Dita e parë e muajit Muharrem në të cilin ndodhemi shënon njëkohësisht ditën dhe muajin e parë të kalendarit hënor. Në këtë muaj kanë ndodhur shumë ngjarje, ndodhi dhe ekspedita ushtarake të shënuara në historinë islame. Nga ngjarjet më të njohura që kanë ndodhur në këtë muaj janë:
1- Para lindjes së Profetit Muhamed, (alejhissalatu uesselam), 55 ditë ka ndodhur ngjarja e ushtrisë së Ebrehasë i cili kishte ardhur nga Jemeni me elefantë të mëdhenj për të shembur Qabenë. Allahu e shkatërroi ushtrinë e Ebrahasë nëpërmjet shpendëve që gjuanin me guralecë nga qielli.
2- Embargoja e kurejshëve ndaj muslimanëve ka filluar në këtë muaj në vitin e shtatë të profecisë.
3- Anullimi i embargos dhe çlirimi i myslimanëve nga pasojat e saj në vitin e dhjetë të profecisë.
4- Në vitin e shtatë të hixhretit u dërguan misionarët me letrat profetike mbretërve dhe sundimtarëve të asaj kohe që të pranojnë islamin.
5- Kthimi në Medine fitimtar nga çlirimi i Mekës në vitin e nëntë të hixhretit.
Përgatiti: Hoxhë Mustafa Tërniqi