Islami është pjesë e pandashme e Evropës

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 8 minuta lexim

euro

Islami është pjesë e pandashme e Evropës
Në këtë hulumtim sociologjik dhe demografik s’duhet të harrojmë se Evropa nuk njihet me Islamin vetëm gjatë kohëve të fundit, por Islami është pjesë e pandashme e Evropës.
Evropa dhe Islami kanë lidhje të ngushta shekullore me njëra tjetrën. Së pari, shteti i Andaluzisë në Gadishullin Iberian dhe më vonë Kryqëzatat dhe perhapja e khalifatit  Osman, sollën marrëdhënie të ndërsjella në mes të dy shoqërive. Shumë historianë dhe sociologë sot e shohin Islamin si shkak kryesor të daljes së Evropës nga errësira e Mesjetës në shkëlqimin e zhvillimit modern. Në një kohë kur Evropa ishte e prapambetur në mjekësi, astronomi, matematikë dhe fusha tjera, muslimanët posedonin një thesar të gjërë të njohurive dhe mundësi të mëdha të zhvillimit njohuri tw cilat Evropa i beri referencw.

Ashtu si në vendet e tjera edhe në Evropë, Islami është në një rritje të shpejtë. Ky zhvillim ka tërhequr vëmendjen, më tepër në vitet e fundit, siç evidentohet prej shumë temave, raporteve dhe artikujve “për vendin e Islamit në Evropë” dhe “për dialogun mes shoqërisë evropiane dhe asaj islame”. Rrënjët e këtij interesimi qëndrojnë në rritjen e vazhdueshme të popullatës muslimane, jo vetëm për shkak vetëm i emigrimit. Përderisa emigrimi ka patur një rol të rëndësishëm në shtimin e popullatës muslimane, shumë hulumtues kanë theksuar një arsye krejt tjëtër: Përqindja e lartë e konvertimit ne muslimane ,sipas nje raporti perëndimor te viteve te fundit. Ky raport deklaron se numri i atyre që po konvertohen në Islam në shtetet perëndimore është rritur edhe më tepër, veçanërisht pas sulmeve të 11 Shtatorit. Për shembull, mumri i të konvertuarve në Islam në disa shtet kryesore të Evropës u rrit nga 30.000 deri në 50.000 vititet e fundit.

Disa lajme të gëzueshme për një të ardhme shume të pritur
Kur t’i mbledhim të gjitha këto fakte arrijmë në përfundim se Islami është duke u bërë pikë e rëndësishme e interesit të botës. Këto zhvillime lejnë të kuptosh se bota është duke shkuar drejt një epoke të re, ku dashtë Zoti, Islami do të zë vend të rëndësishëm dhe se mësimet e etikës në Kur’an dhe në traditën profetike do të përhapen me të madhe. Është me rëndësi të përmendet se ky zhvillim shumë i rëndësishëm është cekur në Kur’an para 14 shekujve, ku Allahu I Lartësuar thote:  “Ata duan ta shuajnë Dritën e Allahut me gojët e tyre, por Allahu nuk do ta lejojë këtë, përkundrazi Ai do ta përsosë Dritën e Tij, edhe pse këtë e urrejnë mohuesit (jobesimtarët). Është Ai që ka sjellë të Dërguarin e Tij me udhëzime dhe me fenë e vërtetë për ta ngadhënjyer përmbi të gjitha fetë, edhe pse politeistët e urrejnë.” [Tevbe, 32-33] Përhapja e moralit islam është një nga premtimet e Zotit ndaj besimtarëve. Përveç këtyre ajeteve ka shumë thënie të Pejgamberit tonë, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, që pohojnë se mësimet e Kur’anit dhe tradites profetike do të triumfojnë.Pegamberi alejhi selam thote: “Në kohën e fundit, para mbarimit të kësaj bote, njerëzimi do të përjetojë një periudhë në të cilën keqbërja, padrejtësia, mashtrimi, dredhia, grindja, konflikti dhe degjenerimi moral do të jenë shumë të përhapura. Pastaj do të vije periudha e artë, në të cilën morali i mirë do të jetë prezent tek njerëzit në tërë botën.”
 Disa nga këto thënie do ti permendim me poshte së bashku me komentimin e tyre.
Gjatë kësaj periudhe Ummeti im do të bëjë jetë të rehatshme dhe pa brenga, të cilën asnjëherë nuk e kanë përjetuar më parë. Toka do të nxjerre prodhimin e saj pa ndalur asgjë dhe se pasuria do të ekzistojë me bollëk në atë kohë.” [Transmeton Ibn Maxhe në Sunenin e tij] “Banorët e qiejve dhe të tokës do të jenë të kënaqur. Toka do të nxjerrë gjithë atë që rritet në të dhe qielli do të lëshojë shi me bollëk. Për shkak të këtyre të mirave të gjallët do të dëshirojnë që të vdekurit të kthehen në jetë përsëri.” [Muhtesar Tedhkire Kurtubi fq. 437] “Toka do të mbushet me barazi dhe drejtësi siç qe mbushur më parë më shtypje dhe tirani.” [Transmeton Ebu Davudi] “Drejtësia do të mbizotërojë deri në atë masë sa që çdo pronë e marrë me dhunë do t’i kthehet pronarit të saj; për më tëpër, sendi që është marrë nga dikush do të kthehet edhe nëse gjendet nën dhëmbët e marrësit. Bota do të jetë plot siguri sa që disa gra do të mund ta kryejnë haxhin pa shoqërimin e burrave.”

[Ibn Haxher Hejthem, Al-Qaul Muhtasar fq. 23] Duke u mbështetur në këto thënie, periudha e artë do të jetë një epokë në të cilën drejtësia, bollëku, mirëqenia, siguria, paqja dhe vëllazërimi do të ekzistojnë në mes të njerëzimit në një periudhë ku njerëzit do të përjetojnë dashuri, vetësakrificë, tolerancë, kujdes, mëshirë dhe lumturi. Në fjalët e tij Pejgamberi jonë, Muhammedi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, thotë se kjo kohë e bekuar do të përjetohet me ardhjen e Mehdiut, i cili do të vije në kohën e fundit për ta shpëtuar botën nga kaosi, padrejtësia dhe rënia e moralit. Ai do t’i shkatërrojë ideologjitë jofetare dhe do të ndalojë padrejtësinë që mbizotëron. Për më tepër, ai do të bëj që mësimet e Kur’anit dhe tradita profetike të përhapen në mes të njerëzimit dhe do të sjellë paqe dhe mirëqenie në botë.
Ngritja dhe perhapja e Islamit që po ndihet tani, si dhe roli i muslimanëve në epokën e re janë shenja se periudha e paralajmëruar në Kur’an dhe Hadith është shumë afër.

Pregatiti :

Hoxhë: Emerim Koci