Goditet “Terrorizmi” në Shqipëri, apo goditje terrori?

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 19 minuta lexim

foto.phpGoditet “Terrorizmi” në Shqipëri, apo goditje terrori?

Nga hoxhë Bilal Shkrepi
Agimi i 11 Marsit ishte ndryshe për disa struktura shtetërore dhe me lajm të bujshëm për mediat. Prokuroria e Krimeve te Renda po atë dite deklaroi se: “ne bashkëpunim te plote me policinë e shtetit”, arrestuan organizatoret, ndihmësit dhe financuesit e te shume kërkuarës ne me shume se një dekade “organizate terroriste” ne Shqipëri. Është kthyer gati ne bindje mes shqiptareve qe institucionet e pavarura tek ne mund te kenë bashkëpunim te plote me njëra tjetrën, pikërisht kur kane urdhër, ose trysni nga faktori huaj. Mbase edhe ne rastin e këtyre arrestimeve te bujshme kërkesa a urdhri ka qene po nga te huajt! Fundja perse te mos jete kështu, kur një “organizate terroriste” qe rrezikon kaq shume Shqipërinë dhe rajonin, nuk lejohet qe shqiptaret te ndjekin nëpërmjet medias procesin, ndërkohë qe media raporton se një shtetas amerikan ka filmuar seancën e pare gjyqësore për dhënien e masës se sigurisë, arrest me burg.

Duke iu referuar shtypit, rrjedhjet nga dosjet hetimore s’kane qene te pakta, e meqenëse organet vazhdojnë te lejojnë rrjedhje, s’besoj qe bëjmë gabim te komentojmë ne te tjerët. Deri me sot, askush nuk na ka thënë se kur kjo “celule kaq e rrezikshme” i ka bere thirrje anëtarëve te saj qe te godasin Gjykatën Kushtetuese, Kuvendin e Shqipërisë, Ministrinë e Mbrojtjes, apo kur ka rekrutuar shqiptar qe te shkojnë te luftojnë kundër ushtareve shqiptar ne Irak apo Afganistan. Gjithë ç’ është thënë deri me tani e s’është faktuar prej prokurorisë përpara gjykatës, se personat e arrestuar kane rekrutuar njerëz për ne Siri.
Çështja e te arrestuarve është ne duart e prokurorisë deri ne momentin kur do te kaloj për shqyrtim ne gjykate, prej së cilës edhe do te ketë një shpallje vendimi në fund. Deri atëherë është detyrim, por edhe ne te mirën e gjithkujt qe te pres me durim mbylljen e procesit, me shpresën qe hetimi dhe gjykimi do te behet vetëm mbi fakte dhe prova te qena, aspak të sajuara, apo manipuluara, pa asnjë ndikim tjetër te brendshëm a te huaj, i cilitdo karakteri qofte.
Uroj qe te arrestuarit te shpallen te pafajshëm, kjo për te mirën e tyre, për te mirën e shoqërisë dhe për te mirën e imazhit te vendit tone.
Pafajësia e dëshiruar e te arrestuarave, nuk ç’ bën aspak faktin e vajtjes se disa shqiptareve ne Siri dhe pjesëmarrjen e tyre ne konfliktin e armatosur ndërmjet popullit qe kërkon çlirimin prej zgjedhës diktatoriale mbi dyzet vjeçare te familjes Esed dhe regjimit esedis nga ana tjetër qe nuk nxori mësime nga ndryshimet e shumta ne rajon dhe mendoi se nëpërmjet dhunës se tej skajshme e krimeve do mbyste kërkesën popullore, ndërkohë qe ne KS dhe arenën ndërkombëtare mbështetej tek vetoja dhe diplomacia, Ruso-Kineze.

Megjithatë, nga sa kuptohet problemi i institucioneve shtetërore ne Shqipëri me shqiptaret nuk është pjesëmarrja e tyre ne konfliktin sirian, sepse opozita siriane mbështetet nga perëndimi, por pjesëmarrja e tyre ne grupet e klasifikuara nga OKB si grup terrorist.
U miratua edhe një pakete e re ligjore ne kuadër te luftës kundër terrorizmit. A mjafton si garanci vetëm miratimi i shtrëngesave ligjore dhe zbatimi tyre?
