Fjala e vërtetë rreth çështjes së afrimit (mes sunive dhe shiave)

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 70 minuta lexim

Prof. Dr. Nasir bin Abdullah Kifari*

Afrimi i vërtetë mes grupacioneve, është bashkimi i tyre në të vërtetën dhe në udhëzim, duke iu përgjigjur kështu urdhrit të Allahut i Cili thotë: “Të gjithë kapuni fort për Litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” Sure Al Imran: 103. Padyshim që kjo është nga detyrat më të mëdha të fesë Islame dhe nga qëllimet më madhështore të saj.

Në raste kundërshtish, sigurisht që gjykatësi është Libri i Allahut dhe Suneti i Profetit të Tij – salallahu alejhi ue selem -, pikërisht sikur thotë Allahu i Lartësuar: “Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit.” Sure En Nisa: 59. Nëse në Kuran dhe Sunet nuk do të ketë zgjidhje për problemet mes muslimanëve, Allahu nuk do të kishte urdhëruar të ktheheshim tek to.

Megjithatë, nuk mund të përfitojnë nga kjo metodologji vetëm se ata të cilët i marrin ato si orientim dhe i nënshtrohen gjykimit të tyre. “Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur.” Sure El Ahzab: 36.

Nuk lejohet në asnjë rast që të krahasohet – ftohet në afrim – mes së vërtetës dhe së kotës, sikurse nuk lejohet të konsiderohen të njëjtë ata që rregullojnë me ata që prishin.”Thuaju: ‘Nuk barazohet e keqja me të mirën’.” Sure El Maide: 100. “Nuk janë njësoj i verbëri dhe ai që sheh; as ai që beson e bën vepra të mira nuk është i barabartë me atë që bën keq.” Sure Gafir: 58.

Përpjekjet për të afruar mes së vërtetës dhe së kotës, përveçse janë të pamundura, janë edhe e rrezikshme për të vërtetën dhe pasuesit e saj, sepse kjo d.m.th.: se e kota është e njëjtë me të vërtetën!

Shtirja si i verbër ndaj realitetit apo injorimi i fakteve të vërteta dhe dallimeve ekzistuese, nuk ndihmojnë në arritjen e rezultateve, sepse kjo i ngjan si t’i thuash të sëmurit se je i shëndoshë, duke treguar kështu neglizhencë ndaj sëmundjes e cila shtrihet në trupin e tij.

Gabon rëndë ai i cili flet rreth afrimit – suni dhe shia -, pa u kthyer më parë që të shohë pikat e takimit apo burimet te të cilat referohet një grupacion në lidhje me doktrinën dhe veprimet e tij; kjo për faktin se që të gjykosh rreth diçkaje, më parë duhet ta njohësh atë.

Të vërtetën nuk e qëllon dot as ai i cili përpiqet që të barazojë mes katër medhhebeve (shkollave juridike), të cilat kanë të njëjtën doktrinë dhe të njëjtat referenca[1], me grupacionet apo sektet të cilat kanë dalë jashtë kufijve të hartës së sekteve  – të cilat përtej problemeve konsiderohen sërish si grupe islame -, siç janë rrafidat dhe xhehmitë.[2]

Të vërtetën nuk e qëllon as ai i cili barazon mes bidateve të vogla si: shiizmi[3] sipas kuptimit të brezave të parë dhe bidateve të mëdha, si: rrafidizmi, të cilët refuzuan khalifen e parë të muslimanëve Ebu Bekrin dhe mallkojnë sahabët; çështje kjo të cilën e kanë sqaruar imam Dhehebiu[4], Ibën Haxheri[5] etj.

Në kohën tonë është përhapur tej mase dhe qëllimshëm një lloj maskimi  – i së vërtetës -, duke i quajtur rrafidat si shia, ndërkohë që e vërteta është se ata janë rrafida, siç i ka quajtur dhe imam Zejd bin Alij bin Husejn.[6]

Në ditët tona shiizmi është reduktuar në maksimim dhe nuk kanë mbetur veçse rrafidat, të cilët pretendojnë se ata janë ndihmuesit dhe pala e Ehlu Bejtit.[7] Këta përveç termit rrafida, njihen edhe si imamije[8], xhaferije[9] dhe ithnasherije[10]. Pra, në ditët tona nëse përdoret termi shia, nuk nënkuptohet asnjë grup tjetër veç të lartpërmendurve, sepse grupet e tjera njihen me emrin zejdije[11] dhe ismailije.[12]

Rrafidat kanë përdorur një mashtrim të madh i cili ka hedhur në grackë një numër të konsiderueshëm të sunive. Ata i besuan pretendimit të rrafidave se nuk ka dallim mes tyre dhe sunive. Këta njerëz nuk u përpoqën të kuptonin vërtetësinë e pretendimeve të tyre, duke u kthyer në burimet kryesore që ata kanë, në mënyrë që të zbulonin të vërtetën. Ata nuk e kuptuan se këto pretendime ishin të ndërtuara mbi një mashtrim të madh, të cilin dinë ta përpunojnë vetëm rrafidat. Këta njerëz përpiqen që të gjitha devijimet dhe lajthitjet, t’ia faturojnë Sunetit dhe, në këtë mënyrë, pretendojnë se nuk ka dallim mes tyre dhe sunive, duke u argumentuar për këtë me hadithe të sajuara e gënjeshtra ose të devijuara dhe larg interpretimeve të tyre të kota.[13]

Ndaj dhe nisur nga kjo themi se: ai i cili pohon se nuk ka dallim mes sunive dhe rrafidave (shiave), nuk është këshillues i drejtë. I tillë është edhe ai i cili pohon se kundërshtimet mes nesh dhe tyre janë në çështje dytësore, duke anashkaluar – me dije apo padije – se rrafidat janë veçuar nga pjesa tjetër e muslimanëve në aspektin e referencave, nga ku dhe marrin fenë e tyre dhe që i kanë quajtur “Librat e saktë të Imamive”, ndërsa kushtetuta iraniane i quan “Suneti i të pagabueshmëve”, të cilat kanë mbledhur dhe përfshirë në brendësinë e tyre të gjitha llojet e mohimit (blasfemisë) dhe devijimit, madje edhe ato që nuk të shkojnë në mend.

Në këto referenca, po ashtu, do të gjesh me qindra përralla, të cilat shprehen se Kurani është i mangët dhe i devijuar, duke përgënjeshtruar fjalën e Allahut: “Vërtet, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe Ne do ta ruajmë atë me siguri.” Sure El Hixhr: 9. Këta i ka nxjerrë në pah në mënyrë skandaloze një ndër dijetarët e tyre të mëdhenj, i cili i mblodhi të gjitha këto përralla në një libër që e quajti “Fjala e prerë, në vërtetësinë e ndryshimit të librit të Zotit të botëve”. Ky libër u botua në Iran, nën përkujdesin dhe me vulën e shtetit.

Ata i kanë nxjerrë zbuluar edhe dijetarë të tjerë prej tyre, të cilët i kanë numëruar dhe llogaritur këto blasfemi duke thënë: “Numri i tyre ka arritur në më shumë se dymijë hadithe[14], të cilat dijetari i tyre Mexhlisi i konsideroi si “Mutevatir” dhe që nuk janë larg lajmeve të imamëve në vërtetësi dhe numër.”[15] Imagjino se ç’fe dhe ç’referenca mund të jenë ato të cilat i shpallin luftë librit të Allahut!!!

