Nga Fatjon Isufi
Eshtë një historian i madh Turk i cili jetoi në Gjermani qysh prej më shumë se gjashtëdhjetë vitesh. Ai quhet Fuat Sezgin -mundohuni ta mbani mend këtë emër. Ky njeri e meritonte të merte çmimin Nobel, por ky çmim siç dihet u jepet vetëm të afërmve dhe mbështetësve të zionistëve.
Ky burrë qysh prej 60 vitesh punon në Frankfurt me një grup pune që ka në përbërje Gjermanë, Turq dhe Arabë. Në një qendër të pamvarur kërkimesh. E gjithë puna e tij është të kontrollojë librat perëndimorë të vjetër dhe t’i kthejë në origjinën e tyre të mohuar zyrtarisht e që është origjina e tyre arabe.
Sot që po flasim ai ka patur sukses që të arrijë tek 150.000 libra të vjetër evropianë dhe pas 60 vitesh ai bashkë me grupin e tij kërkimor kanë arritur të kontrollojnë rreth 40.000 tituj të këyre librave dhe kanë gjetur origjinën e tyre arabe të 35.000 librave deri tani. Ndërkohë njëri nga Universitetet Islame, ai i Muhamed bin Saudit në Rijad qysh herët ka marë përsipër botimin e vëllimeve të para të librit dhe ato që kam unë qysh prej 30 vitesh i kanë kaluar dhjetë vëllimet.
Clare ben ai? Mer kopjen origjinale të librit evropian dhe më pas ndjek origjinën dhe shikon se ne origjine ai liber është përkthim dhe ajo që ka bërë përkthyesi eshte heqja e emrit të autorit arab dhe vendosja e emrit të tij.
Në optikë, në mjekësi, astronomi, kirurgiji, anatomi, bujqësi, detari, lundrim, sinoptikë etj.
Prej kesaj perendimi fitoi dy gjeran: Ata përvetësuan të gjitha njohuritë tona dhe ne momentin kur i falsifikuan krijuan një vetëbesim sa te mos mundesh tu thuash se ju ketë e keni përvetësuar. Në këtë mënyrë moprali i tyre ua lejoi atë që morali ynë nuk na e lejon, vjedhjen dhe plagjiaturën (falsifikimin).
Kur kam studiuar periudhën e epokës së përkthimeve, pas një farë kohe studimi dhe hulumtimi arrita të zbuloj tri baza: Përkthimet perëndimore gjatë periudhës së rilindjes pra gjatë shekujve 14, 15 dhe 16, përkthimi perëndimor që fillonte nga Italia deri në Amerikë ka qenë përkthim: Selektiv, falsifikues dhe fshehës.
Si ka qenë selektiv? Këta njerëz nuk kanë përkthyer libra që flasin për religjionin Islam, për letërsinë, apo libra që flasin për vlera, jo, ata përkthyen vetëm librat shkencore, njohuritë mekanike, fizike, kimike, matematiken, astronomine, inxhinjerinë, mjekësinë, anatominë, bujqësinë, lundrimin etj. Këto libra kanë përkthyer, pra përkthim selektiv.
Gjithashtu përkthimi i tyre ka qenë falsifikues, sepse hoqën emrat e dijetarëve tanë dhe vendosën emrat e përkthyesve të tyre. Përveç disa autorëve që ishin me emër si lbn Sina apo Ibn Rushd të cilët filluan të njiheshin me emrat Avi Cena apo Avarros, ndërsa librat e dijetarëve të tjerë u falsifikuan.
Gjithashtu ata përdoren përkthimin fshehës që do të thotë se kur ata ishin të detyruar të shkelnin vijat e kuqe (që ja kishin vënë vetes) dhe të futeshin në njohuritë njerëzore që flasin për vlerat, këtë e bënin në fshetësi të madhe. Psh: Ata depërtuan në jurisprudencën Islame dhe morën transaksionet Islame dhe njohuritë e mire administrimit. Gjithashtu morën disa vlera që nxisin në rregullimin shoqëror, por ata e fshehën këtë. Le të marim vetëm një shembull. A e dini se një pjesë e madhe e Kodit civil Francez është i marë nga Fikhu (jurisprudenca) Maliki. Dhe libri mbi të cilin janë mbështetur (kanë përkthyer) quhet “Sherh ed Derdijr ala metni Halil”. Krahasimin mes këtij kanuni dhe fikhut Maliki e ka bërë një dijetar Egjiptian (Sejid Abdullah Husejn) në një studim të posaçëm duke e titulluar: “Krahasimet legjislative”. Historiani i njohur Francez Gustave Le Bon në librin e tij “Qytetërimi Arab” thote: “Gjenerali më i njohur Francez, Napoleon Bonaparti, kur u kthye nga Egjipti per në vendlindjen e tij (France) në vitin 1801, mori me vete një libër që i përkiste jurisprudencës së shkollës Malikie (Malik bin Enes) i cili quhej: Sherh ed Edrdijr ala metni Halil”.
Kështu që Fikhu Maliki konsiderohet i pari fikh Islam që ka shoqëruar Oksidentin.
Pra ka qenë përkthim: Selektiv, falsifikues dhe fshehës.
Revista Kibla, Mars 2021