A ka qenë Isai (Krishti) i martuar?!

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 1 minuta lexim
1388540005A ka qenë Isai (Krishti) i martuar?!
Pyetje:
Në librat e të krishterëve Profeti Isa (Jezu Krishti) paraqitet se nuk është martuar kurrë. Cfarë thotë feja islame rreth kësaj?
Përgjigje:
Në fenë islame nuk ka ndonjë argument të drejtpërdrejt që pohon ose mohon martesën e Isait (alejhisselam) me ndonjë grua. Mirëpo ekziston një ajet Kuranor që tregon se Profetët në përgjithësi kanë qenë të martuar dhe kanë pasur pasardhës. Allahu në Kuran thotë: Vërtet, edhe para teje Ne kemi sjellë të dërguar, të cilëve u kemi dhënë bashkshorte dhe pasardhës.”Surja Rra’d 38.  Në vargun e Profetëve ishte dhe Isai (alejhisselam) rreth të cilit nuk ka ndonjë argument që ai është vecuar nga Profetët e tjerë në këtë aspekt. Po ashtu dihet se Isai a.s (Jezusi) ishte hebre dhe sipas zakoneve hebraike një burrë hebre duhet të ishte i martuar dhe beqaria dënohej. Ndërkohë martesa ka qenë tradita e Profetëve në përgjithësi cka do të thotë se Isai a.s mund të ketë qenë i martuar.

Allahu e di më së miri!

Komisioni i Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH