Cikli i haditheve të dobëta dhe të trilluara (6)
Nga libri “110 Virtyte të Imam Aliut”
Nga hoxhë Mustafa Terniqi
Hadithi nr 20
Xherir el-Bexhli tha: “Ishim në grumbullimin e haxhinjve gjatë Haxhit të lamtumirës të të Dërguarit të Allahut (s), kur arritëm në një vend të quajtur Ghadir Khumm. Ai thirri për namaz në xhemat’at, ndaj ne muhaxhirët dhe ensarët u mblodhëm. Atëherë i Dërguari i Allahut (s) u ngrit në mesin tonë e tha: “O njerëz! Për cfarë dëshmoni? Ata u përgjigjën, ‘Dëshmojmë se nuk ka zot përvec Allahut!” Ai tha, ‘Po tjetër?’ Ata u përgjigjën, ‘Dhe se Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij’ Ai tha: ‘E kush është Wali-u i juaj?’ Ata u përgjigjën: ‘Allahu dhe i Dërguari i Tij janë Wali për ne.’ Atëherë ai e kapi Aliun për krahu dhe e bëri të ngrihej në këmbë, duke ia tërhequr krahun dhe duke i mbajtur parakrahët e tij. Atëherë ai tha: ‘Kujtdo të cilit Allahu dhe i Dërguari i janë wali, atëherë ky njeri i është wali! O Allah, kushdo që ta urrejë bëhu urryes i tij.’’’ (E ka transmetuar Taberaniu dhe el-Mutteki el-Hindi në Kenz ul-Ummal, vëll VI, fq 154të shkurtuar dhe el-Hejthemiu në Mexhma’ uz-Zeëa’id)
Grada e hadithit:Sic shikohet në fund të transmetimit përmenden dhe referencat ku gjendet ky transmetim dhe tek referencat shënohet dhe el-Hejthemiu. Do të ishte e udhës dhe prej besnikërisë që bashkë me të të përmendej dhe vetë fjala e Hejthemiut i cili kur e përmend këtë transmetim ne librin e tij “Mexhmeuzzevaid 9/106 e bën të dobët këtë transmetim duke thënë: “Në zinxhirin e këtij hadithi qëndron Bishr ibn Harb i cili është i dobët si transmetues dhe po aty ka persona të tjerë që nuk i njoh.” Sic shikohet imam El-Hejthemi nuk e ka përmendur hadithin thjesht si transmetim por ka sqaruar dhe gradën e tij dhe pse është i dobët dhe prej besnikërisë dhe amanetit të dijeve islame është që të përmendet fjala e tij deri në fund dhe mos të fshihen të vërtetat vetëm e vetëm që të shtohen sa më shumë transmetimet për Aliun r.a në mënyrë që të përmbushen qëllimet që kemi përmendur në hadithet e kaluara ku kërkohet me cdo kusht që Aliu duhet të njihet dhe të prezantohet si njeriu më i mirë në mesin e sahabëve. Ndërkohë transmetimi në fjalë, në zinxhirin e tij ndodhet dhe Harb ibn Surejxhi të cilin e konsiderojnë të dobët në trasnmetime Imam Buhariu, Ibn hibbani, Ibn Adijj dhe të tjerë.
Hadithi nr 20
Transmetohet prej Ibn Mardawejhit dhe ibn Asakirit, të dy prej Ebu Sa’id el-Khudriut se ky ka thënë: ‘Kur i Dërguari i Allahut (s) e emëroi Aliun ditën e Ghadir Khummit dhe bëri thirrje për pranimin e wilajetit të tij, Xhibrili i zbriti Profetit (s) me ajetin “Sot plotësova fenë tuaj…”
Grada e hadithit: Ky lloj transmetimi nuk shënohet në koleksionet e sakta të haditheve por as tek transmetimet e sakta të tefsirit, komentimit të Kuranit. Për këtë asrye imam Ibn kethiri ne Tefsirin e tij 5/53 thotë se ky transmetim nuk është i vërtetë dhe bie në kundërshtim me transmetimet e sakta që tregojnë se ajeti i lartpërmendur ka zbritur në ditë tjetër dhe për qëllim tjetër ndryshe nga cpërmendet në këtë transmetim jo të saktë.Siç shikohet përpjekjet për ta bërë Aliun më të mirin e sahabëve janë të vazhdueshme dhe në forma të ndryshme duke e servirur figurën e tij të lidhur me fillimin dhe mbarimin e Islamit. Në këtë transmetim përshembull përpjekjet shiite janë për ta bërë fenë islame përmbyllëse me figurën e Aliut ku pretednohet se ajeti që flet për përmbylljen e fesë bën fjalë për wilajetin e Aliut, apo sic njihet ndryshe tek shumë shiitë; merita që ka pasur Aliu për të qenë prijësi i besimtarëve që pas vdekjes së Pejgamberit a.s. Mirëpo argument të tilla janë të dobta dhe kundërshtojnë trasnmetimet e sakta dhe historinë islame pjesë e së cilës është vetë Aliu me fjalët dhe veprat e tij që tregojnë qartë për respektin dhe autoritetin që gëzonin Ebu Bekri dhe Umeri tek ai.