Nëse organet Shqiptare do mendojnë vetëm për masa shtrënguese dhe zbatimin e tyre kundër shqiptareve qe dëshirojnë te kthehen nga Siria, atëherë do te lenë te hapur shtegun për shume kënd nga familjaret, te afërmit, te njohurit e atyre personave, por edhe për shume te tjerë ne shoqërinë tone, qe te mendojnë se nuk është aftësia, drejtësia dhe dashamirësia ajo qe drejton dhe vendos ne këtë vend. Apo, se ne këtë vend islamofobia ka depërtuar deri ne institucionet me te rëndësishme te vendit. Sikundër s’është aspak çudi qe te mendohen te dyja së bashku. Do te ngushtojnë ne mos do i mbyllin mundësitë qe ata shqiptar te kthehen ne vendin e tyre, gjë qe as ata nuk do i ndihmoje, por as edhe imazhin e vendit  (për te cilin qahen para ekraneve dhe arsyetojnë masat shtrënguese) nuk do ta ruajnë.
A gjenden te gjithë shqiptaret ne radhët e Xhebhetu en-nusre’s, apo shtetit fantazmë te Irakut dhe Shamit? Sigurisht qe jo. A ekziston mundësia qe këta shqiptar a një pjese e tyre te kenë udhëtuar drejt Sirisë dhe t’i jene bashkangjitur këtyre grupacioneve përpara se ato te klasifikoheshin si terroriste? Sigurisht qe po. A ekziston mundësia qe këta shqiptar apo një pjese e tyre t’i jene bashkangjitur këtyre grupimeve, pa ditur se kujt po i bashkëngjiten? Sigurisht qe ekziston, personalisht jam i bindur qe kështu ka ndodhur. Nga sa kam dëgjuar rreth 90% e atyre shqiptareve qe kane udhëtuar drejt Sirisë nuk kane ditur arabisht, keshtu qe është e kuptueshme qe as kane ditur gjë ku shkojnë, ç’ndodh ne territorin e gjere te Sirisë dhe se kush është al-nusra apo isis’i. Nuk është çudi qe shume prej tyre t’u jete folur për një çështje sublime, lufte me fronte te qarta, si dhe zona te çliruara ku mund te besh jete idealiste. Ne te kundërt, si mund te shpjegohet fakti qe një pjese jo e vogël e shqiptareve kane shkuar atje me gratë dhe fëmijët e tyre te vegjël, te cilët për çdo grup luftarak, apo terrorist do te ishin barre e panevojshme.
Duke iu referuar mediave, udhëtimet e para te shqiptareve drejt Sirisë kane rreth dy vite, ndërkohë qe hetimet e organeve kompetente kane rreth dhjete muaj. Nga kjo kuptohet lehtësisht qe për rreth pesëmbëdhjetë muaj organet shtetërore, ose s’kane ditur gjë (dhe kjo është fatkeqësi) ose kane bere sikur gjë s’po ndodh (fatkeqësia e këtij rasti është edhe me e rende). Cilado qofte, perse shkojnë taksat tona tek këto organe, ndërkohë qe s’dinë te ruajnë shqiptaret dhe Shqipërinë? Apo qe te mbeten te afta për sigurinë e krahëve politik dhe te forta për shantazhe mes tyre?!
Po  t’i referohemi edhe videove te disa hoxhallarëve shqiptar te diplomuar ne boten arabe, apo profileve te tyre ne rrjete sociale, mësojmë se ata kane ndaluar udhëtimin e shqiptareve drejt Sirisë, por edhe kane paralajmëruar për rrezikun e rënies ne rrjetin e Nusres dhe Isis-it.
A është e rastësishme qe te paret te cilët kane bere thirrje te hapur ne Shqipëri për mos vajtjen e shqiptareve ne Siri kane qene hoxhallarët shqiptar te shkolluar ne boten arabe, përpara sesa  te klasifikoheshin nga OKB si grupacione terroriste, ndërkohë qe organet kompetente janë sjelle si shurdhe te verbra? Apo mos valle qarqe brenda këtyre organeve shtetërore mezi kane pritur te ndërtojnë një skeme, kinse te goditjes se Shqipërisë nga terrorizmi?
Hoxhallarët shqiptar, serish u kane bere thirrje shqiptareve me ato mjete qe kane mundur qe te distancohen prej atyre grupacioneve dhe te kthehen ne vendin e tyre.

Pyetja qe lind është, përballë kësaj situate, institucionet e shtetit me këta shqiptar a do te sillet me frymën e sigurimit te shtetit, a shtetit policor qe ngrihet mbi frymën e ndëshkimit, ne emër te ligjit, apo do te sillen ne frymën e se drejtës dhe te bashkëpunimit për përmirësimin e asaj qe duhet ndrequr?
