Gjykimi rreth themelimit të një faltoreje për të treja fetë bashkë
Komisioni i Përhershëm i Fetvasë Mbretëria e Arabisë Saudite
Pyetje:A lejohet përgatitja e një faltoreje të vetme për praktikumin e tre feve bashkë; hebraike, krishtere dhe islame? (pra një faltore që të jetë sinagogë, kishë dhe xhami në të njëjtën kohë).
Përgjigje:Një gjë e tillë nuk lejohet sepse pjesëmarrja e përbashkët mes tre feve tregon se ajo faltore nuk është themeluar mbi devotshmëri[1] por është themeluar për t’i shoqëruar Allahut shok dhe ortak dhe për të adhuruar tjetër kënd përveç Tij, ndërkohë nuk ka fe tjetër të saktë përveç fesë islame. Për këtë kemi ajetin kuranor ku Allahu i Madhëruar thotë: “Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.” Syrja Ali Imran 85
Fetvaja nr 6364 v.2 fq. 119
[1]Ka për qëllim ajetin kuranor ku Allahu i Lartësuar thotë: “Ti në atë xhami kurrë mos fal namaz. Ndërsa xhamia e themeluar në përkushtim (ndaj Allahut) që në ditën e parë, pa dyshim që është më e denjë për të falur namaz në të. Aty ka njerëz që duan të pastrohen. Allahu i do ata që pastrohen shpesh.” Surja Et-eube 108.