Festa e Abetares

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 2 minuta lexim

festa-e-abetares
Komisioni i Përhershëm i Fetvasë

Nr. 26309

Datë 10/01/1436 h. / 03/11/2014

 

Lavdërimi i takon Allahut, paqja dhe bekimet qofshin për Profetin e Tij

Komisioni i Përhershëm i Fetvasë mori në shqyrtim pyetjen që i është drejtuar hirësisë së tij muftiut të përgjithshëm nga pyetësi me emrin Edvin Ruko dhe paraqitur Komisionit nga sekretariati i përgjithshëm i Këshillit të Dijetarëve të Mëdhenj me nr. 36000145 dhe datë 03/01/1436 h. Pyetja e drejtuar është si më poshtë:

“Nxënësit e klasës së parë fillore bashkë me administratën e shkollës në vendin tonë (në Shqipëri) organizojnë një festim me rastin e përfundimit të mësimit të shkronjave të alfabetit. Disa nga prindërit muslimanë kërkojnë të dinë se cili është gjykimi i fetar për të tilla festime. Njohjen e këtij gjykimi ata e kërkojnë nga dijetarët e mëdhenj.”

Komision pasi mori në shqyrtim çështjen përgjigjet duke thënë: Nuk ka problem diçka e tillë, sepse kjo vepër shërben edhe si nxitje për këta nxënës dhe të tjerëve që të ecin në rrugën e tyre.

 

Në Dorën e Allahu është suksesi.

 

Komisioni i Përhershëm i Fetvasë

 

Kryetar: Abdulaziz ibn Abdullah ibn Muhamed Al Shejh

Anëtar: Abdullah ibn Muhamed El-Mutlak

Anëtar: Salih ibn Feuzan El-Feuzan

Anëtar: Abdulkerim ibn Abdullah El-Hudajr

Anëtar: Muhamed ibn Hasan Al Shejh

Anëtar: Abdullah ibn Muhamed ibn Khuhejn