Klima e krijuar druaj se po tregon qe fryma do te jete ajo e ndëshkimit dhe jo e përmirësimit. Historia e terrorizmit ne bote s’ka lindur ne Shqipëri, po është edhe eksperiencat ne luftën kundër tij. Vendet ne luftën kundër terrorizmit kane pasur qasje dhe rezultate te ndryshme. Me e keqja mbase ka qene qasja e konstatimit te fenomenit, hartimit te ligjit ndëshkues dhe dënimin e fajtorit, apo edhe te dyshuarit, sipas ligjit. Kjo qasje ka treguar joefikasitet ne luftën kundër terrorizmit dhe fitoren ndaj tij. Kjo qasje pavarësisht sesa e ka tulatur, e ka bere atë me te sofistikuar, si dhe ka prodhuar heronj. Me efikase ka qene ajo e ngritjes se institucionit te debatit, nëpërmjet te cilit është bere e mundur njohja me ideologjinë, argumentet, arsyetimin, si dhe dyshimet ne ideologjinë dhe bindjen e grupacioneve qe prodhojnë ide dhe ushtrojnë akte terroriste. Nëpërmjet institucionit te debatit konstruktiv një pjese e shteteve te prekura nga idetë dhe aktet terroriste, kane mundur te zhbëjnë devijimet ideologjike, te sqarojnë keqkuptimet dhe te çrrënjosin indoktrinimin nga mendjet e infektuara, duke vendosur thelbin e debatit pikërisht ne bazat dhe argumentet e atyre ideologjive. Debati ne këto vende ka qene publik, jopublik, ne ambiente fetare, ne ambientet e heqjes se lirisë, nëpërmjet librave dhe letërkëmbimeve. Rezultatet e kësaj qasje ne ato vende qe dashamirësisht e kane ngritur debatin, kane qene te kënaqshme dhe bindëse ne çrrënjosjen e indoktrinimit nga personat e infektuar prej ideve dhe bindjeve ekstremiste.
Institucioni debatit për probleme te kësaj natyre ne nivel ekspertesh dhe njerëzish te ditur me qellim ndërgjegjësimin dhe ndreqjen e mendjeve te indoktrinuara, mungon ne vendin tone. Mungon si institucion pranë KMSH-se, mungon edhe shprehja e vullnetit për ngritjen e tij ne bashkëpunim te ndërsjellët ndërmjet eksperteve brenda dhe jashtë KMSH-së, ne nivel subjektesh a individësh, e me pas KMSH-ja mund ta ngrejë  edhe ne nivel bashkëpunimi me institucionet e shtetit, si p.sh MD.
Njeriun nuk e bën terrorist mendimi, por akti, njëlloj siç nuk e bën politikanin tradhtar mendimi që t’i shërbejë interesave dashakeqe ndaj Shqipërisë, për shkak te përfitimeve personale, por akti tradhtar ndaj interesave te vendit. Ndaj vlen debati qe te parandalojmë aktin dhe te mjekojmë burimin e sëmundjes.
Ndërsa pjesa e dënimit me ligj dhe zbatimit te tij ndaj shkelësve te tij, vjen pas kësaj faze, ndërkohë qe kush ka qene duke vuajtur dënimin dhe është penduar prej asaj ideologjie, ka përfituar amnisti.
Ndaj edhe rezultatet midis këtyre modeleve kane qene dallueshëm te mëdha.
Është detyre e shtetit qe te beje me te mirën e mundshme për te mirën e shtetasve dhe vendit te tij, ne mënyrën me te drejte.
Ne videot e ofruara prej mediave te ndryshme, ne lidhje me implikimin e te arrestuarve ne thirrjen për pjesëmarrje ne konfliktin e armatosur ne Siri, a me keq akoma, ne atë te nxitjes për akte terroriste, s’na zunë veshët asgjë te tille.