Në këto referenca do të gjesh me qindra transmetime të cilat shokvënien ndaj Allahut e konsiderojnë monoteizëm dhe idhujtarinë si pjesë të fesë! Madje ata kanë shkuar deri aty, saqë i kanë bërë disa nga varret e të parëve të tyre si idhuj, të cilët i adhurojnë në vend të Allahut, i kanë dhënë pozitë më të madhe se Qabja dhe e konsiderojnë vizitën e këtyre varreve, më të vlefshme se haxhi në Qabe; ndërkohë që ky është pikërisht besim në idhuj dhe mohim i Zotit. Prej transmetimeve të tyre, të cilat vijnë në të njëjtin kontekst me atë që thamë, është edhe kjo: “Allahu i shpalli Qabes: ‘Nëse nuk do të ekzistonte dheu i Qerebelasë dhe ajo që mban në të, nuk do të kisha përzgjedhur; nëse nuk do të ekzistonte ajo që mban toka e Qerebelasë, nuk do të kisha krijuar, nuk do të kisha krijuar as xhaminë me të cilën krenohesh, prandaj qetësohu dhe hesht e bëhu e përulur, e nënshtruar, e përçmuar dhe mos u trego kryelartë dhe mendjemadhe ndaj tokës së Qerebelasë. Nëse nuk bën si të them, do të fundos dhe do të hedh në zjarrin e Xhehenemit…”[16]

Imagjino se si e konsiderojnë Faltoren e Shenjtë të Zotit, si një bisht të përçmuar dhe të nënshtruar para vendeve që i kanë marrë si idhuj!!!

Një nga autoritetet bashkëkohore[17], krenohet me legjendën mes Qabes dhe Qerebelasë duke thënë:

Në dialogun mes Qabes me Qerebelanë

Doli në pah, vlera që ka Qerebelaja

Ndërsa tekstet e tyre që tregojnë për vlerën që ka vizita e vendeve të tyre (gjoja të shenjta) në krahasim me Haxhin në Qaben e madhërueshme janë të panumërta.[18] Një nga tekstet që është përmendur në referencat e tyre dhe që pohon këtë doktrinë idhujtarie është dhe thënia e një prej krerëve të tyre: “Pasha Allahun, nëse unë do t’ju flisja për rëndësinë që ka vizita  e tij[19] dhe vlerën që ka varri i tij, do ta braktisnit haxhin përjetësisht dhe askush nuk do të bënte më haxh… Allahu e ka bërë Qerebelanë vend të shenjtë, të sigurt dhe të begatë, përpara se ta konsideronte Qaben si vend të shenjtë.” Kur transmetuesi e dëgjoi këtë, iu drejtua imamit të tij në formë qortimi: “Allahu ka bërë obligim për njerëzit vizitën e Qabes dhe nuk e ka përmendur vizitën e varrit të Hysenit!” Imami nuk gjeti me se t’i përgjigjej dhe i tha: “Edhe nëse është e tillë, kështu e ka caktuar Allahu.[20] Pra, ty nuk të mbetet gjë tjetër, vetëm se të braktisësh urdhrin e Allahut dhe të veprosh sipas mendimit tim!”

Në librat e tyre, ndër të tjera do të gjesh: “Kush e viziton varrin e Husejnit në ditën e Arafatit, do të shpërblehet sikur ka kryer njëqindmijë haxhe me imamin (Mehdiun); sikur ka kryer njëqindmijë umre me Profetin dhe familjen e tij; sikur ka liruar njëqindmijë skllevër; dhe sikur ka përgatitur njëqindmijë luftëtarë në rrugë të Zotit. Këtë njeri Allahu do ta quaj ‘Robi Im besnik që beson në premtimin Tim’ dhe melaiket do të thonë: ‘Filani është besnik, e ka mburrur Zoti mbi arshin (Fronin) e Tij’.”[21]

“Allahu në ditën e Arafatit, shikon tek vizitorët e varrit të Husejnit, përpara se të shohë tek haxhinjtë që qëndrojnë në Arafat.”[22] “Nëse falesh në rrethinën e tyrbes së Hysejnit, për çdo rekat që bën, do të shpërblehesh sikur ke kryer njëmijë haxhe dhe ke bërë njëmijë umre, sikur ke liruar njëmijë skllevër dhe sikur ke marrë pjesë njëqindmijë herë me Profetin në luftë.”[23]

Madje mashtrimet e tyre në këtë kapitull kanë arritur deri aty, saqë kanë thënë: “Allahu viziton varrin e Husejnit për çdo natë xhumaje, zbret në të, bashkë me melaiket, Profetët dhe kujdestarët.”[24] Të njëjtën gjë e kanë thënë edhe për varrin e prijësit të besimtarëve Aliut – Allahu qoftë i kënaqur me të! -[25], ku përmendin thënien e një prej imamëve të tyre që i thotë njërit prej ndjekësve: “A nuk po e viziton atë të cilin e viziton Allahu, melaiket, profetët dhe besimtarët?”[26]

Themeluesi i këtij sekti, nuk u mjaftua me ringjalljen e fesë së idhujtarëve dhe dhënien përparësi vizitës së tyrbeve të tyre, ndaj Haxhit në faltoren e Zotit, por ka shtuar se kur të formojnë shtetin dhe të dalë Mehdiu i tyre, ai: “Do ta shkatërrojë Qaben, derisa të nxjerrë themelet e saj, e më pas ta ndërtojë mbi to.”[27] Po ashtu, do të vrasë haxhinjtë, të cilët kryejnë ritin mes kodrave Safa dhe Merva. Në tekstet e tyre thuhet: “Sikur jam duke pare tek Himran bin A’jum dhe Mejser bin Abdulaziz, të cilët me shpatat zhveshur u qëllojnë njerëzve mes Safas dhe Mervas.”[28]

Në fakt këtë e kanë bërë edhe në vitin 317 hixhri, ku vranë haxhinjtë brenda në xhaminë e Qabes.[29] Të njëjtën gjë u përpoqën ta bënin edhe në vitet 1407 dhe 1409 hixhri, duke organizuar shpërthime, prej të cilave vdiqën dhe haxhinj. Allahu e nxori në pah se cilët qëndronin pas kësaj ngjarjeje dhe u bë e qartë se të gjithë ata ishin rrafida.[30]

Pasi Mehdiu i tyre të mbarojë së shkatërruari xhaminë e Qabes, sipas legjendave të tyre, i vjen radha edhe xhamisë së Profetit alejhi selam në Medine, ku thuhet: “Gjëja e parë që do të bëjë imam Mehdiu është… prishja e xhamisë.”[31]

Mehdiu i tyre, sipas asaj që ata besojnë, do të prishë dhomën ku është varrosur Profeti dhe do të zhvarrosë Ebu Bekrin dhe Umerin. Ata pretendojnë se Mehdiu i tyre ka thënë: “Më pas do të shkoj në Jethrib[32], do ta prish dhomën dhe do të nxjerr prej saj të dy trupat e tyre të njomë – Ebu Bekrit dhe Umerit -, do të urdhëroj t’i çojnë në drejtim të Bakias dhe atje do të urdhëroj të vendosen dy trungje ku do t’i kryqëzoj. Poshtë këmbëve të tyre (trungjet) do të çelin gjethe, prej së cilave do të sprovohen njerëzit më shumë se herën e parë.”[33]

Sikurse do të gjesh në referencat e tyre hadithe të shumta, ose më mirë thuaj mashtrime, të cilat konsiderojnë si të pafe sahabët më të mirë të Profetit  – salallahu alejhi ue selem – . Dijetari i tyre Mexhlisi, ka përmendur në librin e tij një kapitull ku thotë: Kapitulli: “Blasfemitë e të treve, hipokrizia dhe veprat e tyre skandaloze”.[34] Tre personat që ka për qëllim Mexhlisiu, janë tre prijësit e drejtë pas Profetit, salallahu alejhi ue selem, të cilët janë njerëzit më të mirë në mesin e muslimanëve: Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur me ta![35]

Po ashtu, do të gjesh me qindra thënie të dijetarëve të tyre, ku i ngrenë imamllarët e tyre në shkallën e profetëve dhe të dërguarve, madje i ngrenë edhe më lart se ata. Nga kapitujt e referencave të tyre bazë do të gjesh kapituj me titull:

Kapitulli: “Ata (imamët) kanë njohuri më të mëdha se të Profetëve”.[36]

