Në vazhdën e botimeve që i vijnë në ndihmë lexuesit musliman Kurani i Mahnitshëm është botimi i fundit nga Lidhja e Hoxhallarëve e Shqipërisë. Edhe pse profesor Miller ishte sfidues dhe u nis që të gjente gabime në Kuran në fillim, por më pas ai përfundoi i mahnitur nga ajo që gjeti në Kuranin Famëlartë. Nuk ka ndonjë autor, që të shkruajë ndonjë libër dhe pastaj t’i sfidojë lexuesit duke ju thënë, se në këtë libër nuk mund të gjenden gabime. Sa për Kuranin është krejtësisht e kundërta. Ai i thotë lexuesit, se aty nuk ka gabime dhe pastaj i sfidon të gjithë njerëzit, që të gjejnë ndonjë nëse ka.
Një gjë e veçantë është se megjithëse Kurani i atribuohet rëndom Muhamedit nuk përmend kohët e vështira të jetës së profetit Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), siç janë vdekja e bashkëshortes së tij të dashur Hatixhes (Allahu qoftë i kënaqur me të), apo vdekjen e fëmijëve të tij. Në vitin 1977 profesori Miller pati një debat të famshëm me predikuesin musliman Ahmed Didat. Logjika e tij ishte e qartë dhe arsyetimet e tij dukeshin të bazuara në qëllimin për të arritur të vërtetën pa krenari apo paragjykim. Shumë njerëz në atë kohë dëshiruan, që ky njeri të përqafonte Islamin.
Në vitin 1978 profesor Miller e përqafoi islamin dhe mori emrin Abdul-Ehad. Ai punoi për disa vite në Universitetin e Naftës dhe të Mineraleve në Arabinë Saudite dhe më pas ia kushtoi jetën e tij thirrjes në Islam përmes programeve televizive dhe ligjëratave publike.