Në kuadër të verifikimit të produkteve të mishit hallall një grup përfaqësues nga Lidhja e Hoxhallarëve inspektoi kompaninë e pulave “Tik Tik”, për të parënga afër se si zbatohej kriteri i hallallit që ofronte kjo kompani. Nga ky konstatim nëterren u pa se pulat thereshin në përputhje me rregullat islame, duke qenë të gjalla, dhenga dora e një besimtari musliman namazli, i cili përmendte fjalën Bismilah Allahuekber për çdo therje.
Pas kësaj çdo pulë kalonte në procesin e rrjepjes, pastrimit dhe eprerjes së pjesëve të panevojshme, proces ky që kryhej i gjithi i mekanizuar nga një linjëmoderne e teknologjisë holandeze dhe nën mbikëqyrjen njerëzore. Koha nga momentii therjes deri në fllimin e të gjithë këtij procesi ishte mjaftueshme për derdhjen e gjakuttë therjes dhe ngordhjen e pulës.
Më pas pula kalonte disa larje në kushte të larta pastërtie dhe më pas paketohej dhe ambalazhohej për tregtim.Për të siguruar besimtarët muslimanë për produktet e mishit hallall, Lidhja eHoxhallarëve do të ndërmarrë herë pas herë kontrolle të tilla, në të gjitha subjektet që janë të hapura dhe bashkëpunues në këtë drejtim.