Letër ngushëllimi me rastin e tragjedisë në minierën e qymyrgurit në Soma të Turqisë

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 1 minuta lexim

BnmEjzsIUAAFbuR.jpg large        Letër Ngushëllimi

I nderuar Ambasador i Republikës së Turqisë, z. Hidayet Bayraktar

Datë: 15/05/2014

Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë e ka përjetuar me dhimbje lajmin për tragjedinë që ndodhi në minierën e qymyrit në Soma të Turqisë, në të cilën humbën jetën qindra minatorë, e shumë të tjerë u plagosën.

Ne, si shqiptarë dhe besimtarë muslimanë, i lutemi Allahut të madhëruar për shpirtrat e atyre që humbën jetën, që Ai t’i përfshijë ata në mëshirën e Tij dhe tu japë familjarëve dhe popullit vëlla turk, kurajë dhe durim në këto momente të vështira për të gjithë ju. Bashkohemi me ju në dhimbjen dhe lutjet tuaja dhe shprehim ndjenjat më të larta të mbështetjes dhe të solidaritetit vëllazëror.

Në emër të Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e jetës së minatorëve, ndërsa për të plagosurit lusim Zotin për shërim sa më të shpejtë.

Kryetari i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë

Justinian Topulli