|Hytbe të shkruara| “Profeti i meshires (sala Allahu alejhi ue selem) (2)
Allahu i Lartmadheruar thote:
و ما أرسلناك إلا رحمة للعالمين
“ Nuk te kemi derguar ty (o Muhamed) vetem si
meshire per gjithesine”. Te meshirosh mikun eshte diçka qe e bejne te gjithe. Po armikun, kush eshte ai qe e meshiron?! Te meshirosh ne kohe paqeje eshte diçka normale. Po ne kohe lufte cili eshte ai qe mund ta beje kete?! I Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) e meshironte mikun dhe armikun. Ai ishte i meshireshem ne kohe paqeje dhe lufte. Ai ishte meshira qe Allahu i Lartmadheruar ia dhuroi gjithe njerezimit para Dites se Fundit. Meshire per besimtaret qe te durojne derisa te gjejne shperblimin e tyre. Dhe njekohesisht, meshire per jobesimtaret qe te heqin dore nga mohimi e padrejtesite para se te dalin te Krijuesi dhe Sundimtari i vetem, Allahu i Lartmadheruar.
Padyshim armiqte me te medhenj qe e luftuan Profetin ishin ata te vete popullit te tij, banoret i Mekes, idhujtaret kurejshe, per udhezimin e te cileve i Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) ishte aq shume i shqetesuar, saqe Allahu i Lartmadheruar e ngushellon duke i thene: « … Ti (o Muhamed) mos e shkaterro veten nga deshperimi per ta ( pse ata nuk besojne)… »
Kur i Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) doli haptas per te thirrur ne Fene e Zotit, u perball me urrejtjen dhe armiqesine e eger te idhujtareve kurejshe, te cilet e lenduan shpirterisht dhe fizikisht. I thane ‘i çmendur’, ‘magjistar’, ‘fallxhor’ edhe pse me pare e kishin quajtur ‘Emin- Besnik’. E privuan nga ushqimi, i hodhen mbi shpine plencin (me mbeturina) te devese dhe tentuan disa here ta vrisnin. Kur shkoi ne Taif e qelluan me gure dhe e pergjaken. I torturuar e i rraskapitur gjate rruges se kthimit zbret tek ai Xhibrili (alejhi selam) bashke me Engjellin e maleve dhe i ofroi mundesine e hakmarrjes duke i thene : «N’a urdhero qe t’i bashkojme dy kodrat e ta shkaterrojme kete popull mizor ». Ndersa Profeti i meshires i tha : «Shpresoj qe Allahu te nxjerre prej tyre pasardhes qe do t’a adhurojne Allahun dhe nuk do t’ i shoqerojne Atij ortake askend dhe asgje. O Zot, fale popullin tim, sepse ai nuk di ». Ne betejen e Uhudit e plagosen ne fyryre dhe ia thyen dhembet e pare. Disa nga shoket e tij i kerkuan qe t’i lutej Allahut kunder idhujtareve, ndersa ai tha : «Une nuk jam derguar si mallkim per njerezit. Perkundrazi jam meshire per ta».
I Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) i falte ata qe i benin keq. Te keqen ua kthente me te mire. Munafiket (hipokritet) thurrnin kurthe dhe intriga kunder tij, kaq e kaq here u perpoqen t’a qellojne me thike prapa shpine. Umeri i kerkoi leje Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) qe te vriste liderin e tyre, i cili e kishte tepruar me poshtersi. Ndersa ai iu pergjigj: “Jo, mos e bej kete. Njerezit do te thone qe Muhamedi i vret shoket e tij”.