Megjithatë, është detyrë e medias dhe ne nderin e saj qe te mbuloje dhe raportoje lajmin drejt dhe saktë. Mirëpo ka te tilla ne mesin e medias qe kane kapërcyer kufijtë e objektivitetit dhe profesionalizmit, dikush duke shpallur fajësimin e te arrestuarve, ndërkohë qe gjykata s’ka thënë ende fjalën e saj, dikush tjetër, duke mbushur kronikat televizive a faqet e gazetave me imagjinate te shfrenuar, kinse ne Shqipëri kjo “organizate terroriste” dispononte arsenal armesh te cilin do e transportonte drejt Sirisë për organizimin e akteve terroriste. Me siguri qe armët do i transportonin nga te njëjtat rruge ajrore dhe tokësorë qe edhe udhëtonin shqiptaret drejt Sirisë! Ka prej mediave qe e kane trajtuar lajmin, njëkohësisht edhe vetveten deri ne piken me qesharake te mundshme, me demek paskan intervistuar një agjent sekret a te infiltruar qe kurrë skish pasur mundësi te hynte ne xhami, apo te kontaktonte ndonjërin prej anëtarëve te kësaj “organizate terroriste” e cila nuk lejonte te hynte kush ne xhami pa u identifikuar si i lejuar qe te hyje. Apo mos  ndonjë prej këtyre mediave ka nostalgji për kohen e sigurimit te shtetit, ku individi dënohej, sepse sigurimi mendonte qe ai mbase mendonte ndryshe nga vija e sigurimit?
Pikërisht kësaj i thonë: belaja me e keqe është ajo qe te bën te qeshesh.
Kjo pjese e mediave qe lajmin e ka trajtuar ne mënyrë jo objektiv dhe larg profesionalizmit, a ndjehet ndopak e shqetësuar, apo fajtore për klimën sociale qe prodhon raportimi i saj? A kane edhe ato përgjegjësi për klimën dyshuese dhe paragjykuese qe prodhohet brenda familjes, ambienteve te punës, shkollave, institucioneve publike e deri tek dyqanet, autobusët dhe kafenetë? Si mund te marr fund kultura e vetëgjyqësisë ne këtë vend, ndërkohë qe një pjese e mediave te gjykon dhe shpall vendim, ndërkohë qe prokuroria punon për plotësimin e dosjes qe do paraqesë përpara gjykatës? Ku përfundoi roli i tyre ne luftën kundër diskriminimit? A kane pare këto media se ç’komente shkruhen ne faqet e tyre online, apo neper blogje te ndryshme? A ndjejnë përgjegjësi edhe ato për ndjenjën e islamofobise qe krijohet?
A është e pranueshme qe subjekte mediatike te shkelin ligjin dhe te kontribuojnë qofte edhe pa dashje ne nxitjen e urrejtjes ndaj një bashkësie fetare ne vend?
Apo te ngushëllohemi me faktin qe jetojmë ne Shqipëri?
Prej kohesh qarqe te ndryshme qe nuk gjejnë pikëtakimin e interesave te tyre me interesat e Shqipërisë, një nga kartat qe kane përdorur kundër Shqipërisë, ne procesin e saj integrues ka qene edhe karta e terrorizmit islamik. Batak ne te cilin janë tërhequr dhe përdorur edhe islamofobet shqiptar. A është ne nderin e ndonjë subjekti mediatik ne Shqipëri qe t’u shërbejë këtyre interesave?
Një pjese e medias ka shkelur ligjin, ka shkelur rregullat baze ne profesionin e gazetarisë si edhe kodin etik, duke u bere ne këtë mënyrë një kontribuues aspak i drejte dhe i denje për zgjidhjen e situatës ne vendin tone.
Qarqet antishqiptare jo paqëllim godasin Shqipërinë ne një mënyrë a tjetrën nëpërmjet Islamit. Sepse ka qene pikërisht roli vendimtar i hoxhallarëve dhe myslimaneve ne momentet me te rëndësishme dhe me kritike te vendit, ai qe ka mbrojtur identitetin, interesat dhe territoret e Shqipërisë dhe shqiptareve. Ne rastin e pavarësisë, ne rastin e mbrojtjes se trojeve nga serbet, greket dhe çdo pushtuesi tjetër. Kështu që, duke goditur myslimanet dhe duke i shfaqur ne sytë e popullit te tyre si njerëz te cilët nuk e duan vendin, nuk ju intereson te mbrojnë interesat e vendit do kenë me te lehte realizimin e planeve dhe projekteve te tyre ne kurriz te Shqipërisë dhe shqiptareve. Ndaj kur gabon një individ a grup myslimanesh, mos trajtohet problemi sikur te tille janë myslimanet, duke krijuar kështu, terror ne mendjet e shoqërisë, sepse mysliman janë shumica e popullsisë se këtij vendi.