Kapitulli: “Ata kanë vlerë mbi profetët dhe të gjithë krijesat… dhe se Profetët e Ulul Azmit, nuk e arritën këtë gradë vetëm se nëpërmjet dashurisë që treguan për ata (imamët)”.[37]

Kapitulli: “Profetëve iu janë përgjigjur lutjet për faktin se kanë vendosur si ndërmjetësues imamët”.[38]

Nisur nga kjo, disa prej kompetentëve të tyre kanë thënë: “Nga domosdoshmëritë e medhhebit tonë, është se imamët kanë pozitë të cilën, nuk e ka arritur asnjë melek i afërt apo profet i dërguar.”[39]

Megjithatë ata nuk u mjaftuan me kaq, por u dhanë atyre pozita hyjnore, i dhanë atribute të Allahut dhe kështu dijetari i tyre Kulejni në librin e tij “El Kafi” ka vendosur një kapitull ku thotë:

“Imamët zotërojnë dijen e së shkuarës dhe së ardhmes, atyre nuk u fshihet asgjë”.[40]

Kapitulli: “Imamët nëse duan të njoftohen rreth diçkaje, e bëjnë kur të duan”.[41]

Kapitulli: “Imamët zotërojnë atë që fshihet në gjokse, dinë se kur do të vdesin (njerëzit) dhe çfarë do t’i godasë”.[42]

Disa nga këto kapituj, posedojnë me qindra të ashtuquajtura hadithe, prandaj gjejmë se disa nga referencat e tyre bashkëkohore[43] e kanë shprehur haptazi këtë doktrinë, e cila në fakt është besimi i Abdullah bin Sebeit[44]. Ai thotë duke lavdëruar prijësin e besimtarëve Aliun, Allahu qoftë i kënaqur me të!:

                                    Babai i Hasenit, ti je zoti vetë

                                    Simbol i fuqisë së Tij madhështore

                                    Je oqeani i dijes së të fshehtave

                                    Po a mund të fshihet ty diçka?

                                    Ti drejton mullirin të gjithë krijesave

                                    Je shkaku i ekzistencës së tyre

                                    Ti ke vendimin në do t’i shpëtosh nesër

                                    E në dëshiron, i tërheq me fytyra përdhe[45]

Në përgjithësi, ky sekt ka mbledhur në referencat dhe doktrinat e tij, gjërat më të shëmtuara që mund të ekzistojnë te fetë dhe fraksionet. Ata janë idhujtarë në çështjen e njësimit, portretizues, më pas (xhehmije) mohues në kapitullin e Emrave dhe Cilësive të Allahut. Ata janë murxhia ekstrem në çështjen e besimit, sikurse janë khavarixh në çështjen e gjykimit (të njerëzve) dhe kërcënimit. Po ashtu, janë sebeij në çështjen e imamllëkut dhe sahabëve, sikurse janë terroristë dhe kriminelë në marrëdhëniet e tyre me kundërshtarët; njerëz të cilët besimin e tyre e kanë ngritur në përralla dhe legjenda. Ata këtë e kanë pohuar vetë në librat e tyre ku thonë: “Feja jonë, është e vështirë, e zorshme.”[46] “Nga hadithet tona, zemrat neveriten.”[47] Ata janë si khavarixhët, të cilët nuk pranojnë të parë dhe nuk i binden atij, sado i drejtë qoftë ai, me përjashtim nëse është qeverisje “e Kujdestarit të fakihut/juristit”.[48] I konsiderojnë si të pafe të gjithë muslimanët, të cilët nuk pasojnë idetë e tyre, qofshin të gjallë a të vdekur. Në lidhjet e tyre shoqërore, ata janë mazdekistë[49] dhe të shthurur duke i ligjëruar këto sjellje nën petkun e mut’as[50], sikurse janë dhe hajdutë të pasuesve të masave nën parullën e një të pestës së pasurisë, e cila duhet dhënë për familjen e Profetit alejhi selam.[51]

Kështu që, duke u nisur nga sa përmendëm më lart, dijetari Muhamed Zahid Keutheri ka thënë: “Është e pamundur që të diskutohet rreth çështjes së afrimit me dijetarët e shiave/rrafidave, vetëm se atëherë kur të kenë marrë autorizim nga sekti i tyre, se do t’i hedhin poshtë katër librat  – të cilët i kanë si referenca – dhe nuk do t’i marrin në konsideratë. Kjo për faktin se ato përmbajnë transmetime false, të cilat prekin librin e Allahut dhe Sunetin e Profetit alejhi selam, i cili është përcjellë nga burrat e brezit të parë. Ehli Suneti nuk mund ta përfytyrojë se mund t’u besojë transmetimeve të tyre (rrafidave), për arsyen se është e pamundur që sahabët të braktisin Kuranin dhe Sunetin.”[52]

Ndërsa dijetari Musa Xharallah – Myftiu i fundit i Rusisë -, ka shkuar edhe më larg se kaq. Ai fillimisht shkroi një libër ku i ftonte muslimanët që ta konsideronin shiizmin si medhheb të pestë, por kur lexoi librat e tyre dhe jetoi me ta në Iran dhe Irak, u kthye nga e gjitha ajo ç’kishte menduar e deklaruar më parë. Ai pohoi qartë se çdo fjalë e cila vërtitet rreth afrimit me ta, është e kotë. Po ashtu, të gjitha konferencat të cilat zhvillohen për të bashkuar  – mes sunive dhe shiave -, janë të padobishme, përderisa dijetarët e shiave të braktisin të gjitha doktrinat të cilat prekin dhe kundërshtojnë Kuranin, Sunetin e pastër, sahabët dhe të gjithë umetin (muslimanët) nga referencat e tyre.[53]

Kurse Muhamed Behxhetu Bejtar, dijetari i Shamit, kur pa këmbënguljen e shiave për të qëndruar në humbjen e tyre u tha: “Atëherë le të biem dakord se çdonjëri prej nesh ka fenë dhe doktrinën e tij dhe le të bashkëpunojmë mes nesh, sikurse bashkëpunojnë shtetet që kanë fe dhe doktrina të ndryshme.”[54]

Dijetari Mustafa Sibai, fillimisht u mashtrua nga hipokrizia dhe mashtrimet e atyre, por nuk zgjati shumë sepse ai u trondit nga njerëz të cilët para tij shfaqeshin si miqësor dhe se janë në një mendje, të cilët botuan libër rreth Ebu Hurejres ku e konsideronin si hipokrit dhe të pafe.[55]

Nga të fundit të cilët u përpoqën të gjenin rrugët e afrimit me shiat, ishte edhe dijetari Jusuf Kardavi, i cili së fundi e zbuloi realitetin e tyre, pas shumë vitesh orvatje dhe mendimi të mirë për ta. Ai vetë thotë: “Kam qenë nga njerëzit që mbështesnin afrimin  – suni dhe shia -; kam marrë pjesë për vite të tëra në konferencat e afrimit; kam vizituar Iranin edhe disa nga autoritetet shiite, por më pas i dhashë fund këtyre përpjekjeve.” Ai vazhdon e thotë: “Mjafton që shiat na kundërshtojnë rreth Kuranit, nënave të besimtarëve dhe sahabëve. Shiat posedojnë të ardhura që arrijnë në miliarda, me të cilat janë të gatshëm të shkatërrojnë doktrinën e Ehli Sunetit, në të gjitha shtetet ku ata ndodhen. Prandaj kërkohet nga dijetarët që të luajnë rolin e tyre në informimin e muslimanëve rreth realitetit të shiave.”[56]

Dikush mund të thotë: përse të mos përhapim idenë e dashurisë mes nesh dhe tyre, të largojmë të gjitha shkaqet që çojnë në armiqësi, t’i lëmë ata në atë që janë, ata kanë fenë e tyre ndërsa ne kemi fenë tonë?

