Mësim-besimi në shkollat tona publike
Nga hoxhë: Emerim Koçi
Mësimi i fesë në shkollat tona publike nuk ka gjetur akoma formulën e duhur të zgjidhjes dhe shpresojmë që së shpejti të marri një zgjidhje, e cila do të jetë e dobishme për të gjithë shoqërinë shqiptare. Mësim-besimi në shkollat publike është një e drejtë hyjnore dhe njerëzore e garantuar nga Konventat Ndërkombëtare të nënshkruara edhe nga shteti, si: Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më datën 10.12.1948, ka nxjerrrë rezolutën 217 (kapitulli III), neni 18, ku thuhet: “Çdo njeri ka të drejtë lirinë e mendimit, të ndërgjegjës dhe lirinë e shprehjes së përkatësisë fetare… dhe kjo liri nënkupton praktikimin e lirshëm të fesë nëpërmjet mësimit, kryerjen e ritualeve fetare dhe mbajtjen e saj.” Ndërsa në nenin 26 po të kësaj Deklarate thuhet: “Prindërit kanë të drejta themelore që për fëmijët e tyre të zgjedhin llojin e arsimimit.” Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 2200 A (XXI) e miratuar më 16.12.1966, ndërsa e hyrë në fuqi më 23.03.1976 në nenin 18 alinea 1 thotë: “Secili person ka të drejtë në lirinë e mendimit të ndërgjegjes dhe të fesë. Kjo liri nënkupton shfaqjen e lirshme të ndjenjave fetare qoftë në mënyrë individuale apo në bashkësi, si publikisht ashtu edhe privatisht, nëpërmjet praktikimit të lirshëm të ritualeve fetare dhe mësimin e fesë. Ndërsa në alinenë 4 po të këtij neni thuhet: “Shtetet anëtare të këtij Pakti, obligohen që ta respektojnë lirinë e prindërve, ose të kujdestarëve të fëmijëve, që fëmijëve të tyre t’u sigurojnë arsimin fetar dhe moral, i cili është në përputhje me bindjet e tyre personale. Nene të ngjashme hasim pothuaj në të gjitha Konventat Ndërkombëtare, ato me karakter botëror, evropian apo edhe Islam. Nga sa theksova më lart unë personalisht e shikoj, se feja me të vërtetë është një komponente kyçe në edukimin e mirëfilltë të bezave dhe gjeneratave të reja, për më tepër kur në shoqërinë tonë shqiptare, viteve të fundit jemi dëshmitarë të lulëzimit të dukurive negative, të cilat për ne pothuaj kanë qenë të huaja. Droga, alkooli dhe prostitucioni kanë marrë përmasa aq tragjike, saqë tashmë nuk flite për këto dukuri vetëm në mesin e studentëve, madje as të atyre të shkollave të mesme. Beteja tashmë ka filluar për shpëtimin e filloriste, të cilët janë vënë në shënjestër të huliganëve, narkomanëve, shpërndarësve dhe të tjerëve, që nga këta filiza të rinj të podhojnë njerëz të varur nga narkotikët.A nuk mjaftojnë këto fakte, që ne ta ngremë zërin më fuqimisht për t’u thënë stop këtyre dukurive të rrezikshme, apo duhet të heshtim edhe më, e të bëjmë sehir si shikues pasivë? A nuk është parim fetar dhe njerëzor që përpjekjeve rebeluese të njerëzve të këqij t’u ndalet hovi me të gjitha mjetet e metodat. Nëse nuk e bëjmë këtë tani, atëherë heshtja ndaj dukurive të tilla do të jetë një involvim i heshtur në atë krim, që në të ardhmen do të na sjellë pasoja të kobshme e tragjike.Rrugëdalja e vetme në këtë rast është feja dhe arsimimi fetar i brezit të ri. Ky është shpëtimi, sepse feja me të vërtetë mund të ndikojë pozitivisht në luftën e pakompromis kundër këtyre dukurive, sepse kodeksi i moralit te saj është shumëdimensional. Ajo në radhë të parë zotëron të gjitha mundësitë, që të riut t’ia kthejë dinjitetin e humbur e të nëpërkëmbur. Vetëm një edukim i mirëfilltë fetar është në gjendje që njeriun, i cili qëndron pa shpresë buzë humnerës, ta rikthejë fuqishëm në jetë, ta bëjë një personalitet të fuqishëm, i cili do të jetë nesër i dobishëm për mbarë shoqërinë. Lufta ndaj narkomanisë dhe prostitucionit duhet të zhvillohet nëpër shkolla e jo në xhami. Ajo duhet të jetë një luftë me mjete dhe metoda edukative, duhet të jetë një luftë për krijimin e parakushteve të një atmosfere shpirtërore për mbijetesë, çka do të thotë më mirë ta parandalosh se sa të shërosh. Por është mjaft për t’u habitur, se në shkrimet nëpër media kundër luftës ndaj narkomanisë dhe prostitucionit, me tendenca të qëllimta gjithnjë mungon faktori religjioz, i cili gjatë tërë historisë ka luajtur rolin e një rregullatori moral e disiplinues të jetës së shoqërisë njerëzore.Nevojat e domosdoshme e të natyrshme të shoqërisë njerëzore për mësim-bësimin.
