GREQI: VANDALIZOHET XHAMIA NË ATHINË

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 1 minuta lexim

aaaaaaaaaaaaaaaa

Vazhdon vandalizimi i xhamiave në Greqi. Raportohet se para xhamisë së Qendrës Kulturore Greko-Arabe u gjet një kokë derri. Në derën e xhamisë ishte vizatuar shenja e kryqit, si dhe kishte pasur mbishkrime me gjuhë të urrejtjes. Komuniteti musliman u ankua për vandalizimin e xhamisë, të cilin e hasi para faljes së namazit të xhumasë. Policia nuk ka bërë ndonjë deklaratë se kush mund të ketë qenë autorë i kësaj ngjarjeje.

Shoqatat muslimane greke kanë dënuar aktin dhe kanë theksuar se njerëzit duhet të jenë të lirë në zgjedhjen e tyre të fesë. Edhe vitin e kaluar në Dedeagaç të Greqisë u la një kokë derri para derës së një xhamie nga persona të panjohur.

Popullsia muslimane që jetojnë në rajon ka shprehur keqardhje dhe shqetësim të madh për rastin, i cili nuk duket se është i izoluar.