Pas një leximi të gjatë në librat dhe referencat e tyre, më është bërë e qartë se dijetarët dhe autoritet e tyre e kanë asgjësuar atë që quhet “bashkëjetesë”, e ç’mund të thuash pastaj për bashkëpunimin me ta. Ata janë përpjekur me të gjitha format që të mbjellin armiqësinë ndaj muslimanëve në zemrat e pasuesve të tyre, duke i konsideruar  – muslimanët – si mohues më të mëdhenj se çifutët, të krishterët dhe mazdekët  – mexhusët -. Ata kanë vendosur një sërë tekstesh, të cilat ia kanë atribuuar padrejtësisht disa prej Ehlu Bejtit  – familjes së Profetit alejhi selam -, sidomos Ebu Abdullah, Xhafer Sadikut.

Në referencat e tyre përmendet se Daud Ferdek ka thënë: “E Pyeta Ebu Abdullain: Çfarë mendimi ke për vrasjen e nasibive?”[57] Ai u përgjigj: “Derdhja e gjakut të tyre është hallall, por unë frikësohem se mos të ngjet ndonjë e keqe, e nëse mundesh që të rrëzosh mbi të murin apo ta mbysësh pa të vënë re, bëje”.[58]

Dijetari i tyre Bahrani i cili njihet prej tyre si “hulumtuesi”, ka thënë: “Nëse ndonjërit prej jush, i jepet mundësia që ta vrasë dikë prej tyre, apo t’i rrëmbejë pasurinë, pa sjellë ndonjë dëm për veten apo vëllezërit, i lejohet ta bëjë në fshehtësi mes tij dhe Allahut”.[59]

Këtë ide rrafidat nuk e kanë vetëm për sunitë, ata mendojnë njësoj edhe për disa sekte të shiave, siç janë zejditë. Në referencat e tyre thuhet se përcillet nga Umer bin Jezid se ka thënë: “Pyeta Ebu Abdullain në i jepet sadaka nasibive (armiqve), apo zejdive?” Më tha: “Mos u jep atyre sadaka, madje nëse mundesh mos u jep as një gotë ujë.” Më pas më tha: “Zejditë janë armiq.”[60]

Ata janë në pritje të çdo rasti për të derdhur armiqësinë e tyre ndaj arabëve, madje i kërcënojnë se kur të dalë Mehdiu i tyre, do t’i luftojnë me një luftë të përgjakshme. Në referencat e tyre thuhet: “Kur të dalë Mehdiu, mes arabëve dhe Kurejshëve, nuk do të mbesë gjë tjetër veç shpatës.” Imami i tyre thoshte: “Mes nesh dhe arabëve, nuk ka mbetur vetëm se shpata dhe bënte me dorë në fytin e tij”. Më pas ai tha: “Pasha Atë në dorën e të Cilit gjendet shpirti im, do t’i therim njësoj sikur bën kasapi me bagëtinë.” [61]

Arabët të cilët duhet të vriten, nuk kanë faj tjetër veç faktit se nuk janë pjesë e sektit të tyre; madje armiqësia e tyre shkon më tej, ku ata pretendojnë se do të vrasin dhe njerëz të cilët nuk kanë bërë asnjë mëkat. Ata thonë: “Mehdiu do të shkojë te një burrë i cili nuk ka bërë mëkat dhe do ta vrasë.” [62] Po ashtu thonë: “Mehdiu do t’i vrasë të gjithë pasardhësit e atyre që vranë Husejnin.” [63]

Kështu, vrasja dhe armiqësia është bërë bazë e doktrinave të tyre dhe natyrë e qenies së tyre. Ata e rinovojnë këtë cilësi, në çdo festë prej festave të tyre, duke thurur legjenda me luftë mes familjes së Profetit alejhi selam dhe shokëve të tij; duke mallkuar sahabët dhe duke kërkuar marrjen e hakut, për të cilën gjuhët e tyre nuk reshtin së pushuari në çdo rast apo festë. Padyshim se njerëz që rriten në ambiente të tilla, do të kthehen në egërsira, të cilët presin të marrin hak ndaj kundërshtarëve të tyre.

Ndër tekstet që flasin për Mehdiun thonë: “Ai nuk di gjë tjetër veç luftës; nuk do të lërë askënd dhe nuk do të falë asnjë.” Madje ai dhe mëkëmbësit e tij, do ta pastrojnë njerëzimin dhe nuk do të lënë vetëm se pak prej tyre, aq sa thonë: “Kjo çështje nuk do të plotësohet, derisa të zhduken nëntë të dhjetat e njerëzimit.” [64] Mexhlisi ka shkruar: “Nëse njerëzit do ta dinin se çfarë do të bëj Mehdiu, do të dëshironin të mos e shikonin, për shkak të vrasjeve të mëdha që ai do të bëj.” [65]

Muhamed Sadër një ndër kompetentët e tyre thotë: “Kjo luftë përfshin të gjithë njerëzimin dhe do të jetë një luftë botërore dhe me ndikime të mëdha”.[66] Nuk është habi se interesi që tregojnë kompetentët e tyre për bombën atomike, të jetë si parapërgatitje e kësaj armiqësie.

Referencat e tyre në lidhje me kundërshtarët thonë: “Ata që na kundërshtojnë, nuk kanë vend në shtetin tonë, vërtet Allahu na e ka lejuar derdhjen e gjakut të tyre kur të dalë Mehdiu ynë”.[67] Në të njëjtën kohë i konsiderojnë edhe si armiq “nevasib”. Ata thonë: “Kur të dalë Mehdiu ynë, do t’i paraqesim përpara tij çdo armik “nasibi”, nëse pohon se është musliman  – dhe pranon pushtetin tonë -, atëherë do ta lëmë të lirë; në të kundërtën do t’i pritet koka, ose do të japë xhizjen  -taksën-, njësoj sikurse e japin dhe miletet e tjera”.[68]

Këto referenca, ndalojnë që ndaj tyre të tregohet mëshirë, duke i dhënë për të ngrënë apo për të pirë, madje ai i cili nuk i përmbahet kësaj, është i kërcënuar me dënim të dhembshëm. Transmetohet -sipas tyre- se Ebu Abdullai ka thënë: “Zemra jote nuk duhet të tregojë aspak dhimbsuri për armikun “nasibin”. Mos e ushqe dhe as mos i jep për të pirë edhe nëse vdes urie apo nga etja. Mos e ndihmo, edhe nëse është duke u mbytur dhe të kërkon ndihmë, mos e ndihmo sepse babai im -Muhamedi alejhi selam thoshte: ‘Kush e ushqen një nasibi “armik”, Allahu do t’ia mbushë barkun me zjarr Ditën e Gjykimit, qoftë nga të falurit apo nga ata që meritojnë dënimin’.”[69]

Një ndër imamëte tyre, i këshillonte pasuesit që t’i vrisnin kundërshtarët duke i bërë atentat, duke u thënë: “Kam frikë se nëse e vret sheshit, do të pyesin përse e vrave? Dhe ti do ta kesh të pamundur të gjesh justifikim, kështu që dëmton veten dhe derdhet gjaku i besimtarit prej nesh për shkak të një njeriu të pafe; prandaj vritini duke ju bërë atentate”.[70]

Në tekstet e tyre thuhet: “Cilido që mohon një imam të caktuar nga Allahu, ai është jobesimtar, gjaku i tij është i lejuar të derdhet, vetëm nëse pendohet dhe kthehet nga ajo që ka thënë në moment”.[71]

Në librin “Rrixhal el Kishi” thuhet se një pasues rrafidi, i dërgon një raport të fshehtë të parit të tij, për organizimin e kryer nga ai dhe përmend se si ka mundur të depërtojë mes disa muslimanëve dhe t’i eliminojë ata. Në këtë raport ai shpjegon disa nga këto mënyra dhe praktika duke thënë: “Disave u jam ngjitur me shkallë në shtëpitë e tyre dhe i kam vrarë, ndërsa disa të tjerë, i kam thirrur natën dhe kur ata kanë dalë në derë i kam eliminuar”.[72] Në këtë raport, përmend se kishte vrarë plot trembëdhjetë muslimanë, të cilët nuk kishin bërë as edhe një lloj faji, me përjashtim të asaj se nuk kishin pasuar sektin e tyre.

