|Hytbe të shkruara| “Profeti i të varfërve” (1)

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 17 minuta lexim

|Hytbe të shkruara| “Profeti i të varfërve” (1)

Hutbja e sotme titullohet  “ Profeti i te varferve”.S’ka dyshim se Muhamedi u dergua  nga Zoti per mbare njerezimin : Per te pasurit e (per) te varferit, per te bardhet e (per) te zinjte, per te vegjelit e te medhanjte per burrat e grat .mirepo ne sot do ta shohim se si sillej ai me te varferit, si qendronte per krah tyre dhe i ndihmonte ata, i meshironte dhe i mesonte, i nderonte dhe i respektonte. Ai perjetonte vuajtjet e tyre; urine, etjen lodhjet e lotet e tyre duke iu pergjigj urdherit te Zotit te tij, i Cili thote: “ Dhe mos i perze ata qe adhurojne Zotin e tyre ne mengjes e ne mbremje duke qene te sinqerte ndaj Tij. Ti nuk pergjigjesh asgje nga llogaria e tyre dhe ata nuk kane kurrefare pergjegjesie nga llogaria jote. E po i debove ata do te behesh nga te padrejtet”. Po a ka bere vaki  qe i Derguari  i Allahut ti perzente te varferit?! A qendronte larg tyre meshira e dhuruar e njerezimit?!Jo, kurresesi. Mirepo shkak per zbritjen e ketij ajeti eshte ngjarja ne vazhdim. “ I Derguari i Allahut ishte ulur ne Qabe, prane tij ishte Bilali, Suhejbi, Amari dhe Ibn Mes’udi  qe te gjithe keta ishin te varfer. Pasi e pa ne kete gjendje (elita, paria) e Mekes dergon tek Profeti Ebu Xhehlin i cili thote: “ O Muhamed, nese deshirojme qe te kuvendojme me ty, atehere perzei keta rober. Ne nuk mund te ulemi ne nje vend me ta”. Pejkamberi duke deshiruar qe te ofronte ne Islam parine  e Mekes, i shkoi ne mendje te bente nje gje te tille, mirepo Allahu qe e di te fshehten qe fshihet ne zemer shpalli ajetin e citur me lart:  “ O Muhamed, mos harro qe keta te varfer, modeste te perkushtuar ndaj Zotit jane me te mire sesa kreret e Mekes, mendjemedenjte e kryeneçet. Shpinat e ketyre besimtareve jane me te nderuara sesa fytyrat e atyre pabesimtareve. Shputat e kembeve te ketyre jane me te mira se kokat e atyre. Keta besimtare e njehesojne Allahun ne adhurim dhe i binden Atij ndersa ata pabesimtare mendjemedhenj e pergenjeshtojne Allahun dhe e luftojne ate me te Derguarin e Tij. Prandaj Allahu e frymezon te Derguarin e Tij fisnik me keto ajete:  “ Ndaj tij bej durim perkufizoje veten tende, me ata qe lusin Zotin e tyre ne mengjes dhe ne mbremje e qe kane per qellim kenaqesine e Tij. Mos i shmang syte nga ata e te kerkosh bukurine e jetes se dynjase dhe mos  bind atij qe ia kemi shmangur zemren nga perkujtimi Yne dhe eshte dhene pas epshit te vet, se puna e tij ka mbaruar”. (El-Kehf:28)

  • Sahabiu i nderuar Sehl. B. Sa’adi transmeton se para te Derguarit te Allahut kaloi nje burre. Profeti i tha njerit prej te pranishmeve ne ate mexhlis: “Cfare mendon per kete”? Ai u pergjigj: “ Ky eshte prej njerezve me te nderuar Per Zotin nese ai deshiron te martohet menjehere e pranojne, dhe po te ndermjetesojne diçka i pranohet ndermjetesimi. Pejkamberi heshti. Pak me vone prane tyre kaloi nje burre tjeter. I tha per te dytin: “ Po per kete çfare mendon”? Ai tha: “ O I Derguari i Alalhut ky eshte nje prej muslimaneve te varfer. Nese do te deshironte te martohej nuk do ta pranonin dhe po te ndermjetesonte per diçka nuk do ti pranohej ndermjetesimi, kur ai falet nuk i  degjohet fjala”. I Derguari i Allahut tha: “ Ky (i dyti) eshte me mire sesa gjithe toka e mbushur me njerez si ai (i pari)”. (B). Atehere si vleresohet njeriu? Cila eshte njesia matese qe percakton vleren e tij? Ne Islam vlera e njeriut percaktohet nga devotshmeria e perkushtimi ndaj Allahut. Allahu i sqaron keto ne fjalen e Tij: “ Me te vertete me i nderuari prej jush te Allahu eshte me i devotshmi”. (El-Huxhurat:13). Ndersa kutet e njereve jane te ndryshme. Disa vleresojne pasurine, disa bukurine disa prejardhjen disa nacionalitetin e keshtu me rradhe. Gjithesecili siç i dikton pasioni i vet. Mirepo Allahu me meshiren e vet nuk i la beimtaret e tij te çoroditur, qe te debatojne e te grinden si te tjeret.ai percaktoi saktesisht nemenyren perfektese njeriu duhet te çmohet mbi bazen e devocionit  qe tregon ndaj Zotit. : Me te vertete me i nderuari prej jush tek Allahu eshte me i devotshmi”.
