shpërblim të madh.” Surja El-Fet’h 29. Në këtë verset të Kuranit Allahu i Madhëruar pohon se shokët e Profetit (alejhissalatu uesselam) jo vetëm që kanë fituar kënaqësinë e Zotit por bashkë me cilësitë e tyre të larta janë përshkruar më parë në librat e shenjtë si Tevrati dhe Inxhili. Në një ajet tjetër thotë: “Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëvedhe ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim;  edhe ata janë të kënaqur me Atë. Allahu për ta ka përgatitur kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të jetojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja madhështore!” Surja Etteube 100. Në këtë ajet përmenden qartë Muhaxhirët dhe Ensarët por dhe të gjithë ata besimtarë të cilët ndjekin rrugën  e tyre më pas deri në Ditën e Gjykimit.  Cka do të thotë se nuk bëhet fjalë  për shiitët që pretendojnë të kundërtën duke shpikur hadithe sipas dëshirave të tyre, por të gjithë ata besimtarë që besojnë sic do vetë Zoti dhe i Dërguari i Tij.

 

Hadithi nr.19

Ebu Bekri dhe Aliu erdhën të vizitonin varrin e Profetit (s) gjashtë ditë pas ndërrimit jetë të tij. Imam Aliu i tha Ebu Bekrit: “Vazhdo ti i pari! Ebu Bekri u përgjigj: “Unë nuk i dal përpara atij për të cilin Profeti (s) ka thënë: “Aliu është për mua sic jam unë për Zotin tim.”

Grada e hadithit: Ky transmetim nuk përmendet dhe as shënohet në këtë mënyrë në asnjë prej koleksioneve të njohura ku gjenden hadithet profetike, madje as te koleksionet ku përmenden hadithet e dobta. Ky hadith përmendet te “Essavaik El-Muhrikah” 2/517 dhe “Errijad Ennedireh fi menakibil ashereh” 1/56 të Muhibbiddin Ettaberi dhe nuk përcillet asnjë zinxhir transmetimi që të vërtetojë autenticitetin e tij.  Transmetime të tilla nuk kanë origjinë të vërtetë aq më tepër kur kuptimi i tyre bie ndesh me hadithe të tjera të sakta por dhe me vetë thëniet e shumta të transmetuara nga Aliu r.a.  Sidoqoftë burimet Shiite si gjithnjë synojnë të zënë vend në mesin e muslimanëve duke futur në lojë dhe thënie  të vetë sahabëve të mëdhenj se gjoja ata dëshmojnë për pozitën e lartë që duhet të gëzojë Aliu r.a duke u përpjekur që ta cilësojnë atë si njeri që mund të shkojë deri në gradën profetike sic do të vijnë trasnmetime të tjera më pas. E gjithë kjo është një përpjekje jo vetëm për të vecuar  Aliun r.a nga sahabët e tjerë  por për të argumentuar besimin e tyre të devijuar se Aliu r.a dhe imamët shiitë janë të pagabueshëm, gjë e cila tek ata njihet me termin “El-Ismeh”. Ndërkohë trasnmetimet e shumta të sakta tregojnë se sahabët e kanë lavdëruar Aliun r.a por duke e lënë atë në pozitën që meriotn dhe pa e tepruar. Gjithashtu vetë jeta e Aliut dëshmon se ai ka qenë njeri i thjeshtë si sahabët e tjerë dhe po të ishte më i miri prej tyre  atëherë ai do të zgjidhej si prijës i besimtarëve pikërisht pas vdekjes së Profetit a.s. Mirëpo sahabët zgjodhën Ebu Bekrin, më pas Umerin, më pas Uthmanin e pas tij është zgjedhur Aliu r.a.  Gjithashtu Aliu vetë ia ka dhënë besën Ebu Bekrit duke e pranuar me dëshirë këtë besëlidhje, përndryshe Aliu do të akuzohej ose si frikacak që nuk nxjerr dot në pah të vërtetën  ose si fshehës i të vërtetës. Ndërsa shiitët besojnë se Aliu ka qenë njeriu që gjoja Profeti (alejhissalatu uesselam) ka caktuar që të jetë prijësi i besimtarëve pas tij.