Vrasja dhe hakmarrja është aq e madhe tek ata, saqë i tejkalon të gjallët për të shkuar edhe te të vdekurit, ku thuhet se Mehdiu i tyre apo zëdhënësi i tij do të shkojë në Medine, do ta shemb dhomën ku janë varrosur Profeti alejhi selam, Ebu Bekri dhe Umeri dhe do t’i zhvarrosë dy shokët e Profetit, do t’i varë në dy trungje dhe do t’i mallkojë, më pas do t’i zbresë dhe do t’i djegë, ndërsa pluhurin e tyre do ta marrë era.[73]

Argumentet rreth kësaj janë të shumta, aq sa imam Sheukani  – i cili ka jetuar në mesin e tyre dhe i njeh nga afër – ka thënë: “Rrafidat nuk janë kurrë njerëz të besës me ata që e kundërshtojnë fenë dhe sektin e tyre, përkundrazi kanë legjitimuar derdhjen e gjakut në rastin e parë që t’u jepet mundësia. Ata e kanë të ligjëruar derdhjen e gjakut dhe rrëmbimin e pasurisë dhe çdo shenjë respekti apo dashurie që shfaqin, është një gënjeshtër (tukje), e cila mbaron sapo t’u jepet mundësia”.[74]

Duke u nisur nga e gjitha kjo, u drejtohem atyre të cilët gulçojnë nga vrapi pas mirazhit të ashtuquajtur “afrim“. Vallë, vërtet mendoni se me anë të saj do të arrini mbështetjen e tyre dhe fitoren? Nëse mendoni kështu, ju jeni vetëm duke hamendësuar, sepse feja e tyre është e ndërtuar mbi ndalueshmërinë e rreshtimit nën flamuj të tjerë veç flamurit të “imamit” të tyre, ose “zëdhënësit” të tij që është “Kujdestari Jurist”, edhe pse këta flamuj mund të jenë për kauza të drejta dhe të vërteta. Prandaj kanë thënë në librat e tyre: “Çdo flamur që ngrihet para se të shfaqet imami (i pritur), poseduesi i saj është tagut (idhull), edhe nëse fton në të drejtën”.[75]

Po ashtu, në tekstet e tyre gjendet: “Allahu do ta dënojë çdo popull, i cili ka pranuar imam (prijës) jo të drejtë dhe jo të zgjedhur nga Allahu, edhe pse populli mund të jenë të drejtë dhe të devotshëm në atë që punojnë. Sikurse do të falë çdo popull të cilët i janë nënshtruar dhe kanë pranuar udhëheqjen e imamit të drejtë të zgjedhur nga Allahu, edhe pse populli mund të veprojë vepra të këqija dhe të pahijshme”.[76]

Nisur nga kjo, ata ua konsiderojnë si të ndaluar pasuesve të tyre, luftën përkrah muslimanëve, me pretendimin se nuk ka luftë të drejtë derisa të dalë imami i pritur. Nga ana tjetër në lidhje me heronjtë e luftërave të muslimanëve pohojnë: “Mjerë për ta, kanë shpejtuar vrasjen në dynja dhe ahiret. Pasha Allahun! Nuk konsiderohet dëshmor, vetëm se ai që është prej ndihmësve tanë (rrafidave), edhe nëse vdes në shtratin e tij”.[77]

Ndërsa që kur kanë themeluar shtetin e tyre dhe kanë zbatuar parimin “Qeverisja e përgjithshme e Juristit”, luftë tek ata, konsiderohet lufta që i drejtohet umetit, duke rrëzuar të gjitha pushtetet islame. Khumejni ka thënë: “Ne nuk posedojmë rrugë për të unifikuar umetin islam dhe të çlirojmë tokat e tyre nga pushtuesit, vetëm nëpërmjet ngritjes së pushtetit tonë islamik. Ky pushtet do t’i kurorëzojë veprimet e tij, ditën kur t’i ketë thyer kokat e mashtrimit dhe shkatërrimin e idhujve nga mesi i njerëzve, të cilët përhapin padrejtësinë dhe kaosin në mesin e njerëzve”.[78]

Ata nuk mjaftohen vetëm me kaq, përkundrazi, dijetarët e këtij sekti i udhëzojnë pasuesit e tyre, që jetojnë në shtete të cilat nuk besojnë në “Qeverisjen e përgjithshme të Juristit”, që të bëhen gati për daljen e imamit të tyre dhe këtë e realizojnë nëpërmjet dy mënyrave:

E para: Duke përhapur parimet e tyre me çdo rrugë që munden.

E dyta: Duke realizuar kryengritje të armatosura.

Dijetari i tyre bashkëkohor Abdul-Hadi Fadli thotë: “Ajo që kuptohet nga këto transmetime dhe të ngjashme është se pritja (e imamit), është obligimi i përgatitjes dhe marrja e masave, në mënyrë që të dalë imami i pritur”.[79] Më pas ai shpjegon se ç’qëllim ka me fjalën marrje masash ku thotë: “Marrja e masave për daljen e imamit të pritur, realizohet nëpërmjet veprimtarisë politike, duke nxitur ndërgjegjësimin politik, dhe duke zhvilluar revolta të armatosura”.[80]

Si mund të presësh prej tyre ndihmë dhe mbështetje, ndërkohë që ata e kanë të ndërtuar besimin mbi këto parime?! Madje historia ka dëshmuar për komplotet e tyre në bashkëpunim me armiqtë kundër muslimanëve, qoftë kjo në rang individësh, siç veproi Ibën Alkami[81], Nusejrudin Tusi[82] dhe Ibën Jektin[83], apo në rang shtetesh siç ka vepruar shteti i Ubejdive, Safevitëve dhe shteti i Khumejnit.[84]

Nëse thirrësit për afrimin (sunito-shiit), kërkojnë nga kjo pajtueshmërinë rreth dispozitave fetare, apo unifikim në qëndrimet rreth qëndrimeve fetare mbi të rejat bashkëkohore apo që të mund të fitojnë mbështetjen e tyre në qëndrimet botërore; atëherë duhet ta kuptojnë se po gabojnë, sepse feja e tyre ndërtohet mbi detyrueshmërinë e kundërshtimit të muslimanëve, madje nga bazat e fesë së këtyre njerëzve është kundërshtimi i umetit në çdo gjë dhe se duke kundërshtuar muslimanët ata janë në të vërtetën! Në librin “El Kafi” thuhet: “E drejta është në kundërshtimin e masave (muslimanëve)”. Po ashtu kanë thënë: “Duhet parë se nga anojnë – muslimanët – pushtetarët dhe gjykatësit e tyre dhe të kryhet e kundërta e saj”.[85]

Nga të ashtuquajturat hadithe që ata përcjellin është dhe thënia e imamit të tyre: “Nëse dëgjoni dy hadithe që bien ndesh me njëri-tjetrin, atëherë merrni për bazë të kundërtën e asaj me të cilët punojnë ata (muslimanët)”.[86]

Transmetohet se ai, gjithashtu, ka thënë: “Pasha Allahun, ju nuk keni ngjashmëri me ata në asgjë, edhe ata nuk kanë ngjashmëri me ju në asgjë. Kundërshtojini, sepse ata nuk janë në fenë e pastër”.[87]

Ndjekësit e tyre i porositin, se nëse nuk gjejnë ndonjë nga dijetarët e tyre për ta pyetur, atëherë: “Le të shkojnë te dijetarët e vendit dhe t’i pyesin për atë që ka nevojë, dhe nëse i jep ndonjë përgjigje, le të punojnë me të kundërtën e saj, sepse ajo është e vërteta”.[88]

Një nga dijetarët e tyre kompetent Hurr el Amili e ka komentuar këtë thënie: “Prej mirësive të Allahut ndaj këtij grupacioni (rrafidave) të vërtetë, është se Ai e ka lënë shejtanin të lirë ndaj dijetarëve të masave (muslimanëve). Kështu ai i bëri të humbin dhe gabojnë në çështjet teorike, në mënyrë që ne të marrim dhe punojmë të kundërtën e tyre. E njëjta gjë është edhe ajo që thuhet për gratë: ‘Merruni mendimin dhe kryeni të kundërtën’.”[89]

Atëherë, si mund të ftohen njerëz që kanë këtë doktrinë në afrim?! Si mund të pretendohet se ata mund të takohen me Ehli Sunetin, ndërkohë që ata pohojnë se e vërteta është në kundërshtim të asaj që pason Ehli Suneti?! Vetëm kjo mjafton si argument për të treguar se e ashtuquajtura “Thirrje për afrim” është vetëm një perde të cilën ata e përdorin për të përhapur rrafidizmin mes muslimanëve.