  • I Derguari i Allahut i donte shume te varferit. Ai nuk mund te jetonte dot pa ta. Transmetohet saktesisht se i eshte lutur. (Taburani, El-Bejhaki). Zot me bej te jetoj si miskin (i vobeiket), ma merr shpirtin duke qene ne gjendjen e miskineve dhe me rringjall ne grupin e miskineve”. Kjo nuk do te thote qe te heqim dore nga Dynjaja e ta flakim tutje pasurine. Ne te vertete do te thote te jemi te perulur e te nenshtruar ndaj Allahut, te jemi te thjeshte e modeste ne sjelljen me njerezit. Ne nje hadith kudsi Allahu thote: “ Une jam me ato zemrat e te cileve drithrohen per Mua”. Ai, zemra e te cilit dritherohet per Allahun, eshte adhurues i denje i Tij, nuk eshte rob i epshit te Tij, as i pozites dhe pasurise se tij.
  • I Derguari yne jetoi ne varferi Aishja thote se : “I Derguari i Allahut kurre nuk u ngop dy dite rresht me buke the thekri derisa nderoi jete” (Tirmidhi). Po ashtu tregon se: “ Kalonte deri me 2-3 muaj dhe ne shtepine e te Derguarit te Zotit nuk ndizej zjarr. Ne shtepine e tij nuk gjendet asgje tjeter perveç hurmave dhe ujit”. Ju e dini se kur hapen hendekun shoket e Profetit vendosnin per shkak te urise nga nje gur barkut, ndersa ai vete e shtrengonte barkun me dy gure, keshtu vuante ai i cili nese deshironte ti lutej Allahut, ne pergjigje te lutjes se tij, Allahu i shnderronte malet ne ar (flori) mirepo ai e njihte mire dynjane, e dinte sesa vlente ajo, prandaj i dha perparesi ahiretit.
  • Ne te njejten gjendje jetonin edhe shoket e tij fisnike. Nje nga shoket e tij me te mire Sa’ad.B.Ebi Uekasi tregon per veten e tij. Ai thote: “ Une jam i pari qe derdh gjakun per hir te Allahut. Jam nga te paret qe kane gjuajtur me shigjete duke luftuar ne Rrugen e Allahut. Ne nje nga betejat isha me nje grup shokesh te Profetit. Ne nuk gjetem asgje tjeter per te ngrene perveç gjetheve te pemeve….” Ebu Hurejra thote: “ Me binte te fiket nga uria…. aq sa ndonje kalimtar (kur me shihte ne kete gjendje) m vendoste kemben mbi qafe duke menduar se vuaja ng epilepsia. Ne te vertete nuk vaja nga semundja e tokes por e kisha nga uria. Madje transmetohet se kur Profeti u printe njerezve ne namaz, disa prej tyre rrezoheshin nga uria. Kur mbaronte namazi i Derguari i Allahut u drejtohej atyre duke thene: “ Sikur ta dinit se çfare ka pergatitur Allahu per ju, do te deshironit te kishit qene me te pervuajtur e nevojtare”.
  • Vellezer besimtare, kjo gjendje nuk i demtoi aspak ata. Varferia nuk e cenoi personalitetin e tyre, nuk zbehu aspak vlerat dhe meritat e tyre. Ka njerez miliardere, qe nuk dine çfare t’ju bejne parave e megjithate dynjaja u duket shume e ngushtedhe e trishtueshme, pra pasuria nuk i lumturoi, perkundrazi i deshperoi. Realisht nje grup tjeter njerezish jetojne vertet te lumtur, ne zemrat e tyre ndjejne prehje e qetesi edh pse nuk posedojne nga dynjaja vetem se pak, aq sa nuk ua kane nevojen te tjereve. Mirepo keta posedojne kapitalin me te çmuar besimin tek Zoti. Jane te udhezuar nga Allahu, jane  te bindur dhe te kenaqur me rrizkun e Zotit te tyre. Kjo perforcon faljen e te Derguarit te Allahut i cili thote: “ Kush merakoset per Ahiretin, Allahu e ben ate qe ta posedoje dashurine ne zemer, e orienton dhe e perqendron dhe atij i vjen Nynjaja ne hir e pasur me e pa deshire”. Ndersa kush merakoset vetem per Dynjane, Allahu ben qe ti shfaqet varferia gjithmone para syve, e le te hutuar e te çoroditur dhe atij nuk i vjen prej Dynjase vetem se aq sa eshte caktuar per te”.
