Disa nga sukseset ekonomike të Omer Bin Abdulazizit
Dr. Ali Xhumuaher- Rewahineh
Omer bin Abdul Azizi nuk kishte shkopin magjik për të shpërndarë mirëqënien në të gjithë umetin islam, por ai arriti të ringjallte ambiciet e njerëzve me vepra dhe jo me fjalë. Ai nuk u soll si një njeri i pafuqishëm dhe përtac, dhe as nuk iu bind lakmisë së njerëzve. Në këtë mënyrë umeti u ngrit lart me kontributin e të mëdhenjve dhe të vegjëlve. Ajo që bëri Omer bin Abdul Azizi ishte një zgjim, që mori vrull me gjithë forcën dhe masën e saj, dhe që e çoi umetin drejt stabilizimit. Si rrjedhojë disa nga rezultatet më të rëndësishme të kësaj reforme të ndërmarrë nga ai ishin:
1- Rrënjosja e faktorit të besimit në mundësinë e realizimit të mirëqënies ekonomike në nivelin e pushtetarëve dhe në nivelin e qytetarëve. Omer bin Usejdi thotë: “Pasha Allahun, Omeri nuk vdiq derisa dikush të vinte me shumë pasuri dhe të thoshte: “Shpenzojeni aty ku e shihni të arsymeshme” dhe nuk largohej prej aty, por në fund kthehej me gjithë pasurinë e tij, sepse nuk gjente se ku ta jepte lëmoshën, sepse Omeri i kishte pasuruar njerëzit.”
2- Eleminimi i xhepave të varfërisë, derisa njerëzit arritën të mbeteshin të kënaqur. Kur dikush dëshironte të nxirrte zekatin, nuk gjente dike për ta marrë atë.”
3- Zgjidhja e defiçitit financiar dhe borxhit prej të cilit vuante shteti në kohën e Abdul Melik bin Mervanit, i cili i paguante një takes mbretit të romakëve. Ai u detyrua që të bënte marrëveshje me të, duke i dhënë një takes për ta bindur, që tëmos e luftonte, për shkak se shteti ishte në defiçit.
4- Omer bin Abdul Azizi realizoi mirëqënien për shoqërinë islame deri në atëmasë, saqë pasuria i tejkalonte nevojat personale dhe publike. Këtë e tregon edhe një letër që Omer bin Abdul Azizi r.a. ia dërgon Abdul Hamid bin Abdurrahmanit në Irak: “Jepi njerëzve ndihmën që u takon.” Abdul Hamidi ia ktheu letrën: “Unë uadhashë njerëzve ndihmën që meritonin dhe në arkën e shtetit kanë mbetur përsëri para.” Omeri i shkroi: “Shiko ata njerëz që kanë marrë borxh jo për t’u tallur dhe as për ta shpërdoruar dhe shlyeja borxhin.” Abdul Hamidi ia ktheu: “Unë ua shleva borxhin dhe në arkë kanë mbetur përsëri para.” Omer i shkroi: “Shiko se kush ka mbetur beqar e që dëshiron të martohet dhe nuk ka para. Martoje dhe shlyeja shpenzimet e martesës.” Abdul Hamidi ia ktheu: “I martova të gjithë ata që gjeta dhe në arkën e muslimanëve kanë mbetur përsëri para.” Omeri i shkroi përsëri: “Shiko ndonjë që ka paguar xhizjen dhe nuk ka mundësi për të punuar tokën e vet dhe jepi borxh, që të ketë mundësi ta punojë, sepse nuk kemi nevojë për të për një ose dy vjet.” Imagjino nga të gjitha këto korrespondenca se sa e madhe ishte sasia e parave dhe se sa e lartë ishte mirëqënia, që tejkalon çdo përfytyrim, sesi realizohej kontrolli i të gjitha projekteve të zhvillimit dhe të investimit dhe se si eleminoheshin pengesat që dilnin përpara.
5- Zgjidhja e problemit të borxheve individual dhe shoqërore nga sufiçiti i arkës së shtetit. Omeri r.a. arriti të krijonte një organizëm të veçantë për të ndjekur nga afër çështjet në rang vendor dhe në rang vilajeti. Çdo ditë Omeri r.a. thërriste: “Ku janë borxhlinjtë? Ku janë ata që duan të martohen? Ku janë të vobektit dhe jetimët?”