Lexues i nderuar! Nëse nuk do të frikësohesha se do zgjatesha, do të merrja të bënim së bashku një shëtitje të shpejtë të referencave të tyre, në mënyrë që të shihje dhe të lexoje se çfarë thonë për (Kuranin, Sunetin dhe Unanimitetin e muslimanëve) dhe atë që besojnë në lidhje me Njësimin, besimin dhe çështjet e tjera doktrinale me të cilat ata janë veçuar, si: imameti, pagabueshmëria, tukja, kthimi (i Aliut), fshehja (e imamit), mehdizmi, etj.

Kundërshtia mes sunive dhe shiave është në burimet dhe referencat nga ku e marrin fenë, qofshin këto në çështjet bazë apo ato dytësore; gjë të cilën e kam sqaruar në një libër më vete me titull “Usul Medhheb Shia”.

Ndaj dhe, duke u bazuar nga sa më lart, them se metodologjia e duhur drejt afrimit është t’u sqarojmë atyre të vërtetën, me urtësi, duke i këshilluar butë dhe duke debatuar me qetësi, në mënyrë që të bashkohemi rreth së vërtetës, të cilën e ka shpalosur Kurani dhe e ka sqaruar Suneti, si dhe për të cilin janë në unanimitet të parët tanë të mirë dhe imamllarët e tyre. Ne kurrë nuk duhet të themi se kjo është diçka e largët dhe e paarritshme, përkundrazi kjo është e arritshme dhe ka dhënë rezultate në rang individësh, grupesh dhe shtetesh. Këtu nuk është vendi për ta shpjeguar këtë, por do të mjaftohem vetëm me disa shembuj të cilat mbjellin shpresë në shpirtrat, të cilët e kanë humbur atë dhe sjell një përvojë për mendjet e hutuara.

Në tokën e Kenanit (Egjipt), pas një kohe, e cila zgjati për tre shekuj me radhë, nën sundimin e ubejdijinëve (ismailij), e cila njihej si “shteti Fatimij”, u kthyen njerëzit e këtyre tokave të begata në fenë e vërtetë dhe kjo nën përpjekjen e imamit dhe pushtetarit të drejtë Salahudin Ejubi dhe mbështetjen e dijetarëve edukatorë si dhe pas përhapjes së dritës së dijes, e cila u përhap nga Ez’heri dhe qendra të tjera të dijes.

Në kohën e mbretit Nadir Shah, pikërisht në “Kongresin e Nexhefit”, i cili u zhvillua në shekullin e dymbëdhjetë të hixhretit nën kujdesjen e tij, u zhvillua një dialog mes disa dijetarëve suni  – të cilët i udhëhiqte dijetari Abdullah Suvejdi – dhe disa prej krerëve të shiave. Në këtë kongres, dijetarët suni mundën që të shfaqnin të vërtetën dhe kongresi i mbaroi punimet duke rënë dakord dhe pranuar atë me të cilën është shprehur Kurani dhe Suneti, për të cilën ka patur unanimitet të brezave të parë, por  vdekja e Nadir Shahut bëri që ky kongres të mos i jepte frytet e duhura.

Po për krerët (imamët) e shiave të kësaj kohe që janë udhëzuar dhe ndërgjegjësuar, a nuk ke dëgjuar? Karvanin e tyre e paraprin Ajatullahu i madh Burkai’, i cili shprehu qartazi braktisjen e shiizmit dhe kthimin në sunij, madje i ftoi dhe shiat e tjerë ta bënin një gjë të tillë. Ai doli në rezultatin se ky fraksion (grupacion), nuk mund të kthehet në të vërtetën dhe nuk mund të dalë nga ky tunel i errët vetëm se duke shembur idhujt e tyre, të cilat janë burimet nga ku ata e marrin fenë, të cilat janë shpikur nga njerëz të devijuar. Dhe ky dijetar e filloi veprimtarinë e tij duke thyer idhullin më të madh, i cili është libri “El Kafi” në librin e tij “Shembja e idhullit”.

Po ashtu edhe lëvizja e Ahmed Kesrevit, Prokurorit të Përgjithshëm të Teheranit, autorit të Librit “Shiat dhe Shiizmi” – të cilin e shkroi për shiat e Kuvajtit -, ishte një lëvizje e cila u përpoq të zhbënte rrafidizmin, porse vrasja e tij nga një deputet ekstremist, bëri që kjo lëvizje të mos përhapej më tej.

Madje disa dijetarë të mëdhenj iranianë i kanë thënë shejh Uthejminit: “Nëse hapet një radio në gjuhën persishte, ku t’u sqarohet njerëzve e vërteta, vështirë është të qëndrojë njeri në sektin e tyre”. Këtë ma ka thënë vetë shejh Uthejmini dy herë kur kam qenë në shtëpinë e tij.

Nga njerëzit e fundit të cilët janë kthyer në të vërtetën, është dhe një nga ish-referencat e njohura  – në mesin e shiave – Husejn Muejid, të cilin Allahu e udhëzoi tek e vërteta, pasi lexoi librin “Usul Medheb Shia”.[90]

Këto janë disa shfaqje të kthimit të madh në të vërtetën, madje unë pas bindjes që kam arritur nga leximi dhe studimi, shkoj edhe më larg kësaj duke u shprehur se një nga pengesat më të mëdha për afrimin e këtij sekti tek e vërteta, është thirrja për në afrim me baza të injorancës dhe pohimi i disa të mashtruarve nga mesi i sunive se “nuk ka dallim mes nesh dhe shiave rafidi”. Kjo për faktin se deklaratat e tilla i ndihmojnë dijetarët shiit që të abuzojnë me parullat dhe pretendimet e tyre se: “Doktrina me të cilën ata janë veçuar nga pjesa tjetër e muslimanëve, ka baza në librat e sunitëve”! Po ashtu, shprehje të tilla, bëjnë që masa e shiave, të cilët nuk janë të qetë me sektin e tyre dhe që kërkojnë të vërtetën, ta kërkojnë këtë të vërtetë në sekte të ndryshme jashtë rrugës së Sunetit, sepse dikush u ka thënë atyre se nuk ka dallim mes nesh dhe shiave! Kjo, po ashtu, është një mundësi që u jepet devijantëve shia, që të përhapin humbjen e tyre në mesin e muslimanëve, ku nuk duhet të harrojmë se ata posedojnë mjete për humbjen dhe devijimin e njerëzve saqë dhe çifutët nuk dinë një të dhjetën e saj, siç ka pohuar dhe Imam Dehleviu, i cili është nga njerëzit që e ka njohur më mirë se çdokush sektin e tyre. Madje as shejtanët nuk arrijnë në ligësinë e tyre, sikurse është shprehur Imam Alusi, i cili i ka njohur, ka dialoguar me ta, ka lexuar referencat e tyre dhe ka jetuar mes tyre në Irak.

Nëse je në dyshim nga ajo që po lexon, atëherë shih në sprovat që ata kanë derdhur në ngjarjet aktuale.

