Lidhja e Prizrenit- me protagonistët e vet 142 vjet më parë

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 3 minuta lexim

Si sot 142 vite më parë në Prizren, më 10 qershor 1878 me Fermanin e Sulltan Abdylhamidit të Dytë zyrtarisht hapet Lidhja Shqiptare e Prizrenit apo Lidhja e Prizrenit në Kompleksin e Xhamisë Bajrakli, ku së pari u zgjodh Kryetar Shejh Mustafa Ruhi Efendi Kallkandeleni dhe Iljaz Pashë Dibra Çoku dhe më vonë në shkurt të vitit 1879 u zgjodh Kryetar Shejh Muderiz Haxhi Ymer Prizreni dhe Abdullah Hysni Bej Frashëri në popull i njohur si Abdyl Frashëri dhe nënkryetar ishte Shuajb Agë Spahia dhe Delegatët që erdhën në Prizren ishin:

Nga Ysqypi Shkupi: Jashar Beu, Mehmet Xheladini, Abduraman Siri Beu.

Nga Kallkandeleni Tetova: Sheh Mustafë Tetova Kallkandeleni, Haxhi Sadik Tetova, Riza Fuati, Hasan Pashë Derralla, Esat Pashë Tetova, Mehmet Efendiu, Rexhep beu.

Nga Gostivari: Haxhi Zylbehari.

Nga Dibra: Iljaz Pashë Dibra, Mehmet Sadik Hoxholli, Ahmet Sabri Karahasani, Bajram Masar Nuredini.

Nga Dibra e Sipërme Zir: Iljaz Pasha, Sadik Beu, Ahmet Sabri Karahasani, Ismail Aga, dhe i biri i tij Ismail Marku.

Nga Dibra e Poshtme Bala-Rrethi Rekës; Haxhi Iljazi, Mahmud Muja.

Nga Manastiri: Ali Tefiku, Ibrahim Ethem Dokëzezi.

Nga Ohri: Mehmet Rashit Beu.

Nga Qypryli Velesi: Osman Qupërlia.

Nga Gjilani: Salih Aga, Mehmet Rashiti.

Nga Prizreni: Abdyl Halimi, Haxhi Shabani.

Nga Gjakova: Abdulla Pashë Dreni, Ismail Ethemi, Mehemt Kahramani. Mehmet Shaqiri.

Nga Mati: Riza Bej Zogu, Myrteza Efendiu.

Nga Luma: Mehmet Sherifi.

Nga Peja: Shaban Hamdiu.

Nga Vushtrria: Adyrahman Efendi Ilmiu, Kadri Efendiu.

Nga Prishtina: Mehmet Zija Beu, Haxhi Çaushi, i biri i Zija Beut, Rauf Aga.

Nga Mitrovica: Ali Pashë Draga, Osman Qamili, Ebu Beqiri.

Nga Tasliça=Plevla : Myftiu, Mehmet Nuredini.

Nga Jeni Pazari: Ali Aga, Ejup Aga.

Nga Sjenica: Mustafë Aga, dhe një emër që nuk lexohet.

Nga Gucia: një delegat.

Nga Podgorica: Jusuf Skunik efendiu,

Nga Shkodra: Selim Tahir Beu, Jusuf Haxhi Miftari , Hodo Pashë Sokoli, Isuf Sokoli .

Nga Malësia e Shkodrës: 12 përfaqësues.

Nga Janina Abdullah Hysni Bej Frashëri

Nga Berati Mehmed Ali Pashë Vrioni etj.

Sadedin Gubetini