Deklarate rreth manifestimit në publik nga ana homoseksualëve

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 2 minuta lexim

gayimages

DEKLARATË
 
rreth
manifestimit në publik nga ana homoseksualëve
Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë, si organizatë që mbështetet mbi vlerat fetare dhe morale islame, është kundra çdo manifestimi publik që kërkon të promovojë homoseksualizmin si një orientim normal seksual në mesin e shqiptarëve.
Feja islame, ashtu si edhe fetë e tjera, që së bashku përbëjnë komunitetin më të madh të banorëve të këtij vendi, e konsideron homoseksualizmin si një orientim seksual të dënueshëm nga Zoti, sepse ai është e dëmshme për moralin, shëndetin dhe jetën sociale të individit, familjes dhe mbarë shoqërisë njerëzore, vlera këto të mbrojtura nga të gjitha ligjet e botës.
Kjo prirje deviante e dëmshme, bie ndesh gjithashtu me vlerat morale, fetare dhe tradicionale, që populli ynë ka trashëguar ndër shekuj, ndaj dhe promovimi i saj me manifestime të tilla publike si: festivale, parada apo ngritje e flamurit LGBT në krah të atij shqiptar, shkelin rëndë ndjeshmërinë, moralin dhe dinjitetin tonë si besimtarë dhe qytetarë të këtij vendi. Manifestime të tilla nuk mund të perceptohen vetëm se si përpjekje për t’iu imponuar shqiptareve, antivlerat morale e individuale të një minorance, si vlera normale dhe përparimtare të shoqërisë.
Nga ana tjetër duhet të bëjmë me dije se, çdo sulm që i bëhet sot moralit me të tilla agresione publike, do të ketë një kosto negative për familjen shqiptare në të ardhmen, duke prishur kështu themelin e shenjtë të shoqërisë sonë tradicionale.
Ne u bëjmë thirrje të gjithë faktorëve politikë, institucional dhe kulturor të këtij vendi, që krahas përpjekjeve që bëjnë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë njerëzore, të mos abuzojnë me këto terma për të zgjeruar përligjjen e veprimeve të tilla, që përdhosin shenjtërinë e familjes.
Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë
Maj, 2012