Prandaj themi se rruga e afrimit, është afrimi i shiave në të vërtetën, gjë e cila kërkon përpjekje të mëdha për t’i ftuar masat e shiave në metodologjinë e vërtetë dhe t’i lirosh ata nga prangat, të cilat i kanë robëruar prej kohësh, dhe nga devijantët, të cilët i kanë çuar në humbje dhe i kanë devijuar nga rruga e vërtetë.

Ehli Suneti janë përherë të gatshëm që ta marrin Kuranin si gjykatës, t’i mbështesin të gjitha bindjet e tyre në ajetet e qarta, por a do ta pranojnë këtë edhe shiat rrafidi?

Shejhul Islam Ibën Tejmije ka thënë: “Supozojmë se lajmet për të cilat kemi mosmarrëveshje nuk gjenden apo nuk dihet se cila prej tyre nuk është e saktë dhe e lëmë argumentimin me to, duke u kthyer kështu në atë që është e njohur në mënyrë masive “mutevatir” dhe që perceptohet me anë të logjikës dhe traditës apo për të cilën shprehen tekstet në të cilat ka dakordësi”.[91] Po ashtu ka thënë: “Nëse ata i lënë transmetimet (e tyre) edhe ne i lëmë transmetimet tona[92] dhe i kthehemi Kuranit”. Më pas shpalosi kotësinë e sektit të tyre duke u argumentuar me tekstet e qarta të Kuranit.

Nga domosdoshmëritë e Islamit të vërtetë dhe logjikës së shëndoshë, është që të dorëzohesh përballë teksteve të tilla, sepse mosdorëzimi d.m.th.: se Kurani nuk i sqaron bazat e fesë; dhe kjo është blasfemi (mohim) i qartë, sepse Islami i gjithë nuk është tjetër veçse aprovim i asaj që ka shpallur Kurani dhe zbatim i tij.

Kjo është fjala e përbashkët mes nesh dhe tyre. Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: “Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut!”

Revista “El Bejan”, nr: 314, Sheval 1413, Gusht-Shtator 2013.

Përktheu dhe përshtati:

Bledar Tefik Haxhiu

____________________________

* Prof. Dr. Nasir bin Abdullah Kifari, është profesor në Fakultetin e Sheriatit në Universitetin e Kasimit, i specializuar rreth doktrinës dhe sekteve dhe sidomos shiizmin. Është autor i një numër të konsiderueshëm librash dhe një referencë në aspektin e shiizmit, ku dhe ka një kontribut të vyer, nga ku më së tepërmi spikasin studimet e tij: “Meseletu Tekrib bejne Suneti ve Shia” dhe “Usul medhheb Shia”.

[1] Shiko librin: “Usuludin inde Eimetil Arba’atu Uahidetun”, Nasir el Kifari.

[2] Xhehmitë, janë një fraksion i cili doli në fundshekullin e dytë. Ata mohonin emrat dhe cilësitë e Allahut, pohonin se besimi është thjeshtë njohja e Allahut, etj. Një pjesë e dijetarëve i kanë konsideruar si fraksion i dalë nga vatha e Islamit.

[3] Shiat fillestarë, janë një fraksion i cili jepte përparësi më tepër dashurisë së Aliut radijallahu anhu ndaj Uthmanit radijallahu anhu.

[4] Shiko: “Mijzan el I’tidal”, 1/5-6.  

[5] Shiko: “Lisanul Mijzan”, 1/9-10. 

[6] Shiko: “Minhaxhu Suneti Nebevije”, 1/35, 2/96.

[7] Ehlu Bejti, janë familja e Profetit Muhamed, salallahu alejhi ue selem, gratë dhe të afërmit e tij, ku nga më të rëndësishmit janë pasardhësit e Aliut  – dhëndrit – dhe vajzës së tij Fatimes, Allahu qoftë i kënaqur me ta.

[8] Janë quajtur imamije për faktin se besojnë në 12 imamët të cilët rrjedhin nga familja e Profetit alejhi selam dhe sipas tyre janë të përcaktuar me tekst të qartë.

[9] Janë quajtur xhaferije, për shkak të pasimit sipas tyre të Xhafer Sadik, një ndër 12 imamët e tyre.

[10] Ithnasherije është një emër tjetër me të cilën njihen rrafidat, e kanë marrë këtë emër për faktin se ata besojnë në 12 imamët që rrjedhin nga familja e Profetit, salallahu alejhi ue selem, të caktuar me dekret nga vetë Profeti alejhi selam e ku imami i dymbëdhjetë është imagjinar, (i pa lindur ndonjëherë) dhe se është fshehur që prej mbi njëmijë e njëqind e disa vite, dhe se është ende gjallë e do të dalë në kohën e fundit.

[11] Zejdije, janë fraksioni më i afërm i shiave me Ehli Sunetin. Ata janë quajtur kështu për faktin se pasuan një ndër imamët të cilin e refuzuan rrafidat, Zejd bin Aliu bin Husejn, Allahu e mëshiroftë!

[12] Ismailijtë, janë një fraksion i rrafidave të cilët ndryshe nga ithnasheritë besojnë se imamati shkon te Ismail bin Xhafer Sadik, duke pretenduar se Xhafer Sadik la testament që imam pas tij të jetë Ismaili.

[13] Shiko: “Mes’eletu Tekrib”, 1/61 dhe më pas.

[14] Shiko: “Faslul Khitab”, f. 125.                           

[15] “Mir’atul Ukul”, 2/536.

[16] “Uesailu Shia”, 14/515, dhe “Biharul Envar”, 98/107.

[17] Ai është Muhamed Husejn Al Kashif El Gata, në librin e tij “El Ardu ue Turbetul Husejnije”, f. 55-56.

[18] Mexhlisi i ka përmendur në librin e tij “Biharul Envar” në plot tre vëllime, 100, 101, 102, në kapitullin e vizitave. “Uesailu Shia” i Hur el Amili në kapitullin e vizitave, ka përmendur plot 106 tema rreth tyre, për më tepër shiko në: 10/251 e më pas. Në librin “Uafi” i cili ka mbledhur katër librat bazë të tyre, ka përmendur 33 tema rreth vizitave, shiko vëllimin e dytë dhe: 8/193 e më pas. Shiko dhe “Men la Jehduru el Fakijh”, 2/338 dhe më pas. “Tehdhibul Ahkam”, 6/3-116. “Uesailu Shia”, 20/49 etj.

[19] Ka për qëllim varrin e Husejnit, Allahu qoftë i kënaqur me të!

[20] “Kamil Zijarrat”, f. 449, dhe “Biharul Envar”, 98/88.

[21] “Uesailu Shia”, 14/460-461; “Biharul Envar”, 98/88; “Eluafi”, 8/222.

[22] “Eluafi”, 8/222.  

[23] Po i njëjti burim.

[24] “Kamil Zijarrat”, f. 222; “Uesailu Shia”, 14/480; “Biharul Envar”, 98/60.

[25] Dijetarët kanë thënë se ajo që njihet në Nexhef si varri i Aliut, në të vërtetë nuk është varri i tij, sepse sahabët e fshehën vendin e varrit të tij, në mënyrë që të mos e gjenin havarixhët. Rreth kësaj shiko në: “El Bidajetu ue Nihaje”, 7/343; “Tabakat el Hanabile”, 1/88; “Sijer Alam Nubela”, 15/249-252.

[26] “El Kafi”, 4/580; “Kamil Zijarrat”, f. 89; “Uesailu Shia”, 14/376; “Biharul Envar”, 98/257-258.

[27] “El Gajbetu”, e Tusit, f. 282, dhe “Biharul Envar”, 52/338.

[28] “Biharul Envar”, 47/79, shiko dhe librin “Protokollatet e ajatëve të Kumit”.

[29] Për më tepër shiko në: “El Muntedham”, Ibën Xheuzi, 6/222; “El Bidajetu ue Nihaje”, 11/160; “Tarijh”, Ibën Haldun, 3/191.

[30] Shiko: “Beraetu minel Mushrikin”, f. 76.                      

[31] “El Gajbetu”, f. 282, dhe “Biharul Envar”, 52/338.

