Këshilli i Përhershëm

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 3 minuta lexim

Këshilli i Përhershëm

 

Këshilli i Përhershëm është organi më i lartë dhe i pandryshueshëm i anëtarëve themelues të organizatës “Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë”, i cili ka këto kompetenca:

  1. Nxjerr gjykime fetare për temat që ngrihen.
  2. Miraton për botim studimet shkencore që përgatiten nga Bordi i Studiuesve.
  3. Ngre sektorë ose miraton tabelat e organizimit dhe punës, të propozuara nga bordi ekzekutiv.
  4. Amendon statutin bazë të organizatës “Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë”, nëse propozohet nga Kryetari ose dy të tretat e anëtarëve dhe miratohet prej tyre.
  5. Diskutimi, promovimi dhe amendimi i agjendës së punës së propozuar nga Drejtori ekzekutiv.
  6. Rishqyrtimi i çështjeve të mbartura nga sesionet e mëparshme të mbledhjeve të Këshillit të Përhershëm.
  7. Miratimi i raportit vjetor të organizatës “Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë”, ku të përfshihet edhe buxheti dhe llogaritë përmbyllëse.
  8. Realizimi i çdo detyre tjetër që ndihmon në zbatimin e qëllimeve të organizatës “Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë”.
  9. Rishqyrton zgjedhjen e kryetarit të Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë, nëse ai nuk aprovohet nga Asambleja e Përgjithshme dhe zgjedh një kryetar të ri.
  10. Vendimi i Këshillit të Përhershëm është i zbatueshëm kur miratohet nga jo më pak se dy të tretat e anëtarëve të tij.

 

Kryetari i Këshillit të Përhershëm propozohet dhe zgjidhet nga anëtarët e Këshillit të Përhershëm dhe duhet të plotësojë këto kushte:

  • Kryetari i Këshillit të Përhershëm zgjidhet me një mandat dy vjeçar. Kandidati për mandatin e katërt nga themelimi duhet të ketë mbrojtur masterin.
  • Kryetari duhet patjetër të njihet në terren me cilësinë e Hoxhës. Të ketë ligjërata fetare, hutbe, pjesëmarrje në simpoziume dhe të njihet në radhën e besimtarëve. Një kandidat i cili nuk i plotëson këto kritere nuk mund të kandidojë për postin e kryetarit.
  • Për postin e kryetarit që do të zgjidhet për mandatin pesëvjeçar duhet të ketë më shumë se një kandidaturë.