1. Nevoja e intelektit për të njohur të vërtetat e mëdha të ekzistencës: Nevoja e njeriut për besim fetar është një e drejtë, që buron nga nevoja e tij për të njohur vetveten dhe për të njohur ekzistencën e madhe që e rrethon, domethënë për të marrë pergjigjen e duhur të këtyre pyetjeve që e preokupojnë njerëzimin dhe për të cilat nuk ka dhënë përgjigje të qartë dhe të shendoshe askush me parë. Njeriut i vijnë në mendje pyetje të rëndësishme që kanë nevojë për përgjigje të plota. Prej tyre janë: Prej ku? Deri ku? Përse? Prej ku kam ardhur unë dhe kjo gjithësi e pafundme? A jam krijuar vetvetiu apo ekziston një krijues që krijon? Kush është Ai? Çfarë më lidh mua me Të? Deri ku shkohet pas këtij udhëtimi (pas vdekjes); përfundon jeta e shkurtër mbi sipërfaqen e tokës me vdekjen, apo pas saj ekziston një jetë tjetër, ku shpërblehet punë-miri dhe ndëshkohet punë-keqi? Përse është krijuar njeriu? Përse njeriu është i pajisur me intelekt dhe vullnet? Përse i është nënshtruar atij gjithçka që ekziston në qiej e tokë? Cili është qëllimi i krijimit të tij dhe si ta dijë atë? Këto pyetje kërkojnë pergjigje dhe nuk mund t’i marrim ato përveç nese i referohemi besimit të shëndoshë dhe të pastër.Besimi që e njofton njeriun, se është krijesë e një Krijuesi të Madh, i Cili e përsosi krijimin e njeriut, i dha shpirtin dhe e begatoi me dhuntitë e Tij të pakufishme. esimi është ai që i mëson njeriut, se çfarë ka pas vdekjes. Besimi e njofton njeriun, se pas kësaj bote ekziston jeta e varrezave e më vonë jeta e pafundme e ahiretit, ku secili do të shpërblehet për atë që ka punuar në këtë botë. Besimi iu jep përgjigje pyetjeve: Përse është krijuar njeriu? Përse është i privilegjuar dhe i nderuar ai? Ai ka ardhur në këtë botë për t’u sprovuar dhe për të adhuruar vetëm Allahun xh.sh., për të ndërtuar tokën dhe për ta shfrytëzuar atë siç dëshiron Krijuesi. Njeriu që nuk jeton me besim të pastër dhe të shëndoshë jeton i çorientuar dhe i trishtuar në errësirat e dyshimit, çoroditjes dhe injorancës.
2- Nevoja e natyrës (fites) njerëzore për të besuar.Pak më lart përmendëm, se intelekti i njeriut ka nevojë për besim të drejtë. Këtë lloj besimi e kërkon edhe natyra e pastër e njerëzore (fiteja), pa te cilën ai do të ishte i pikëlluar, i etur shpirtërisht dhe i mangët kudo dhe kurdoherë. Prandaj lidhja e njeriut me besim të drejtë do ta qetësonte shpirtërisht, do ta siguronte njeriun pas frikës së kapluar dhe në fund do të ndjente sikur e ka gjetur vetveten. Për këtë edhe Kurani Famëlartë e konsideron besimin si vetë fiteja (natyra e pastër dhe e lindur njerëzore): Allahu xh.sh. thotë: “Përqendro veten tënde sinqerisht në fenë e pastër, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fe), është feja e Allahut në të cilën i krijoi njerezit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga Allahu, ajo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Kurani 30: 30).
