Investimi i pasurisë të zekatit
Burimi i fetvasë: Akademia Fik’hut Islam me qendër në MekëTema: Sesioni i pesëmbëdhjetë / vendimi i gjashtëData e publikimit: 4/11/1998 e.s – 15/7/1419 h.
Nxjerrja e zekatit të pasurisë duhet të bëhet në mënyrë të menjëhershme, duke e bërë atë pronë të përfituesve të atyre që e meritojnë zekatin, e këta njerëz është vetë Allahu Ai që i ka përcaktuar tekstualisht në Librin e Tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Lëmosha e zekatit është vetëm për të varfrit, për nevojtarët, për ata që janë ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për (luftëtarët në) rrugën e Allahut dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve. Këto janë detyrat e vëna prej Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.” (Teube; 60). Për këtë arsye, nuk lejohet investimi i zekatit të pasurive për interes të përfituesve të tij, siç janë të varfrit, për shkak se ky veprim përmban ndalesa legjislative fetare, si p.sh: prishja e detyrimit të nxjerrjes në mënyrë të menjëhershme, shmangia e mundësisë që përfituesit e zekatit ta marrin atë në kohën kur bëhet e domosdoshme nxjerrja e tij, gjë e cila u shkon në dëm të tyre. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin të shumta mbi Muhamedin (alejhi salatu ue selam) mbi shokët dhe ndjekësit e tij dhe falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.
Burimi: http://www. t h e m w l . o r g / F a t w a / d e f a u l t . aspx?d=1&cidi=146&l=AR&cid=11