Liga e Botës Islame dënon ekzekutimin e shtetësave egjiptianëve në Libi
Mekë: Sekretaria e Përgjithshme Ligës së Botës Islame ka dënuar aktin terrorist që kreu organizata terroriste ISIS në ekzektimin në mënyrë barbare të egjiptianëve koptë. Ky qëndrim u bë i ditur nga një deklaratë e lëshuar nga sekretari i përgjithshëm i Ligës së Botës Islame dhe anëtari i Këshillit të Lartë të Dijetarëve dr. Abdullah bin Abdulmuhsin et-Turki, i cili dënoi ashpër këtë krim të rëndë.
Ndër të tjera dr. Abdullah bin Abdulmuhsin et-Turki shtoi se kjo vepër nuk ka asnjë lidhje me vlerat dhe parimet që solli Islami dhe as me mesazhet hyjnore, duke konfirmuar edhe nje herë ndalimin e prerë të vrasjes së padrejtë të njerëzve, pa marrë parasysh nëse janë apo jo muslimanë.
Gjithashtu ai konfirmoi faktin se Liga e Botës Islame ka marrë disa telefonata nga qëndra, institucione dhe organizata islame, të cilat e dënojnë këtë vepër të ulët dhe ekzekturorët e saj, si dhe kërkojnë marrjen në përgjegjësi të autorëve të ekzekutimit të njerëzve të pafajshëm.
Dr. El-Turki u shpreh se Liga e Botës Islame është një organizatë që gëzon popullaritet ndërkombëtar e që punon për luftën kundër njerëzve negativë, bën thirrje për solidaritet ndërnjerëzor përmes përhapjes së parimeve të drejtësisë, mirësisë, tolerancës, parandalimit të padrejtësisë dhe dhunës mes njerëzve, duke u nisur nga thënia e Allahut të Lartësuar: “Allahu urdhëron për drejtësi, bamirësi, për ndihmën e të afërmve dhe ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ai ju këshillon se ndoshta tregoheni të devotshëm.” (En-Nahl; 90).
Dr. El-Turki e vuri theksin edhe tek domozodshmëria e kryerjes së detyrës që i takon nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare e që konsiston në ndjekjen e forcave ekstremiste dhe terroriste, sjelljen e tyre para drejtësisë dhe ndëshkimin e tyre me drejtësi. Në përfundim dr. El-Turki i bëri thirrje të gjithë popujve, organizatave dhe vendeve paqëdashës që të njohin nga afër dispozitat e Legjislacionin Islam (Sheriatit) që kanë lidhje me mbrojtjen e njeriut nga të ligjtë, duke shprehur edhe gadishmërinë e Ligës për të kontribuar në çdo aspekt për të bërë të mundur realizimin e sigurisë dhe paqes për njerëzimin. Ndër të tjera ai përmendi edhe kongresin islam ndërkombëtar për luftën kundër terrorizmit, i cili do ta organizohet nga Liga e Botës Islame pas pak ditësh nën kujdesin e Shërbyesit të dy Xhamiave të Shenjta, mbretit Selman bin Abdulaziz al Seud– Allahu e ruajtë.