Lidhja e Hoxhallarëve te Shqipërisë përuron xhaminë e re në fshatin Ballaj Emigrant, Rrogozhinë
Duku iu përgjigjur nevojave të fshatit Ballaj Emigrant për një xhami të re në fshatin e tyre pasi faleshin në mencën e fermës së vjetër, Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë ndërtoi xhaminë “Najeeb Salim Al Adwani”, në bashkëpunim me institucionin humanitar shtetëror kuvajtian Bejtu Zekat.
Fshati Ballaj Emigrant, me një popullsi me origjinë kryesisht kosovare, do të kenë tashme ambiente cilësore për të kryer ritet e tyre fetare nën kujdesin e Myftinisë së Kavajës.
Fjalën përshëndetëse e mbajti kryetari i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë, Justinjan Topulli dhe myfiu i Kavajës H. Besnik Leçini dhe përfaqësues të fshatit dhe të pushtetit lokal.
Kjo xhami shtohet në morinë e objekteve të kultit që Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë po ndërton anembanë Shqipërisë në bashkëpunim me autoritet fetare, vendore dhe përfaqësitë e vendeve islame dhe arabe në vend.