Gjykimi mbi një produkt bankar si alternativë e depozitave me afat

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 4 minuta lexim

shtepi

Gjykimi mbi një produkt bankar si alternativë e depozitave me afat

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi Profetin e fundit, Muhamedin a.s., mbi familjen dhe gjithë shokët e tij.
Asambleja e Jurispodencës Islame pranë Ligës së Botës Islame, në sesionin e saj të 19-të, të mbajtur në Mekë në periudhën 22-27 Sheval 1428 H që i korespondon datës 3-8 Nëntor 2013, shqyrtoi temën: “Një produkt alternativ i depozitave me afat”, të cilin e praktikojnë një numër bankash në kohën e sotme nën emra të shumë si p.sh: Murabeha riverse (e kundërt), likuiditet i kundërt, investimi i drejtëperdrejtë, investim murabeha etj., si dhe nën shumë emra të tjerë bashkohorë që mund të krijohen.
Forma e përhapur këtij produkti bankar funksionon në këtë mënyrë:
1- Klienti i bankës ngarkon (me prokurim) bankën që të blejë një mall të caktuar dhe i dorëzon kësaj të fundit pagësen e mallit menjëherë.
2- Më pas banka ia blen mallin klientit të saj me një pagesë me këste dhe me një fitim të deklaruar dhe të pranuar nga të dyja palët.

Pasi dëgjoi studimet e paraqitura dhe diskutimet e shumta rreth kësaj teme, Asambleja vendosi për mos-lejimin e këtij shërbimi bankar, për këto arsye:

  • Ky veprim bankar i përngjan çështjes se Aines (shitblerje që kamuflon kamatën) e cila ndalohet fetarisht për faktin se malli i shitur nuk është objekti kryesor në këtë transaksion, si rrjedhojë fiton të njëjtën dizpozitë si ajo e shitblerjes përmes Aines, sidomos për faktin se banka e detyron klientin që ajo ta blejë prej tij këtë mall.
  • Ky veprim bankar përfshihet në domethënien e “likuidetit të parashikuar”, të cilin Asambleja ka marrë vendim më parë për ndalimin e tij, në vendimin dytë të marrë në sesionin 17-të dhe argumentat me të cilat është justifikuar ndalimi i tij janë prezentë gjithashtu edhe në këtë veprim bankar.
  • Ky transaksion bie ndesh me financimin islam, i cili e lidh finacimin me aktvitetin real, gjë e cila sjell zhvillimin dhe prosperitetin ekonomik.

Asambleja teksa vlerëson përpjekjet e bankave islame për të gjetur zgjidhje për të keqen e madhe që sjell kamata, konfirmon gjithashtu edhe rëndësinë që ka zbatimi i saktë i transaksioneve të lejuara dhe distancimi prej transaksioneve të dyshimta apo formale, të cilat të çojnë drejt kamatës së ndaluar. Për këtë arsye Asambleja sugjeron:

  • Bankat dhe institucionet financiare duhet të tregohen të kujdesshme që t’i shmangen kamatës me të gjitha format dhe trajtat e saj, duke venë në jetë fjalën e Allahut a.xh.: “O ju që keni besuar, kijeni frikë Allahun dhe braktiseni atë që ka mbetur nga kamata nëse jeni besimtarë.”
  • Konfirmojmë rrolin që luajnë Asambletë e Jurispodencës Islame në orientimin e rrugës së ndërmarrë nga bankat islame për të realizuar qëllimet dhe objektivat e ekonomisë islame.
  • Krijimi i një Këshilli të Lartë në çdo Bankë Qëndrore në vendet islame të pavaruar nga bankat tregtare, të formuar nga dijetarë jurist dhe ekspertë të financës, në mënyrë që të shërbejë si referencë për bakat islame dhe për t’u siguruar që veprimet e tyre bankare përkojnë më legjislacionin islam.

Allahu i përket suksesi, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij.

Burimi:
http://www.themwl.org/Fatwa/default.aspx?d=1&cidi=166&l=AR&cid=10