  • Kjo eshte dynjaja e vlera e saj. Te paret tane te devotshem e zbuluan misterin e saj, ndaj he i dhane haku qe i dhane hakun qe i takon. Atehere mendoni pak, a meriton kjo dynja kaq rendesi sa njerui ti harroje detyrat qe ka ndaj Alalhut te braktise namazin apo te bjere ne gjynahe te medha duke u dhene pas saj. Si mund te mashtrohen muslimanet prej bukurise se saj e te bjene ne imoralitet?! Si eshte puna e atyre qe nuk bejne dallim ndermjet hallallit dhe haramit dhe e grumbullojne pasurine me te gjitha menyrat?! Si eshte halli i atyre qe nuk heqin dore nga kamata, shesin e blejne me mashtrime,dhe e konsiderojne kete nje lloj shkathtesie me marredheniet me njerezit?! A nuk e dine se Allahu jep bereqet ne pasurine hallall, qofte kjo edhe pak, ndersa shume pasuri haram eshte pa bereqet dhe e destinuar te shkaterrohet?! Prandaj bashkepunoni per pune te mira dhe devotshmeri, ndihmoni njeri-tjetrin dhe mos ua shtoni veshtiresite vellezerve tuaj.
  • I Derguari dhe i dashuri juaj, i zgjedhuri i Allahut per te varferit ka thene: “ I dua ( shume) te dobetit prej jush. Deshiroj ti kem prane. Se me te vertete ju furnizoheni dhe ndohmoheni per shkak tete dobetve prej jush. (Ebu Daud Nesaiu Tirmidhi)
  • I Derguari i Allahut i donte te varferit prandaj ata e ndiqnin dhe e pasonin ate. Me lejoni t’ju kujtoj ne kete rast debatin e nxehte qe u zhvillua ndermjet Hiraklit, mbretit romak, dhe, Ebu Sufjanit i cili ne ate kohe ishte armiku i betuar i te Derguarit te Allahut. Hirakli i tha: “ O Ebu Sufjan kush e ndjek dhe e pason ate; njerezit te pershtypurit e dobet apo elita e tyre? Ebu Sufjani tha: “ E ndjekin dhe e pasojne te dobetit (te varferit). Hirakli shtoi: “ Pikerisht keta jane ndjekesit dhe pasuesit e Profeteve”.
  • Kjo nuk do te thote qe te pasurit nuk jane pasues te Profeteve. Jo, porse shumica e ndjekesve te tyre jane te varfer. Te Derguarit e Zotit jane meshire e Allahut per njerezit ne Toke. Allahu ua mbushi zamrat atyre plot me dashuri per te varferit e te dobetit besimtare. Prandaj edhe ne duhet ti meshirojme te varferit, te jetojme ne hallet e tyre, ti duam ata ti oerkrahim e ti ndihmojme sepse zeri i tyre eshte i dobet mezi degjohet, hapat e tyre jane te shkurtara nuk shtrihen gjate, atyre u mbyllen dyerte ne fytyre sepse jane te varfer. Enderrat e deshirat e tyre nuk plotesohen, sepse jane te varfer. Enderrat e deshirat e tyre nuk plotesohen sepse jane te varfer. Prandaj muslimani obligohet qe te ndermjetesoje per ta e te kontriboje per zgjedhjen e problemeve te tyre.
  • I Derguari yne i vizitonte dhe i ndihmonte te moshuarit e Medines. Po perse nuk dergonte ndonje nga shoket e tij edhe vete te qendronte ne shtepi? Theksojme se keto vizita te Profetit ne perferi te Medines per te ndihmuar te varferit dhe pleqte ishin me te mira se 1000 ligjerata, me te vlefshme se 1000 libra e me te dobishme se 1000 emisione televizore qe trajtojne problemet e varferise. I Derguari i Allahut e vizitonte te moshuarin e Medines dhe i pyeste ata per hallet e tyre. Ndonje arab i panjohur e ndalte ne rruge dhe nuk largohej prej tij derisa te plotesonte kerkesen. Ai i mbante ne kurriz femijet dhe luante me ta. I varferi e i dobeti e kapte per dore e shkonte me te ku deshironte. Prandaj Allahu i vendosi atij ‘kuroren e nderit dhe te lavdise’e lavderoi, e ngriti ne piedestal e lartesite te paaratishme . “ Vertet ti o Muhamed je ne shkalle te larte te moralit”.
  • Ndersa zemrat engurtesuara nuk pajtohen ne kete sjellje dhe moral. E konsiderojne ate perulje e shkaterrim te personalitetit. Disa njerez mendojn se duke vizituar te varferit e duke perkrahur te dobetit bie autoriteti. Prandaj i gjen ata te vrenjtur, buzevarur, te ashper e mendjemadh duke merituar keshtu zemerimin e Allahut. Ne te vertete ata kane rene ne syte e njerezve, zemrat nuk i duan, gjuhet nuk luten per ta, shpirterat i urrejne dhe nuk gjejne pranim ne toke, perkundrazi urrejtjen dhe perçmimin. I Derguari i Allahut ka theksuar se: “ Ne Diten e Kiametit mendjemedhenjte kur tubohen (para Allahut) do te jen e si grimca, e njerezit do ti shkelin me kembet e tyre”. (Tirmidhiu)