3- Nevoja e shoqërisë njerëzore për qetësi psiqike dhe qetësi shpirtërore.Të besosh në Allahun xh.sh., në drejtësinë dhe mëshirën e Tij, se dhe ekzistenca e botës së përjetshme i dhuron njeriut shëndet dhe qetësi psiqike, fuqi shpirtërore dhe gjallëron tek ai ndjenjën e shpresës, optimizmit dhe durimit. Kurse ata që jetojnë pa besim në këtë botë- në veçanti kur i godet ndonjë fatkeqesi – i kaplon depresioni, trishtimi dhe pesimizmi, saqë bien nën ndikimin e fatkeqësive të kësaj bote dhe si rezultat i kësaj, ose vetëvriten, ose kanë probleme psiqike.
4 – Nevoja e shoqërisë për motive dhe norma etike brenda besimit. Nevoja e njeriut për besim të vërtetë pasqyrohet edhe në nevojat e shoqërisë për motive që do ta nxisin për punë të mira dhe kryerjen e obligimeve, madje edhe atëherë kur nuk ka kush e ndjek apo e shpërblen. Po ashtu shoqëria ka nevojë për norma etike, që do t’ia ndreqnin marrëdhëniet në mes njerëzve dhe do ta obligojnë secilin prej tyre të ndalet në kufijtë e tij, e jo të shkel ne kufijtë e tjetrit. ëto motive dhe norma nuk mund t’i vendosin ligjet njerëzore, sepse qëndrueshmëria dhe vlefshmëria e tyre mund të jetë e mangët nga shumë aspekte. Për atë nevojitet një vetëkontroll që buron nga brendia e shpirtit dhe e psikes njerezore, që rrjedh nga zemra, e cila nëse është e pajisur me besim ekspozon vetëm punët e mira, e në të kundërtën punët e liga rrjedhin nga zemra e prishur e tij.
5- Nevoja e shoqërisë për bashkëpunim dhe përkrahje besimi.Besimi i forte dhe i vërtetë luan një rol të rëndësishëm në lidhjet mes njerezve në shoqëri, duke i konsideruar ata të gjithë të barabartë dhe robër përpara një Zoti të vetëm-Krijuesit të tyre, dhe fëmijë të një prindi që i ka trashëguar. Allahu xh.sh. thotë: O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej nje veteje të vetme (Ademit).”, Kurani 4:1. Gjithashtu Ai thotë: O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njihen ndërmjet vetit.” Kuran 49:13. Besimi mbjell vllazërim ndërmjet besimtarëve. Këtë e vërteton Kurani Famëlartë: “S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër.” Kuran 40: 10. Kjo vllazëri është frytdhënëse dhe dobiprurëse në shpirtin dhe jetën e njeriut, saqë besimtari dëshiron për vellain e vet besimtar atë që dëshiron për veten e vet, madje e favorizon nevojën e tij përpara vetes.
6- Mësim besimi i fesë në këndvështrimin socialo-shoqëror.Besimi dhe Feja e lartëson njeriun me virtyte të larta humane e morale. Ato e forcojnë, e pastrojne dhe e lartësojnë shpirtin, dhe konsiderohen si mjete të përparimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm. Besimi dhe feja i afrojnë njerezit ndërmjet tyre, ndezin virtytin e mbrojtjes së njëri-tjetrit, zhvillojne lirinë personale dhe forcojnë shoqërinë. Ato i edukojnë njerëzit për idealet më të larta siç mund të jetë dashuria për atdheun, duke i shpënë në heroizëm e martirizim; Në tragjedite e jetës njerezimin e mban të gjallë shpresa tek pavdekshmëria; Frymëzon aktivitete individuale, sociale, artistike, emocionale, familjare, politike dhe edukative; Orienton synimet njerëzore drejt vlerave sublime hyjnore; Ndikon në formimin e unitetit të anëtareve të shoqërisë nëpërmjet predikimit dhe kontrollit të zbatimit të vlerave dhe normave unike; Riafirmon solidaritetin e gupit, sidomos në momente të rëndësisë së veçantë individuale e shoqërore, si lindja, martesa dhe vdekja; Ndihmon për funksionimin normal të shoqërisë, për stabilizimin e institucioneve kryesore të saj; Ka ndikim të madh në tërë jetën e njeriut, para së gjithash në integritetin e tij trupor dhe shpirtëror; Zotëron energji të medha, që mundësojnë ruajtjen e identitetit dhe kontinuitetit fetar e kombëtar, metafizi e historik, shpirtëror e moral. Me sa u tha më lart ne kuptojmë se besimi dhe feja janë përmbajtje konstituive shpirtërore dhe sikurse edhe kultura është paratekst për realizimin e një modeli thelbësisht njerëzor, human, historik e metahistorik, fizik metafizik, inspirativ e keativ.