[32] Imagjinoni, edhe Medinen e përmendin me emrin e vjetër para Islamit dhe e gjitha kjo nuk është gjë tjetër veçse shprehje mllefi.

[33] “Biharul Envar”, 52/386.

[34] “Biharul Envar”, 53/104-105.

[35] “Biharul Envar”, 30/145.

[36] Dijetarët e rrafidave, nxorën një dekret ku ndalonin të botoheshin vëllimet që flisnin rreth kësaj çështjeje në librin “Bihar”, në mënyrë që të mos demaskoheshin dhe të zbuloheshin nga muslimanët e thjeshtë.

[37] “Biharul Envar”, 26/297-298.    

[38] Po aty: 26/267-319.        

[39] Po aty: 26/194-200.        

[40] “Hukumetul Islamije”, Humejni, f. 52.  

[41] “Usul el Kafi”, 1/260.

[42] Po aty, 1/258.                 

[43] Ai është dijetari i tyre Abdul-Husejn Amilij.

[44] Abdullah bin Sebe ka qenë nga judejtë e Jemenit dhe në kohën e Uthmanit shprehu në mënyrë sipërfaqësore pranimin e Islamit me qëllime tinzare dhe për të shkaktuar ndër muslimanët atë që shkaktoi Pali tek të krishterët. Ibën Sebe ishte ndër ata që u rebeluan kundër prijësit të muslimanëve, Uthmanit, dhe ishte i pari që doli me parullën se Aliu ka pozitë më të lartë nga të gjithë shokët e tjerë të Profetit, madje ai ishte ndër ata që thanë se Aliu është zot.

[45] “Dijvanul Husejn”, 1/48.

[46] “Usul el Kafi”, 1/401-402 dhe “Biharul Envar”, 2/182 e më pas.         

[47]  “Biharul Envar”, 2/192.

[48] Qeverisja e kujdestarit të Fakihut d.m.th.: se rrafidat nga besimet e tyre kanë se shtetin nuk e drejton vetëm se imami i përcaktuar nga Allahu (dymbëdhjetë imamët), ndaj meqenëse imami i tyre i dymbëdhjetë (që s’ka ekzistuar kurrë) është fshehur që në vitin 260 h, atëherë i bie që rrafidat të ishin pa shtet, sepse çdo pushtetar veç imamit në besimin e tyre konsiderohet tagut, dhe për të dalë nga kjo situatë atëherë shpikën dhënien e kompetencave të drejtimit të Shtetit të Juristëve prej tyre.

[49] Mezdekije, është fe në Iranin e Vjetër, themeluesi i saj është Mezdek bin Namedhan i cili lindi me 488 e.r. Kjo fe besonte në të mirën dhe të keqen, dritën dhe errësirën, sikurse ishte e njohur për shthurjen dhe amoralitetin në mesin e pasuesve të cilët e konsideronin një gjë të tillë pjesë të fesë, duke e ditur se kjo rrymë fetare u përhap në mesin e elitave të Iranit të asaj kohe.

[50] Mut’a, është martesa me kontratë, qoftë kjo dhe për një ditë, madje edhe për disa orë! Ky është një ligjërim i imoralitetit, nën petkun fetar, por që në të vërtetë kjo vepër në Islam është e ndaluar dhe konsiderohet zina.

[51] Shiko shkrimin: “El Bid’atu el Malije Inde Shiati el Imamije”. 

[52] “El Mekalat”, El Keutherij, f. 158.                    

[53] “El Ueshiatu”.     

[54] “El Islam ue Sahabetul Kiram bejne Suneti ve Shia”, f. 116.    

[55] “Sunetu ve Mekanetuha fi Teshrij el Islami”, f. 8-9.     

[56] Dëgjoje fjalën e tij në adresën: https://www.youtube.com/watch?v=MoFwyb4AX30

[57] Neuasib, quhen ata të cilët i kanë shpallur armiqësi Aliut dhe familjes së Profetit alejhi selam, por të cilën rrafidat e përdorin padrejtësisht si akuzë ndaj sunive.

[58] “Ilelu Sheraij”, Ibën Babavejh, f. 200; “Uesailu Shia”, 18/163; “Biharur Envar”, 27/231.

[59] “Shihabu Thakib”, f. 266-267.   

[60] “Rrihxal el Kishi”, f. 199, dhe “Biharul Envar”, 72/179.

[61] Krahasoje këtë tekst me masakrat që bëjnë bandat paramilitare dhe pasuesit e këtij sekti me njerëzit e pafajshëm në Siri.

[62] “Biharul Envar”, 52/39.  

[63] “Ilelu Sherai”, 1/229; “Uesail Shia”, 16/139; “Biharul Envar”, 52/313.

[64] “Gajbetu”, Numani, f. 146.        

[65] “Gajbetu” f. 154, dhe “Biharul Envar”, 52/354.

[66] Muhamed Sadik Sadër, një ndër referencat bashkëkohore të shiave, ka qenë opozitar me sistemin e Irakut, u vra në atentat në vitin 1999.

[67] “Tarijh ma Bade Dhuhur”, f. 483.          

[68] “Biharul Envar”, 52/376.

[69] “Tefsir Furat”, f. 100, dhe “Biharul Envar”, 52/373.     

[70] “Biharul Envar”, 93/71.

[71] “Rrixhal Kishi”, f. 529.  

[72] “Rasailu Shia”, 28/323; “Mustedrek el Vesail”, 18/164; “Biharul Envar”, 23/89.

[73] “Rrixhal Kishi”, f. 342-343.       

[74] “Biharul Envar”, 52/386.

[75] “Edebu Taleb ue Munteha Ereb”, f. 70-71.        

[76] Shiko: “El Kafi”, 5/295, dhe “El Gajbetu”, f. 7.

[77] “Hukumetul Islamije”, f. 35.      

[78] “Fi Intidhar el Imam”, f. 69.       

[79] Po aty, f. 70.       

[80] “Usul Medhheb Shia”, 3/255.

[81] Ai është Muejidudin bin Alkami, ministri i Halifes Abasit Mu’tesim. Planifikoi me Holakon  – mbretin mongol -, në bashkëpunim me Nusejrudin Tusin, pushtimin nga Holako të qendrës së Hilafetit, Bagdadin, me shpresë se Holako do ta bënte mëkëmbës të Bagdadit. Porse Holaku pasi pushtoi Bagdadin dhe vrau mbi 1.000.000 banorë, e vrau edhe Ibën Alkamiun.

[82] Ai është Ebu Xhafer Muhamed bin Muhamed bin Hasen Tusi, i njohur si Nusejrudin Tusi. Ka qenë pjesëtar i sektit ismailij, më pas iu bashkua rrafidave. Pas pushtimit që Holako i bëri kalasë së ismailitëve, Tusi u bë një ndër njerëzit që ishte nën hukmin e Holakos, i cili e përdorte Tusin sipas interesave. Nusejrudin Tusi bashkëpunoi me Ibën Alkamiun për rrëzimin dhe pushtimin e Bagdadit.

[83] Ai është Ebu Hasen Alij bin Jektin, ka qenë një ndër ministrat e Halifes abasi Harun Rrashidit, Ibën Jektini ka qenë rrafidi, por që e ka fshehur besimin dhe gjatë ushtrimit të detyrës si ministër ka bërë krime ndaj sunive, duke përdorur hilet që janë pjesë e fesë së rrafidave.

[85] “El Kafi”, 1/68, dhe “Uesailu Shia”, 18/82-83.  

[86] “Uesailu Shia”, 18/85.

[87] Po aty.    

[88] Ilelu Sherai,  f. 531; “Tehdhib”, 6/295, “Uesailu Shia”, 18/82-83; “Biharul Envar”, 2/233. 

[89] “El Ijkadh Minel Behxhe”, f. 70-71.      

[90] “Minhaxh Es Suneh”, 4/134.      

[91] Po aty, 4/449.     

[92] Po aty, 1/107.