Mos u mërzit dhe mos u dëshpero!

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 4 minuta lexim

Shkroi: Kadiu Fehd bin Jahja El-Amarij

 

O kërkues i diturisë, thirrës dhe edukator, qëndro në llogoren tënde, bëhu i vendosur.

Kujdes mos të jetë dunjaja dhe shtimi i të mirave të saj shkak që të dobesohesh apo të preukupohesh dhe ta lësh anash diturinë, mësimdhënien apo shkrimin, thirrjen në rrugën e Allahut dhe përçimin e kësaj thirrjeje të qartë me urtësi të plotë, duke e pasuar udhëzimin e Pejgamberëve dhe te parëve të këtij umeti prej sahabeve dhe tabiinëve.

Mos vrapo pas dynjasë, mos u mërzit nëse bashkohësit e tu kanë mbledhur miliona, apo kanë arritur pozita, apo pse jetojnë nëpër gradaçela të larta, apo se posedojnë prona e vetura, ndërkohë t’i je i preukopuar me diturinë dhe shpërndarjen e saj duke e ndihmuar këtë fe.

Ajo që është tek Allahu është më e mirë dhe pikërisht ajo do të ngelë pafundësisht, dhe ajo në të cilën t’i je, padyshim që është më e mira, dhe të mirat e tua dhjetëfishohen deri në shtatëqind herë, e Allahu i’a shton pastaj kujt të dojë. Do të vijë koha kur do të mahnitesh nga shumëfishimi i të mirave dhe nga dita kur do të vijnë të mirat ande nga ti nuk e pret.

 

Krenaria e madhe dhe shigjeta e fitimtarit

Allahu i Lartëmadhëruar thotë: “E kush flet më bukur se ai që i fton njerëzit drejt Allahut, bën vepra të mira dhe thotë: “Unë, me të vërtetë jam mysliman.” (Fussilet 33)

Ibnul Mubarek – Allahu e mëshiroftë- ka thënë: “Nuk di pas Pejgamberisë pozitë më të lartë sesa pozita e shpërndarjes së diturisë”, ai po ashtu ka thënë: “Bamirësia me diturinë është bamirësia më e lartë”

Sërish ka thënë: “Kushdo që dëshiron që mos t’i ndërpriten veprat edhe pas vdekjes le të shpërndajë diturinë.”

Imamët e kësaj feje, prej tyre Ibn Bazi dhe Uthejmini Allahu i mëshiroftë, e kanë mbushur dynjanë me dituri, ndërkohë që ishin asketët më të mëdhenj ndaj dynjasë.

O Allahu im fali që të gjithë ata dhe na bashko me të mirët e na bëj prej atyre që në vazhdimësi veprojnë nga të mirat, që janë të qëndrueshëm në dituri dhe thirrje dhe na fal çdo mangësi që ne kemi o Zoti i Botrave.

Falënderoje Allahun për qëndrueshmërinë tënde në këtë rrugë dhe shikoje atë që e ka braktisur këtë vend dhe është marrë me dynjanë e tij, dije se ka ndryshuar gjendja e tyre, e kuptuan apo jo.

Sa e pavlerë që është dynjaja për Allahun e sa e madhe që është dituria tek Ai.

Këtu pra është lumturia, tregëtia dhe krenaria e vërtetë.

 

Shikoji këto përgezime:

Transmetohet se Khalil ibnu Ahmed është parë në endërr pas vdekjes, dhe i është thënë atij: “Çfarë ka vepruar Allahu me ty?”

Ai tha: “Nuk më kanë ndihmuar vargjet e poezisë e as njohuritë rreth saj, mirëpo më ka falur Allahu për shkak se u’a kam mësuar pleqve suren El-Fatiha. E njejta ka ndodhur dhe me dijetarin Et-Tilmisanij.

Allahu i faltë që të gjithë ata dhe i mëshirftë e të na bashkoftë në Xhenetet e Tij.

“Për këtë, le të përpiqen ata që përpiqen.” (El-Mutafifin 26)

 

Perkthehu: Abdulkadir Musa