Sjellja e mire, komunukimi i bute e njerezor, zemergjeresia e meshira e madhe qe i kishte dhuruar Allahu, mundesoi qe armiqte me te betuar te shnderrohen ne miq e dashamires . Tumame bnu Ethal prijesi i fisit Beni Hanefije dikur ishte armik i Islamit. Ai e perqafoi kete fe te mrekullueshme per shkak te sjelljes se mire te Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te). Profeti e kapi rob ne nje nga betejat. Megjithese kishte mundesi ta vriste, e fali dhe u soll mire me te. Le te japim pak detaje rreth kesaj ngjarje: Ne nje beteje me fisin Beni Hanefije Thumamen e kapin rob dhe e lidhen ne nje nga shtyllat e xhamise. Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) i tha : “ O Thumame , si ndihesh, çfare do te besh ?” Ai tha: “Jam mire, o Mhuhamed, nese m’e vret njerezit e mi do te marrin hak, nese m’e liron, dije se une jam mirenjohes, dhe nese deshiron pasuri kerko sa te duash”. Pastaj i Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) e la, dhe i urdheroi sahabet qe te sillen mire. Te nesermen Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) i beri te njejten pyetje dhe Thumama i ktheu te njejten pergjigje. E njejta gje ndodhi edhe diten e trete. Atehere Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) tha : « Lirojeni Thumamen ». Pasi e liruan ai shkoi tek nje kopsht hurmash prane xhamise dhe u la. Pastaj hyri ne xhami dhe deklaroi shehadetin : أشهد أن لا إله إلا الله و أشهد أن محمد ا رسول الله dhe tha: “ O Muhamed, per Zotin mbi faqen e dheut nuk kishte gje me te urryer per mua se fytyra jote. Ndersa tani ajo eshte me e dashura fytyre per mua…Feja jote eshte me e dashur fe per mua…Vendi yt eshte me i dashuri vend per mua ». Pastaj kerkoi leje nga Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) qe te vizitonte Shtepine e Shenjte te Allahut. Kur mberriti ne Meke e akuzuan per tradheti, sikur ai kishte tradhetuar fene e baballareve te tyre. Ai u tha : « Jo per Zotin, perkundrazi iu dorezova Allahut, Zotit te Gjithesise, bashke me Muhamedin (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te). Per Zotin nuk do t’ju vije nga Jemama (vendbanimi i tij) asnje kokerr gruri derisa te m’e jape leje Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) ».
Shembujt e sjelljes se mire te Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) me idhujtaret nuk mund te mumerohen, por une doja te sillja ne vemendjen amnistine pashembullt ne histori diten e çlirimit te Mekes.
I Deguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) hyri ngadhjimtar ne Meken i çliruar, por me nje modesti te papershkrueshme, i hipur mbi deve, kokeulur e me frikerespekt ndaj Zotit te gjithesise, ndryshe nga ngadhnjimtaret e tjere. Tashme idhujtaret, ata qe e kishin munduar aq shume, e madje kishin thurrur kurthe per ta vrare, te gjithe ishin ne doren e tij. Ai i keshte te gjitha mundesite te hakmerrej, por nuk e beri kete. I Deguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) zgjodhi nje rruge tjeter te papare ndonjehere ne historine njerezore. Ai u tha: “ çfare mendoni t’ju bej?!” Ata thane: “ Vetem te mira (presim prej teje), ti je vella i nderuar, bir i vellait te nderuar ». Meshira e dhuruar e njerezimit nuk i ndeshkoi armiqte e tij me te eger. Perkundrazi i fali duke u thene : « Ikni se jeni te lire ». Pastaj u lut me pergjerim : « O Zot, fale popullin tim se ai nuk di .»
I Deguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) ishte njeri i beses, qe e mbante fjalen e nuk e thyente premtimin ne çdo kohe e ne çdo situate. Po ate dite, diten e çlirimit te Mekes, vjen tek Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) Aliu me çelesin e Qabes ne dore. Ndersa Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) ia mori çelesin Aliut dhe pyeti se ku eshte Uthman bnu Talha. Kur erdhi Uthmani iu drejtua me keto fjale : « Ky eshte çelesi yt, o Uthman. Dita e sotme eshte dite e bamiresise dhe e mbajtjes se premtimit!” Ja keshtu e mesonte Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) popullin e tij qe te sillej mire me te tjeret dhe ta mbante premtimin. Ju e pate se si sillej ai me armiqte me te eger, mos pyesni me se si sillej me miqte e shoket e tij!
Sigurisht qe Muhamedi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) nuk ishte i meshirshem vetem ndaj popullit te vet, i cili ishte armiqesuar padrejtesisht ndaj tij. Ai ishte i meshirshem edhe me ithtaret e Librit (hebrejte e te krishteret) te cilet i nxorren lloj e lloj problemesh dhe pengesash ne rrugen thirrjes ne fene e Zotit, fe te cilen e kishin predikuar te gjithe Profetet, e midis tyre Musai (Moisiu) dhe Isai (Jezusi), e per me teper ata ishin te paralajmeruar per ardhjen e Profetit te Fundit ne Librat e tyre.