6- Omeri vendosi një ekip kontrolli të lëvizshëm, që të mbikëqyrte gjendjen e shoqërisë në rang vilajetesh, me shpresën se mos gjente dike që të kishte nevojë për ndihmë. Abdetu bin ebi Lubabe thotë, se Omeri kishte dërguar me të 150 (derhemë) që t’I shpërndante tek fukarenjtë e vendeve islame. Ai thotë: “Shkova tek Maxhishuni dhe e pyeta. Ai m’u përgjigj: “Sot nuk di të ketë ndonjë nevojtar, sepse Omeri ua ka plotësuar të gjitha.”
Kjo ishte drejtësia e tij shoqërore e pashoqe. Nëse njerëzit nuk arrinin të merrnin të drejtat e tyre pasurore, atëherë shteti ua dërgonte ato në qytetet dhe fshatrat ku ata jetonin.
7- Omer bin Abdul Azizi pati sukses në krijimin e bindjes vullnetare ndaj ligjeve të shtetit. Maliku thotë: “Më kanë komunikuar se një punëtor i Omer bin Abdul Azizit i kishte shkruar atij, duke i kujtuar se një burrë nuk pranonte ta jepte zekatin. Omeri i kishte shkruar: “Lëre dhe mos e merr zekatin prej tij bashkë me zekatin e muslimanëve të tjerë.” Kjo fjalë kishte mbërritur në veshin e atij burri dhe atij i kishte ardhur rëndë. Pastaj ai e nxorri zekatin e pasurisë së tij. Punëtori i shkroi Omerit këtë që kishte ndodhur dhe Omeri e urdhëroi që ta merrte zekatin prej tij. Një veprim të tillë Omeri ua këshilloi të gjitha zonave kufitare, në mënyrë që të gjithë punëtorët e tij të ndërtonin urat e besimit mes tyre dhe tregtarëve, në mënyrë që të rritej iniciativa personale në zbatimin e rregullave të shtetit. Omeri i shkroi Ruzejkut dhe i tha: “Shiko ata muslimanë që kalojnë andej dhe merr prej tyre vetëm zekatin e pasurive, që janë të dukshme nga mallrat e tregtisë me të cilën merren.”
8- Omeri r.a. arriti të shtonte të ardhurat personale deri në atë masë, saqë një shtresë njerëzish, që zotëronin disa pasuri të luksit të përfshiheshin në grupin e përfituesve të zekatit. Esh’hebi thotë: “Më kanë njoftuar se Omer bin Abdul Azizi ka thënë: “Ai që kanjë shtëpi, një shërbëtor dhe një kalë le t’i jepet nga zekati.”
9- Në vitin e dytë të hilafetit të tij Omeri i ndaloi disa reforma, që i kishte ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes ekonomike gjatë vitit të pare të hilafetit të tij. Ndër to ishte transferta e zekatit drejt vilajeteve, që kishin nevojë për të zgjidhur disa probleme që lindën gjatë vitit të parë të hilafeitit të tij. Këtë reformë Omeri e ndaloi në vitin e dytë të hilafetit të tij. Maliku thotë: “Omeri i shkroi dikujt që dorëzonte lëmoshën e tij tek ai, që ta ndante atë më dysh.” Esh’hebi thotë: “Nga ky veprim i Omerit kuptuam, se njerëzit nuk kishin në vitin e dytë të njëjtat nevoja si në vitin e parë.”
10- Programiqë ndoqi Omeri r.a. për realizimin e reformave ekonomike mund të ndiqet, edhe në ditët e sotme, madje nëse ky program do të zbatohej në kohët e sotme ai do të realizonte një mirëqënie më të madhe sociale dhe do të siguronte sufiçite të mjaftueshme financiare, sepse kjo kohë ku jetojmë dallohet për elementët e shumtë dhe të shumëllojshme të prodhimit. Gjithashtu është e mundur që të përfitohet nga zhvillimi shkencor bashkohor për të zhvilluar më tej programin që ndoqi Omeri, sepse kushtet bashkohore mund të jenë më të përshtatshme, nëse gjenden njerëz si Omeri, që do ta marrin përsipër këtë program, gjithashtu dhe nëse gjenden njerëz që ta zbatojnë atë ashtu siç e zbatuan njerëzit e Omerit.
Këto janë përfundimet e arritura në fund të një studimi shumë të gjatë mbi reformat ekonomike të Omer Bin Abdulazizit. Ato janë dhënë të përmbledhura nga autori dhe ne po I përcjellim këtu për të shuar kureshtjen e lexuesit tonë. Shkëputur nga libri: “Programi i Omer bin Abdul Azizit në reformën ekonomike”.