O muslimanë!
A e keni parë ndonjëherë një njeri që ka diçka të çmuar dhe ka frikë ta humbasë ose ta marrin duart e hajdutëve?
A nuk është e arsyeshme që ai ta ruajë atë në një vend të sigurt dhe ta mbrojë nga çdo sulm?
Po ashtu, një nga thesaret më të çmuara të myslimanëve është identiteti i tyre islam. Ai është një dhuratë hyjnore që duhet të mbrohet me kujdes të madh nga çdo ndikim që synon ta dëmtojë. Ruajtja e këtij identiteti nga ndikimet e jashtme është një nga përgjegjësitë më të mëdha të çdo myslimani dhe të të apasionuarve për fenë.
Poeti thotë:
“Unë ruaj çdo të çmuar dhe të shtrenjtë … prej tyre largoj armikun që i sulmon.”
Pse duhet të mbrojmë identitetin islam?
Identiteti islam është drita që udhëzon muslimanin në errësirën e jetës. Ai i tregon besimtarit çfarë duhet të besojë dhe çfarë të shmangë, çfarë duhet të bëjë dhe çfarë të lërë. Kush nuk ka këtë dritë udhëzuese, rrezikon të humbasë në identitete të tjera dhe gradualisht të largohet nga identiteti i tij islam.
Allahu thotë: “Kujt nuk i jep Allahu dritë, nuk ka për të pasur ndonjë dritë.” (Nur, 40)
Identiteti islam ndikon fuqishëm në formimin e personalitetit të muslimanit, i jep stabilitet dhe qëndrueshmëri, e mban të bashkuar me vlerat morale dhe e mbron nga hipokrizia dhe ndikimet e dyfishta.
Pejgamberi Muhamed ﷺ ka thënë: “Do të gjeni njeriun më të keq me dy fytyra, ai që tregon njërën fytyrë tek disa dhe tjetrën tek të tjerët.” (Imam Buhariu)
Ata që ndryshojnë sipas rrethanave dhe përshtaten me çdo identitet që bie ndesh me Islamin janë siç thotë poeti:
Rrotullohet si gota, nga do ajo sillet;
Për intersesin përshtatet, me njëmij rroba vishet.
Te myslimanët shfaqet si njëri prej tyre,
Dhe pjesën e tij kërkon nga çdo fitim.
Dhe tek ateistët llogaritet si njëri prej tyre,
Marksit ia ka mësuar përmendësh çdo mësim.
Si anglezët bëhet kur ata i shikon,
Në Paris nga francezët, dot se dallon.”
Identiteti islam si dhuratë hyjnore
Identiteti islam është mbrojtja e dhuratës së zgjedhjes që Allahu u ka dhënë myslimanëve. Allahu thotë: “Ai ju ka quajtur myslimanë më parë dhe në këtë mënyrë, Profeti të jetë dëshmitar mbi ju dhe ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzit.” (El-Haxh:78)
Identiteti islam bashkon myslimanët në çdo kohë dhe vend, pavarësisht nga gjuha, raca apo ngjyra; u jep krenari në kohë poshtërimi, strehim në kohë varfërie dhe pasuri shpirtërore në kohë nevoje.
Përgjegjësia për mbrojtjen e identitetit islam
Çdo mysliman është përgjegjës për mbrojtjen e identitetit islam, por disa nivele kanë rëndësi të veçantë:
1. Familja
Familja është vendi i parë ku njeriu mëson parimet islame. Për këtë:
• Bashkëshorti duhet të mbrojë identitetin islam të bashkëshortes së tij, ta udhëzojë drejt modestisë dhe t’i shmangë ndikimet e jashtme.
• Fëmijët duhet të edukohen në një ambient që ruan identitetin islam, përfshirë: faljen e namazit, zgjedhjen e emrave të mirë, lidhjen me Kur’anin dhe historinë islame.
Muhamedi ﷺ tha: “Udhëzoni fëmijët tuaj në namaz kur janë shtatë vjeç ..” (Ebu Davud)
2. Dijetarët, hoxhallarët dhe predikuesit
Ata janë udhëheqësit që drejtojnë “anijen e Islamit” drejt sigurisë:
• Të jenë shembull në fjalë dhe vepra.
• Të përhapin njohuri të sakta mbi Islamin dhe historinë e muslimanëve.
• Të heqin dyshimet që mund të çojnë në largim nga identiteti islam. Muhamedi ﷺ tha: “Allahu e ka mbledhur për mua tokën, dhe unë pashë lindjet dhe perëndimet e saj, dhe umeti im do të arrijë atë pjesë që më është mbledhur mua.” (Imam Muslim)
Rreziqet e dobësisë në mbrojtjen e identitetit
• Largimi nga mësimet dhe vlerat e Islamit.
• Kuptimi i shtrembëruar i fesë, që mund të çojë në dyshime dhe largim nga Islamit.
• Pasiviteti dhe mungesa e vendosmërisë, që lejon ndikime të huaja ose poshtërim kulturor.
Poeti thotë për guximin dhe vendosmërinë:
َQëndro me trimat sepse nesër kush shkon
Si musafit tek trimat në ballë qëndron
Lutje/dua
O Allah, o Ruajtës i fesë dhe i zemrave!
Na forco në Islam, na bëj të qëndrueshëm në identitetin tonë dhe mos lejo që zemrat tona të devijojnë pasi na ke udhëzuar.
O Allah! Largo nga feja jonë çdo sulm, të dukshëm apo të fshehtë, dhe na jep mençuri, guxim dhe durim për ta mbrojtur atë me dije, moral dhe vepra të mira. O Allah! Mbroje identitetin tonë islam në familjet tona, në fëmijët tanë dhe në brezat që vijnë. Forco predikuesit, dijetarët dhe udhëheqësit e myslimanëve në kryerjen e kësaj amaneti të madhe.
O Allah! Na jep nder në bindje, qëndrueshmëri në sprovë dhe përfundim të mirë derisa të të takojmë Ty.
Amin.