7- Këndvështrimi im personal mbi mësim-besimin në shkollat publike. Duke u nisur nga studimet dhe hulumtimet teologjike personale dhe duke prekur dhe parë nga afër nevojën dhe gjendjen aktuale të arsimit publik në Shqipëri, dhe duke qenë pjesë e gjeneratës studentore të viteve të fundit në Fakultetin e Historisë Universiteti Shtetëror i Tiranës, ku edhe jam në vazhdim të masterit e shikoj të domosdoshëm aplikimin e lëndës fetare në shkollat publike, si një projekt i një rëndësie të veçantë kombëtare dhe fetare. Kjo për shkak se nxënësve të lodhur e të çorientuar do t’ju ofrojë njohuri për bazat e fesë, së cilës ata i përkasin. Lënda e Edukatës Fetare duhet të analizohet dhe studiohet mirë nga institucionet perkatese dhe o.j.f.-të, të përpilohen kurikulat e mirëfillta përparandalimin e dukurive negative që e kanë kapluar shoqërinë tonë shqiptare. Mund të merret për bazë modeli i mësim besimit që aplikohet në Austri, Kroaci apo Bosnjë (apo edhe vende të tjera), duke iu përshtatur specifikae të shoqërisë tradicionale shqiptare, me këtë rast rinia jonë do të qëndronte sa më larg alkoolit, drogës e prostitucionit. Fëmijët tanë lirshëm duhet të mësojnë për fenë e tyre, së cilët edhe i përkasin, e me këtë rast do të kthejnë vetëbesimin e tyre të nëpërkëmbur”.Këndvështrimi teologjiko-fetar mbi mësim-besimin në shkollat publike. Dihet se dëshira jonë është e hershme, por dhe e shumicës dërmuese të popullatës muslimane është dhe mbetet futja e lëndës së mësim-besimit apo edukatës fetare në planprogramet shkollore. Megjithë neglizhencën e deri-tanishme të autoriteteve përkatëse kjo nuk duhet të na dekurajojë, përkundrazi duhet të na mobilizojë edhe më tepër, që të vetëorganizohemi, edhe më me ngulm të insistojmë në këtë të drejtë elementare për fëmijët tanë. Fundja ne si qytetarë kemi të drejtë të kërkojmë që fëmijët tanë të edukohen edhe me frymën fetare. Këtë e garantojnë Konventat dhe Deklaratat e ndryshme Ndërkombëtare.Qëllimet (synimet) objektivat e edukimit fetar në shkollat publike:Qëllimi i mësimit të edukatës fetare në arsimimin dhe edukimin fillor dhe të mesë është, që nxënësit t’i afrohet një pasqyrë bazë për këtë botë, me theks të veçantë në jetën praktike fetare, si dhe pasqyrën për botën e ardhshme të amshueshme. Kjo do të thotë se fëmijët gjatë rritjes dhe zhvillimit të tyre, në mënyrë reale do të fitojnë njohuri për fen e tyre, me të gjitha dimensionet e saj, duke filluar nga ana shpitërore, morale, sociale dhe misionin e shenjtë të saj. Në këtë mënyrë duke i ofruar nxënësit këto njohuri duhet të kihet kujdes, që të gjitha këto njohuri rreth fesë të paraqiten nëpërmjet një dialogu të hapur e tolerant, duke i gërshetuar në këtë rast edhe teoritë dhe njohuritë e tjera. Ofrimi i këtyre njohurive në të njëjtën kohë është informim real dhe përjetim praktik i fesë, duke u përpjekur, që konditat themelore të jetësohen në praktikë në të gjitha segmentet (fushat) e jetës; raporti (qëndrimi) ndaj Zotit, ndaj botës, ndaj njerëzve të tjerë dhe në fund edhe qëndrimi ndaj vetvetes. Kjo do të thotë, se qëllimi i edukatës fetare-islame është qasja informative dhe formative ndaj fesë, dhe formimi i një qëndrimi (pasqyre) ndaj botës, nga prizmi i besimit personal, duke respektuar maksimalisht edhe ndjenjat e besimeve të tjera.Nëse anashkalohen këto synime e objektiva Ne do të jemi shumë të hapur, transparentë e tolerantë, por nuk do reshtim duke e kërkuar këtë të drejtë të pamohueshme. Nuk dëshirojmë që t’ia imponojmë askujt Islamin, por as nuk dëshirojmë që dikush në mënyra perfide të na shkëpusë fëmijët tan nga tufa e të na i edukojë në frymën e ndonjë feje tjetër.