Muhamedi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te)) ishte i fundit ne rreshtin e te Derguarve te Zotit. Ai eshte i Derguar per mbare njerezimin. Edhe hebrejte e te krishteret duhet t’i besojne dhe t’a ndjekin e t’a pasojne ate si gjithe njerezit e tjere. Duke folur per rolin e tij si i Derguar i Fundit i vertete perpara Dites se Gjykimit, ai vete ka thene: “Lidhja mes meje dhe profeteve te tjere te meparshem eshte si ajo e njeriut qe ndertoi nje shtepi, mrekullisht e te mire, por se ciles i mungonte nje tulle ne njerin prej qosheve. Njerezit e pane shtepine nga te kater anet dhe u mrekulluan nga hijeshia e saj, por thane : Ah sikur, kjo tulle te ish vene ne vendin e saj! Pikerisht ajo tulle jam une. Une jam i fundmi i profeteve.»
Persa i perket sjelljes se mire te Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) me ithtaret e Librit ka shume shembuj nga jeta e tij. E prej tyre eshte sjellja me nje fqinj çifut i cili e demtonte vazhdimisht. Çdo dite i hidhte mbeturinat para shtepise Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te). Kurse i Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) i pastronte , te keqen ia kthente me te mire, sillej me te me meshire e butesi. Nje dite Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) nuk gjeti mbeturina para shtepise se tij. Ne ate çast ai mendoi se ndoshta komshiu çifut ishte i semure. Prandaj vendosi t’a vizitoje. Dhe vertet e gjeti te semure sikurse paramendoi. I tha fjale te buta dhe ngushelluese. Çifuti i habit nga vizita e Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te), nderkohe qe ai e kishte munduar aq shume me mbeturinat e tij. Ai e kuptoi nga ky gjest se Muhamedi eshte i Derguar i Zotit, dhe pranoi menjehere Islamin duke deklaruar shehadin : « Deshmoj se nuk ka te adhuruar te merituar me te drejte perveç Allahut dhe se Muhamedi eshte i Derguar i Allahut ».
Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) ishte i meshirshem dhe manifestonte moral te larte jo vetem ne kohe paqeje, por edhe ne kohe lufte, atehere kur ashpersia konsiderohet diçka e zakonshme.
Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) kurre nuk tradhetonte dhe asnjehere nuk e thyente marreveshjen. Ai nuk i keqtrajtonte roberit e luftes, as te plagosurit, nuk i masakronte kufomat e tyre dhe ua ndalonte keto veprime ushtareve te tij. Sikurse ka ndaluar vrasjen e grave, femijeve, pleqeve, murgjerve, demtimin e te mbjellave, pemeve etj. Komandatet e Muhamedit a.s nuk ngjanin aspak me ata qe kishte pare historia me pare. Komandante e prijes qe ftonin ne besim dhe moral para se te ftonin ne bindjen ndaj tyre. Prijesit e tij ishin ata per te cilet Gustav Lubon thote : «Historia nuk ka njohur çlirimtare me te meshirshem e me tolerante se arabet. » Allahu i ka lavderuar ithtaret e Muhamedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) te cilet kujdeseshin per roberit e luftes, ashtu sikurse per te varferit dhe jetimet.
و يطعمون الطعام على حبه مسكينا و يتيما و أسيرا
“Dhe ata per hir te Tij u japin ushqim qe varferve, jetimeve dhe roberve te luftes…”.بارك الله لي ولكم في القرآن الكريم…
Pjesa e dyte e hutbes
I Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) ishte meshire per te gjitha krijesat, jo vetem per njerezit, por edhe per kafshet e shpendet. Sigurisht qe historia i ka regjistruar fjalet dhe veprat e tij per kete kete detaj nga jeta e tij.
I Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) na meson qe njeriu duhet te jete i meshirshem me te gjitha krijesat e Zotit. Ai ua ka ndaluar ithtareve te tij demtimin e kafsheve dhe shpendeve. E ka ndaluar qe ato te merren per objekt qitje. Ai ka thene : «Nje grua ka hyre ne zjarr per shkak te nje mace, te cilen ajo e izoloi derisa ngordhi ; as nuk e ushqeu, as nuk i dha te pinte, dhe as nuk e la qe te hante nga prodhimet e tokes ». Nje here Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) u prek shume kur degjoi qe disa nga shoket e tij ia kishin marre zoqte nje shpendi duke luajtur, prandaj u tha atyre : «Kush e trishtoi kete shpend duke ia marre te vegjelit?! Kthejani zogjte !». Nga ana tjeter n’a ka mesuar se trajtimi i mire i ketyre krijesave eshte shkak per te fituar faljen e meshiren e Allahut. I Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) na ka treguar se nje burri Allahu ia fali gjynahet per shkak se ai i dha uje nje qeni i cili gati sa po ngordhte nga etja. Sahabet e pyeten per kete duke i thene: “A marrim shperblim per keto kafshe (duke i trajtuar mire)?” Ai tha : “Po, per çdo gje te gjalle la shperblim”.